FOTO LAJM/ Familja Mustafi duke ndjekur djalin ne botëror me Gjermaninë

18 Qershor 2014, 21:40Sport TEMA
FOTO LAJM/ Familja Mustafi duke ndjekur djalin ne botëror me

Familja Mustafi kishte festë të dyfishtë të hënën.

Shkodrani, djali i tyre, debutoi në Kampionat Botëror për Gjermaninë.

22- vjeçari është njeri me fat. Fillimisht ai u la jashtë listës përfundimtare, por e mori ftesën nga trajneri Joachim Loew mrekullisht dhe pa pritur e pa kujtuar e gjeti veten në Botëror.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qendërmbrojtësi shqiptar nga Maqedonia nuk e kishte menduar asnjëherë që do të luante ndaj Portugalisë.

Por, një lëndim në gju i mbrojtësit Mats Hummels bëri që futbollisti i Sampdoria-s të futet në lojë në minutën e 73-të dhe të bëhet shqiptari i parë që luan për Gjermaninë në një eveniment aq të rëndësishëm.

Portugezët ishin me një lojtar më pak ndaj ish-futbollisti i Evertonit nuk pati shumë punë, pasi Ronaldo me shokët e mbetur në fushë ishin të parrezikshëm.

Mustafit i kishte vdekur gjyshi, 88 vjeç, të enjten e kaluar, ndërsa pas funeralit, babai i futbollistit, Kujtimi ishte kthyer në shtëpi i mërzitur.

Mirëpo, djali i tij, Shkodrani, ishte ai që ia riktheu gëzimin në fytyrën e tij.

“Mendoja se isha duke ëndërruar. Familjarët më thonë se ky është një realitet, por unë nuk mund të besoj”, ka thënë Mustafi, i cili është ekspert i futbollit.

Sigurisht, për të luajtur, Mustafit iu nevojit fatkeqësia e tjetrit.

Megjithatë, babai i futbollistit nuk i është gëzuar lëndimit të Hummels.

“Shpresoj se nuk është lënduar rëndë, në mënyrë që Botërori të përfundojë për të”, vijon Kujtim Mustafi.

8 komente në “FOTO LAJM/ Familja Mustafi duke ndjekur djalin ne botëror me Gjermaninë”

  1. Artani says:

    Suksese shqipe.

  2. Foto si ne ato fiset tribu te ishujve te humbur te paqsorit

  3. bugazi says:

    kur luan per gjermanin eshte njisoj si me luajt per kosoven perpara shkodran.

  4. gorezi. d says:

    Si jevgjit ,pa nacionalitet ,pa komb.Mire qe sjane te gjithe keshtu.

    1. E vertete says:

      Shume mire qe jane dardan te Ilirides e nuk jane duke luftuar ne Lazaratin kolumbian me snajper kunder shtetit te vet si ne Siri dhe Irak.Jemi krenare qe shofim vellezerit tane duke shiquar djalin dhe yllin e tyre te futbollit ne Brazil.Shkodrani,Shaqiri,Behrami,Mehmeti,Xhaka,Jonuzaj etj.jane vetem disa nga yjet e Dardanise dhe Ilirides e jo kanabistet,tritolistet dhe shpellaret e krimit dhe turpit te Europes.

  5. fieraku4u says:

    EMRIN E KA TE BUKUR DJALI, POR KETA NE FOTO DUKE SI PAKISTANEZ…E SIGURT QE KETA JAN SHQIPTARE ME PREJARDHJE ILIRE..??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje