Presidenti Bujar Nishani nuk do të dekretojë ligjin e miratuar 3 ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Burime nga Presidenca bënë të ditur për “TEMA” se Kreu i Shtetit do të rikthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend pasi ai bie ndesh me Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit si Komandant i Forcave të Armatosura.
“Ligji ndërhyn në ato kompetenca dhe të drejta kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duke i hequr të drejtën e emërimit dhe lirimit nga detyra të ushtarakëve të lartë me gradën e gjeneralit, këputet zinxhiri i hierarkisë komanduese në kohë paqeje, çka krijon një shqetësim serioz në tërë strukturën dhe zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura më pas. Gjithashtu ligji bën një ç’balancim të harmonisë kushtetuese të pushteteve të komandimit të Forcave të Armatosura, pra të Parlamentit, të Presidentit dhe të Qeverisë, çka dëmton një standard të detyrueshëm për një vend anëtar të NATO-s, siç është dhe Shqipëria”, theksojnë burimet nga Presidenca.
Sipas tyre, gjithashtu Kreu i Shtetit do të ndjekë edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese nëse ligji do të miratohet nga Kuvendi, kur Presidenti ta rikthejë për shqyrtim.
“Nëse Kuvendi do të lërë në fuqi të njëjtin ligj, atëherë Kreu i Shtetit do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mospërpuethshmërinë që ka ky ligj me dokumentin themeltar të shtetit dhe cënimin e kompetencave të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, theksojnë burimet.
Ligji i miratuar së fundmi nga Kuvendi është pjesë e një pakete ligjesh që Qeveria ka hartuar dhe pritet të miratohen nga Kuvendi. Aktualisht Parlamenti ka nisur diskutimet mbi projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, për të cilin pritet të ketë sërisht kundërshti nga Kreu i Shtetit në fazën e dekretimit, për shkak se pretendohet se cënohen kompetencat.
Debatet
Opozita ka kundërshtuar draftet e paraqitura nga Qeveria me argumentet se ato cënojnë kompetencat e Kreut të Shtetit si Komandant i Përgjithshëm i FA-së, ndërsa akuzojnë ekzekutivin se po vendos kontrollin politik edhe mbi strukturat e Forcave të Armatosura dhe shërbimin sekret të ushtrisë. Ligji parashikon rritjen e moshës për daljen në pension apo lirimin e ushtarakëve, uljen e trysnisë mbi ushtarakët, shtrirjen në kohë të marrjes së një grade të caktuar, çka sipas draftit do të shoqërohet me uljen e barrës financiare për buxhetin e shtetit. Në këtë kuadër, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli sqaroi se aktualisht paguhen 3 ushtri, një që është ajo active, një në rezervë dhe një tjetër në lirim.
“Ushtria nuk plaket, vetëm bën që profesionistët dhe ekpertët të mbeten për një kohë akoma më të gjatë brenda Forcave të Armatosura dhe të mos dalin në rezervë apo lirim në kulmin e kësaj pjekurie. Ligji rikthen dinjitetin e munguar në Forcat e Armatosura. Kam përcaktuar si prioritet rikthimin e disa vlerave në FA dhe rikthimin e dinjitetit që shpesh herë ka qenë i munguar. Ligji synon të korrigjojë një sërë mangësish të ligjit aktual dhe të reflektojë ndryshimet që ndodhën në këto 10 vjet në Shqipëri. Synojmë të sjellim një moral të ri në FA, bazuar në meritë, profesionalizëm, performancë. Shfrytëzim i të gjitë kapaciteteve ushtarake që shoqëria ka investuar, dhe kjo është kosto që i duhet rikthyer shoqerisë shqiptare”, tha ministrja e Mbrojtjes.
Ndryshimet, sipas saj, janë të domosdoshme, pasi veç të tjerash “reflektojnë futjen e Shqipërisë 5 vjet më parë në NATO dhe ndryshimet që kanë ardhur për shkak të situatave shpesh herë të pakëndshme të një rreziku të caktuar, të një rrezikut agressiv ndaj sigurisë së vendeve të NATOS e demokracisë në përgjithësi”.
Opozita kundërshtoi draftin, pasi sipas saj, mazhoranca po grabit kompetencat e Presidentit të Republikës, ku përfshihen gradat, lirimet, emërimet, pronat e Forcave të Armatosura. Gjatë debateve parlamentare, opozita ka akuzuar se me këtë ligj mazhoranca kërkon të grabisë ditën për diell kompetencat e Presidentit. Sipas opozitës, të gjitha kompetencat e tjera, qoftë për gradat, për lirimet dhe emërimet, qoftë edhe për planin e përhapjes dhe pronat e Forcave të Armatosura, i kalojnë Qeverisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Baze tha se ky projekligj ruan ekspertizën në grada të larta duke u ngritur në karrierë më larg dhe duke shmangur daljen e kësaj ekspertize në moshë pjekurie, sipas tij nuk kthen pas investimet e bëra në vite. Ky ligj tha ai “është më pak i kushtueshëm për buxhetin e brishtë dhe shpatullat e taksapaguesve shqitparë.”
Ligji ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Subjekte të këtij ligji janë ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, studentët ushtarakë, si dhe ushtarakët në rezervë. Ky ligj zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe jashtë territorit të saj për ushtarakët shqiptarë kur ata janë dërguar me mision, shërbim, studime, stërvitje të përbashkëta, mision diplomatik ose në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dy- ose shumëpalëshe.
Sipas ligjit, karriera ushtarake është ecuria në funksion dhe rendin e gradave gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak aktiv. Në draft përcaktohet se ushtarakët e Forcave të Armatosura janë ushtarakë të shërbimit aktiv dhe ushtarakë në rezervë. Ushtarakët e shërbimit aktiv janë ushtarakë të shërbimit të përkohshëm dhe ushtarakë të shërbimit të karrierës. Ushtarakët e shërbimit të përkohshëm janë oficerët me gradë nëntoger, toger dhe kapiten, nënoficerët me gradë nëntetar dhe tetar dhe ushtarët/detarët. Ushtarakë të shërbimit të karrierës janë oficerët me gradë major, nënkolonel, kolonel dhe oficerët me gradë madhore dhe nënoficerët me gradë rreshter, kapter dhe kryekapter. Ushtarakë të shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura janë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë/detarë. Në Forcat e Armatosura gradat u jepen oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve, studentëve ushtarakë dhe ushtarakëve në rezervë.
Sipas ligjit gradat ushtarake në Forcat e Armatosura klasifikohen:
a) Për oficerët aktivë: grada madhore; grada të larta;grada të ulëta.
b) Për nënoficerët aktivë: grada të larta; grada të ulëta.
Arsimimi dhe kualifikimi për përparim në gradë
Ushtarakët e Forcave të Armatosura, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit, si më poshtë vijon:
a) Oficerët:
i. Nëntogeri, për të fituar gradën e togerit, të ketë kryer kursin bazë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
ii. Togeri, për të fituar gradën e kapitenit, të ketë kryer kursin e avancuar të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iii. Kapiteni, për të fituar gradën e majorit, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
iv. Majori, për të fituar gradën e nënkolonelit, të ketë kryer kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
v. Nënkoloneli, për të fituar gradën e kolonelit, të ketë kryer kursin e lartë të oficerit ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
vi. Koloneli, për të fituar gradën gjeneral brigade, të ketë kryer kursin e lartë për sigurinë dhe mbrojtjen ose kurse të njësuara me të sipas urdhrit të ministrit të Mbrojtjes;
vii. Gradimi gjeneral major/nënadmiral dhe gjeneral lejtnant/admiral bëhet në bazë të meritave, përgatitjes dhe aftësive profesionale, të vlerësuara nga Komisioni i Veçantë i Karrierës.
b) Nënoficerët:
i. Nëntetari, për të fituar gradën tetar, duhet të ketë kryer kursin bazë të nënoficerit;
ii. Tetari, për të fituar gradën rreshter, duhet të ketë kryer kursin e avancuar të nënoficerit;
iii. Rreshteri, për të fituar gradën kapter, duhet të ketë kryer kursin e lartë të nënoficerit;
iv. Kapteri, për të fituar gradën kryekapter, duhet të ketë kryer kursin e kryekapterit.
c) Ushtarët:
i. Kursanti, për të fituar gradën ushtar/detar I, duhet të ketë kryer stërvitjen bazë;
ii. Ushtari/detari I, për të fituar gradën ushtar/detar II, duhet të ketë kryer stërvitjen individuale të avancuar.
Kurset dhe kualifikimet e kryera brenda dhe jashtë vendit, për efekt të përparimit në gradë, për të gjitha llojet e gradave, njësohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Kurset dhe kualifikimet e kërkuara nga legjislacioni në fuqi, që rregullon aktivitetin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe të shërbimit të policisë kriminale ushtarake, njësohen me kurset dhe kualifikimet e kërkuara për marrjen e gradave sipas këtij ligji, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
Pezullimi i ushtarakëve nga detyra
Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve të punës për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. Në mbarim të kësaj periudhe, ushtaraku emërohet në përputhje me gradën që mban, me përjashtim të rastit kur dënohet me burgim.
Ushtaraku pezullohet: a) kur ndaj tij fillon ndjekja penale dhe vendoset masa e sigurisë, arrest në burg ose arrest në shtëpi, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose kur ndaj tij fillon procedimi penal për vepra penale që lidhen me detyrën; b) për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë ushtarakut dhe në lidhje me profesionin që ai ushtron; c) me kërkesën e ushtarakut për të shoqëruar bashkëshortin/bashkëshorten, që emërohet jashtë shtetit në funksione zyrtare. Në këtë rast, pezullimi nuk mund të zgjatë më shumë se katër vjet.
Gjatë periudhës së pezullimit, ushtaraku nuk paguhet. Në rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, kur çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ai emërohet në detyrë, i jepet paga bazë me të gjitha përfitimet e tjera që nga çasti i pezullimit. Periudha e kohës së pezullimit nga detyra njihet si vjetërsi grade dhe shërbimi në Forcat e Armatosura, kur pezullimi ndodh për rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, dhe çështja penale pushohet ose kur me vendim gjykate të formës së prerë ushtaraku deklarohet i pafajshëm, ndërsa për rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 2, të këtij neni, periudha e pezullimit njihet vetëm për efekt të vjetërsisë së gradës. Pezullimi i oficerit nga detyra bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, ndërsa pezullimi i nënoficerit dhe ushtarit/detarit bëhet me urdhër të autoritetit që ka kompetencën e emërimit.
Gradat ushtarake, sipas klasifikimit dhe shërbimit, të renditura nga më e larta te më e ulëta, janë:
a) Për oficerët aktivë:
Klasifikimi Grada Forca Tokësore/Ajrore Grada Forca Detare
i. Gradë madhore Gjeneral lejtnant Admiral;
ii. Gradë madhore Gjeneral major Nënadmiral;
iii. Gradë madhore Gjeneral brigade Kundëradmiral;
iv. Gradë e lartë Kolonel Kapiten i rangut I;
v. Gradë e lartë Nënkolonel Kapiten i rangut II;
vi. Gradë e lartë Major Kapiten i rangut III;
vii. Gradë e ulët Kapiten Kapiten Lejtnant;
viii. Gradë e ulët Toger Lejtnant;
ix. Gradë e ulët Nëntoger Nënlejtnant;
Mosha maksimale e qëndrimit në shërbimin aktiv
Oficeri me gradë madhore, pavarësisht nga mosplotësimi i moshës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, dhe i kritereve të përcaktuara në nenet 26 dhe 27, të këtij ligji, nxirret në rezervë apo lirim, kur plotëson njërin nga këto kritere: a) Kur pas kalimit të kohës së qëndrimit në një gradë sipas pikës 1, të nenit 13, të këtij ligji, nuk ka marrë gradën e radhës; b) Kur nuk ka kuota të lira për konkurrim për gradën e radhës, sipas tabelës së organizimit dhe pajisjeve. Oficerët, pas marrjes se gradës major dhe nënoficerët pas marrjes së gradës rreshter, nuk nënshkruajnë kontratë, por vazhdojnë shërbimin aktiv të karrierës dhe shërbejnë në shërbimin aktiv sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij neni. Mosha minimale e pranimit në Forcat e Armatosura është 18 vjeç. Shtetasit, në momentin e titullimit oficer aktiv dhe ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen oficerë dhe ushtarë/detarë aktivë, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.
Presidenti nuk mund te dale mbi Kuvendin !
Kur Kuvendi ka votat e mjaftushme,per te bere ndryshimet e nevojshme ne ligj,ato nuk duhet te kundershtohen.
Kuvendi mund te aprovoj ligj,ku Presidenti te mos jete komandat i forcave te armatosura,por i forcave te pa armatosura(oficerve qe ka liruar nga detyra)!
Ne te kundert,nuk na duhet Kuvendi,mbajme vetem Presidentin!
Te gjitha ligjet miratohen ne Parlament,jo tek SHQUP-i !
Ti more qelbanuk dhe breket i ben me mut kur te ikin pordhet, dashke dhe kopetenca ti i dhjerene brek.
Nishani nuk njeh fuqine e parlamentit,qe eshte organi legjislativ me i larte i shqiperise.presidenti me veprimet qe kryen duke kundershtuar parlamentin(qe ka te drejte te zgjedh ose te largoje presidentin) kujton se eshte ne koventen e pd.parlamenti zgjidhet nga populli direkt’ kurse ju jeni produkt i pazareve te partive,keshtu qe logjikisht ju jeni nje figure honorifike dhe nuk mund te zbehni kuvendin.ju po tregoni para shqiptareve se nuk mbroni kushtetuten por direktivat e saliut.mazhoranca ka tedrejte qe me shume veprime jo kushtetuese te tij te filloje praktiken per shkarkimin e tij,pasi eshte i vetmi organ qe eshte mbi presidentin.te gjitha veprimet e tij kane si objektiv sabotimin me cdo kusht te reformave te qeverise ‘per te nxjerr te zbuluar gjoja para be dhe shqiptareve.mjaft me me keto veprime.
Shtet rrumpalle qe s’ngre dot breket e veta. Te shkoje ne hale me gjithe keta bandite qe i kane zene frymen!
Një handikapat idiot, që e quajmë “President”, po sjell vërdallë Parlamentin dhe Qeverinë, që i ka zgjedhur populli…(???!!!) Kjo, a nuk është antikushtetuese…???!!! Atëhere ç’duhet bërë? Të mblidhet Parlamenti dhe ta shkarkojë…!
Po ik O Nishan,se je I semure,mos vuaje per kompetenca me shume
Eee ku e ka hallin Jari. E ka te grada e vet. Me ligjin e ri grada e kapterit qe e ka marre me 500 mundime i konvertohet ne tetar.
Te prefte ngordhja para 23 Qershorit ishalla! Burre i menderosur! Lere qeverine te punoje o kerme politike qe vjen ere.
Do ishte shume me mire te mos kemi fare president , per cfare duhet ai , per te penguar qeverine ..?Ne rastin e tanishem ky qe eshte, komplet handikapatqe ska haber as nga ligji, e asnga konstitucionalizmi por I perkushtuar per te zbatuar kerkesat qe I vine nga Sh.Q.U.P.Te mbash president te tille qe I ka kthyer kurrizin popullit te tij, qe rri ne nje zyre me GjinGjonet, I mbeshtet e I perkrah ata hale gjykates, eshte tradheti . ??? C ben mazhoranca pse nuk kerkon mbeshtetje popullore , deri ne protesta apo edhe referendum , per te mos thene ta nxjere per bythe jashtenga zyra nje sakat fizik e mendor ????????
kujdes me perplasjet Ed Rama – noksani do ju ngelet ne dore dhe do ti paguani Odhetes nje nishan fringo…eshte bela jeni ne borxhe do ju falimentoje krejt nishani i ri!!!!
Presidenti Nishani ka te drejte te hedhi shqelma,se eshte zgjedhur nga skuadra mafjoze, qe ka drejtuar shtetin me vota te grabitura. Do ta quaja shpartallim te mafjes pasi te shkarkohet ky President i dalur prej saje.
nuk e kam marre vesht akoma se ca po behet me kete punen e ushtrise:
http://goo.gl/tEptmf
Ky ligj eshte turpi i ushtrise me i zgjat jeten fadil groshes…turp
Nishani plehu me i ndyre i fashizmit te hajduterise te sali berishes.