Departamenti i Shtetit publikoi raportin vjetor për trafikun.
Shqipëria ka bërë përmirësim duke u ngjitur në renditjen e ‘Grupit 2’ dhe duke dalë nga “Lista e Vëzhgimit e Grupit”.
Në raport theksohet se Shqipëria është një vend burimi dhe destinacioni.
Po ashtu, në raport thuhet se ka një problem në rritje më fëmijët shqiptarë që detyrohen të lypin.
Sipas raportit, qeveria nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut, por po bën përpjekje domethënëse.
“Shqipëria është një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar.
Femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksualbrenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kamariere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual.
Viktima nga Filipinet dhe Shqipëria iu nënshtruan punës së detyruar në Shqipëri.
Ka një problem në rritje me fëmijët shqiptarë, shpesh të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brendaShqipërisë. Disa vajza shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual apo pune të detyruar pas martesave me ujdi,” thuhet në raport.
“Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.
Në tetor 2013, qeveria emëroi një koordinatore të re kombëtare anti-trafikim, e cila në dhjetor mori nismën për ngritjen e një taskforce të posaçme për të përmirësuar koordinimin midis policisë, prokurorëve dhe gjykatësve.
Agjencitë ligjzbatuese shqiptare përmirësuan të kuptuarit e një përqasjeje ndaj trafikimit njerëzor me viktimën në qendër, ndonëse nevojitet më shumë trajnim për të përmirësuar efiçiencën e tyre operative në identifikimin e rasteve dhe çuarjen e tyre drejt ndjekjes penale.
Qeveria rriti numrin e viktimave të identifikuara, por një numër i vogël autorësh trafikimi u ndoqën penalisht dhe dënuan.
Viktimat merrnin shërbime të pamjaftueshme të shëndetit mendor në strehën e administruar nga shteti dhe personeli i kujdesit shëndetësor kishte nevojë për trajnim”.
Rekomandimet për Shqipërinë:
Të hetojë dhe ndjekë penalisht në mënyrë energjike kundravajtjet e trafikimit dhe të dënojë dhe ndëshkojë autorët e kundravajtjeve të trafikimit;
të sigurojë që viktimat të kenë akses tek ndihma, mbështetja dhe mbrojtja specifike për viktimat, përfshi shërbimet e riintegrimit, të tilla si trajnimi profesionaldhe kujdes falas të shëndetit publik;
të ofrojë financim për OJQ-të për strehat dhe shërbimet e ndihmës për viktimat, përfshi nëpërmjet Fondit të Posaçëm për Parandalimin e Krimeve;
të zgjerojë njësitë e përbashkëta të lëvizshme që administrohen nga grupet e shoqërisë civile dhe agjencive ligjzbatuese për të rritur identifikimin e viktimave;
të trajnojë prokurorë dhe gjykatës mbi amendamentet ligjore të fundit lidhur me trafikimin;
të trajnojë personelin mjekësor të strehave që administrohen nga shteti mbi mbështetjen me viktimën në qendër; të trajnojë më tej policinëdhe zyrtarë në nivel vendor për të rritur numrin e viktimave të identifikuara dhe të ndihmuara;
të vazhdojë të trajnojë inspektorët e punës dhe të tjerë zyrtarë mbi identifikimin e viktimave;
të trajnojë zyrtarët në njësitë për mbrojtjen e fëmijëve për të rritur identifikimin e treguesve të trafikimit dhe për të referuar viktimat në shërbimet e përshtatshme; të sigurojë efektshmërinë dhe mbështetjen për koordinatoren kombëtare anti-trafikim;
dhe të vazhdojë të zgjerojë përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin për trafikimin anekënd Shqipërisë, përfshi nëpërmjet përdorimit të njësive rajonale për anti-trafikimin.
Dmth qenkemi edhe prodhues edhe eksportues. Bravo.
ndihmojeni ju oj amerike,kjo ishte propaganda juaj pergjat sistemit komunist,por edhe mbas renies se komunismit duke na mashtruar si toka e shenjte amerika dhe duke na premtuar cekun e bardhe,perse nuk i kishim ne komunizem keto gjera,ju e bete shqiperine pacavure qe bota moderne bashke me ju felliqesirat na shikoni si njerezit e botes se trete ashtu sic eshte afrika,vetem me nje ndryshim ngjyre se jemi pak me te bardhe se afrikanet,shqiperia skandaloze eshte fai juaj amerike dhe e botes se qyteteruar me emrin europe kurve,nje europe dhe nje amerike qe per gjate 20 vjeteve kemi paguar leket e dynjase per nje vize shenge 3 mujorshe,kurse per token e premtuar vizat vazhdojne nga 17 mij deri ne 20 mij dollar,ja pse jemi kantandasir keshtu,nga ju oj amerike qe po vjen sote qe na cuat ne gremine dhe na beni moral se cpo ndodh tek ne,cdo gje ekstreme qe eshte ne shqiperi eshte dhurate nga ju amerikanet edhe berishen prandaj na i late 20 vjet e kusur ne politike nuk ishte rastesi qe saliut mos ti hyj gje ne kembe per te gjitha pislleqet qe i beri shqiperise me detyren tuaj dhe serbe,vetem nje gje per ju amerikanet,haku i popullit shqiptare ju zente nje dite,ju e mashtrua dhe e braktiset kete popull duke i thne,DILNI NGA SHIU SE PO JU PRET BRESHERI,dmth lam komunizmin per te pare sesi kurvat amerikane do te na shkerdhenin ne nje fare menyre qe cdo familje shqiptare mbas komunismit ka te pakten nga nje njeri te vrare tek ky sistem qe amerikanet vendosen,nuk ka nene ne shqiperi qe mos ket humbur ndonje te dashur nga ky sistem,mos te vdekur por edhe larg ne emigrim ose ne burg,ky ishte sistemi juaj qe sote po na beni moral shtet kriminel dhe bythqir,zoti do tju ndeshkoj nje dite me ujin e zi qe do tju dali oj amerike toke e mallkuar.
Jo jo nuk ka mundesi…si mund te jemi ne kete nivel me kryerilindasin “e gjate” corapekuq? Ai eshte simboli i ndershmerise, familjes dhe antiskizofrenise…
Vend prodhues dhe tregtues i drogave dhe qenjeve njerzore dhe thoni qe del nga vezhgimi?Po mire ata vende qe jane ne vezhgim cfare bejne me teper na e thoni?O nuk mbulohet dielli me shoshe se ju doni te te nbuloni deshtimin e qeverise
Njerze primitive e qelbet gjithe ballkanin e evropen eshte mbushe edhe kosova e ne veqanti Prishtina plote me njerze te trafikuar nga shqiperia qe bejne pune te ndryshme si prostitucion lypsa hajna etj. Ishim qete para se te hapeshim me keta primitivca te degjeneruar qe nuk njohin mjete ase pune per te arrite te leku. Kosova t’ju hyje fshes ketyre.
Shume mire, dallohet qarte se ne cfare gjendjeje e ka pas lene Shqiperine Saliu, “porsi nje lis i rrzuem per dhe” do thonin rilindasit
http://goo.gl/SmBOKi
Cfare detaje kap kjo gazete ! Cfare thote raporti e cfare thote Meroja qe ka rrjedhur njesoj si Berisha dhe Rama.
Mbi 2500 fëmijë nga Shqipëria `punojnë` lypsa në Kosovë
http://botasot.info/lajme/299568/mbi-2500-femije-nga-shqiperia-punojne-lypsa-ne-kosove/
Kosova te mare masa sa me pare po na shemtojn qytetin dhe po na prishin qetesin
fukaralliku ekstrem ka mbuluar shqiprin nje vent qe nuk mund te ushqehesh dot, kjo eshte arsyeja e trafikut te droges, kurse keto trafiqet e tjera jan nga halli se nuk kan buk te han si romet e vegjel ashtu dhe femrat
ku ka popull me te drogur se ju amerikanet, jeni dhe konsumuesit dhe te mbdhenj ne bote te te gjitha llojeve te droges, shkerdha popull i droguar.
Pse nuk po ndihen “patriotët nacionalistë” (por idiotë e analfabetë), të “racës së kulluar Ariane”…???!!! Do të desha një mendim nga “shkencëtarët” tanë historianë, si “profesor” Xhufi , apo Kristo Frashëri…(!?) megjithse ky i fundit është i zënë, se po “harton kërkesën për në ferr”…