Shqetësimet në lidhje me dhunën dhe apatia e votuesve, pas një fushate të zhvilluar mes sulmeve etnike dhe personale, kanë hijëzuar raundin e dytë të zgjedhjeve historike presidenciale të Afganistanit. Sërish nën kërcënim taleban sot filloi turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale për zvendësimin e presidentit Hamid Karzai.
Balotazhi presidencial zhvillohet mes Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ganit. Dy kandidatët, të cilët morën numrin më të madh të votave gjatë turit të parë të këtyre zgjedhjeve votuan sot në Kabul duke deklaruar se kërkonin zgjedhje transparente dhe pa manipulime.
Abdullah, i cili kryeson me 45 përqind të votive tha se ka angazhuar 40 mijë vëzhgues për të ndaluar mashtrimin dhe vjedhjen e votave.
Problem tjetër që shoqëron zgjedhjet presidenciale në Afganistan është edhe pjesëmarrja e votuesve.
Dy muaj më parë dhuna shoqëroi zgjedhjet ditën e votimit në mbarë vendin ku pati disa të vdekur dhe sulme të mëdha në qendrat urbane. Ndërkohë talebanët, të poshtëruar nga dështimi i tyre për të prishur zgjedhjet kanë zëvendësuar komandantin e tyre të lartë ushtarak dhe kanë paralajmëruar gjakderdhje ditën e balotazhit presidencial.