Kryetari i Fryma e Re Demokratike Bamir Topi kërkoi nga Qeveria që të marrë parasysh mendimet e profesionistëve për reformat, pasi ato nuk mund të realizohen me militant.
“Deri tani ka llafe, ka situatë kaotike nuk ka gjëra të qarta. Mendoj që përpjekje çdo dikaster duhet të bëjë”, tha ai.
Sipas ish-Presidentit, Shqipëria duhet të kishte fatin e Kroacisë, nëse do kishte politikanë të përgjegjshëm. Nga ana tjetër, ai deklaroi se politika nuk e meriton statusin, por qytetarët.
“Nëse që nga viti 1992 do kishim patur një politike të përgjegjshme, nuk po them profesionale, të kishin qenë të kujdesshëm por të mos kishin krijuar trauma, Shqipëria do kishte fatin e Kroacisë, Shqipëria do ishte anëtare e BE-së, por nuk e meriton politika, e meritojnë qytetarët”, tha Topi.
Referuar Lazaratit, Topi tha se mosfunksionimi i shtetit në një territor të caktuar është një situatë turpi.
“Padyshim është një situatë turpi që brenda një territori të vogël , shteti të mos arrijë të vendos situatën në kontroll, sepse nga njera anë t’i nuk kujdesesh ta vendosësh. Është akoma një simptomë më e keqe kur u krijua ideja se shteti nuk mundet të vendosi situatën në kontroll në Lazarat. Njerëzit më të lumtur në këtë situatë janë njërezit e qeverisë, të cilët e shikojnë me admirim këtë sjellje eksentrike të njeriut që ka drejtuar vendin si President dhe Kryeministër , por ka qenë dhe kryetar i PD, i cili vërtet nuk është ‘de juro’ por është ‘de facto’”, tha kreu i FRD, në një intervistë për Ora Neës.
Si e keni ndjekur operacionin e Lazaratit?
Jam i pozicionuar qartë në mbështetje të instrumentave ligjor të shtetit, për rivendosjen e një situate normale në Lazarat. Kemi bërë komentet tona politike. Kjo situatë e cila dhe po hiperbolizohet pa qënë nevoja, dëshmoi qartë se nuk ka patur vullnet politik për ta bërë. Në momentin që pati vullnet politik kjo situatë u normalizua në funksion të kohës me shpejtësi. Përgëzoj forcat e policisë, përgëzoj ata që morën pjesë në këtë operacion, i përgëzoj për atë lloj profesionalizmi që erdhi pa kosto njerëzore. Por unë nuk dëshiroj, asaj pjese që tek e fundit është detyrim i shtetit, por ajo që lë një shije të hidhur, është pozicionimi i i palëve politike, në funksion të kësaj çka po ndodh. Duket sikur është një çertifikim i asaj situate e cila gjithmon është dyshuar. Sali Berisha nuk ka dashur të vendos një situatë normale. Në mjaft raste ka treguar që ka takuar shtetin, në zemër të tij dhe nuk mund t’i shpëtonte kësaj situate. Padyshim është një situatë turpi që brenda një territori të vogël , shteti të mos arrijë të vendos situatën në kontroll, sepse nga njera anë t’i nuk kujdesesh ta vendosësh. Është akoma një simptomë më e keqe kur u krijua ideja se shteti nuk mundet të vendosi situatën në kontroll në Lazarat. Rikthimi i situatës normale në Lazarat tregon dështimin e qeverisë së djeshmë të Berishës, por nisuar nga çka deklaroi dje, ka qenë një pozicionim i vullneshëm i tij për të mos ndërhyj në një zonë e cila u ndërkombëtarizua si term. Lazarati sot njihet në hartën e kanabisit, edhe këtu e ka një limit. i është bërë një dëm i jashtëzakonshëm imazhit, edhe të Lazaratit, sepse Lazarati po t’i kthehemi historisë, ka patur një pozicion patriotik, nacionalist. Është anatemuar, njerëzit janë përdorur dhe keqëpërdorur në jetën e tyre, lazaratasit kanë qenë dhe janë me statusin e të përndjekurit politik, por të futur në këtë linj, faji i ngelet politikës dhe shtetit që deri tani e ka lejuar, dhe ka dhënë një shembull shumë të keq në marrëdhënie jo vetëm brenda përbrenda për çështje që kanë të bëjnë me zhvillim e Shqipërisë por dhe imazhit të vendit.
Në kohën kur keni qënë President i Republikës dhe në krye të grupit parlamentar të PD, është diskutuar ndonjëhërë për Lazaratin, cili ka qënë qëndrimi i grupit të PD në atë kohë?
Historia e trajtimit politik është një anë.
Ju thatë ka munguar vullneti politik?
Sigurisht sepse qeveria i ka instrumentat ekzektutiv dhe përkeqësimi i situatës atje ka ardhur me kalimin e viteve. Ju e keni zërin autenuik, ai e tha dje që nuk ka dashur, ka qenë një vullnet politik negativ lidhur me Lazaratin. Ka dhe zona të tjera, edhe pse ne i referohemi Lazaratit, situata ka qënë e gjeneralizuar në sensin që në komuna të ndryshme ne të gjitha gjeografinë e Shqipëërisë, gjë që solli nevojën e miratimit të një ligji, për të dënuar kryetaret e komunave dhe nuk u zbatua, tregon se nuk u zbatua vullneti poltik. Në momentin që ka vullnet politik, kur shteti fillon e flet, gjerat fillojne normalizohen.
Si e vlerësoni sjelljen aktuale të PD-së, pati një reagim me vonesë, me deklarata që më pas ishin me akuza në drejtim të mazhorancës, madje u konsiderua si veprim banditesk ajo që po ndodh në Lazarat?
Unë e kam thënë dhe herë tjetër, edhe nëse do isha i paanshëm, si qytetar i thjesht. Do shikoja një situatë mjerane të opozitës, një opozitë që vazhdon të degradoj dhe nuk besoj se ka nevojë për të vrojtuar të gjithë opozitën institucionale. Mjafton të shohësh atë që lëviz fijet për të kuptuar se cila është situata, jo vetem politike por dhe strukturore e opozitës në parlament. Një situatë që nuk lidhet me interesat e nje partie që është në parlament, por lidhet me interesat e një të djathte që është në një situatë shumë të vështirë.
Dje ka patur një zhvillim në parlament, për herë të parë është përjashtuar ish kryeministri Berisha për fyerje personale. Në këndvështrimin tuaj po e dëmton sjellja e Berishës opozitën, përveç dëmtimit të parlamentarizimit?
Kjo është një diagnozë që unë e kam vendosur vite më parë. Njerëzit më të lumtur në këtë situatë janë njërezit e qeverisë, të cilet e shikojnë më admirim këtë sjellje eksentrike të njeriut që ka drejtuar vendin si President dhe Kryeministër , por ka qenë dhe kryetar i PD, i cili vërtet nuk është ‘de juro’ por është ‘de facto’. Njerëzit më të lumtur sot janë nga krahu i majtë që shohin nje të djathte që i jep atyre shance për të parë një mungesë rreziku që i vjen nga opozita institucionale në parlament. Për gjera që i kam shprehur me kohë, nuk i është vënë kujdes thënieve të mia. Pa sens humori do thoja që dikush , njeri i afërt i imi, kur unë u detyrova të shkoj për mjekësi veterinare, jashtë dëshirës time, atehëre kur nuk mendoja se Shqipëria te jepte shancin për tu marë me politikë, më thotë: “nuk i dihet, Shqipëria mund të hapet, te demokratizohet, dhe më dha një këshillë që “në rast se do merresh neser me politike, kjo shkollë ku po shkon do të bëj shumë mirë, kur iu thashë që e kam vendosur diagonozën me kohë ,te jeni i bindur se unë nuk gaboj në diagnozë.
Në këndvështrimin tuaj kur ka një operacion policor që po zhvillohet në terren, a nuk do ishte më mirë që politika në përgjithësi, të hesht dhe në fund të bëhet analizë?
Absolutisht po, një politikë fisnike sidomos në një vend të vogël shpreh vullnetin politik, përdor intrumentat e shtetit, dhe lejon instrumentat ligjor të shtetit të shkojnë deri në fund. Në mënyrë reflektive çdo sukses i policisë së shtetit vjen e kthehet si sukses i qeverisë. Nuk ka nevojë që të kemi pafundësishjt shoë mediatik. Padyshim që komunikimi me media është i nevosjshëm ,por sikurse kanë dëshirën për të dal për çdo aksion, ashtu duhet të kenë kurajon të dali dhe kur ka dështime. Në mënyrë që politika të ndahet nga shteti dhe t’i largohet emocioneve politike, më pak politik dhe më shumë veprim i instrumentave të shtetit. Në rast se do kishim lënë që shteti te vinte duke u perfeksionuar, ju siguroj që situata do ishte shumë më e mire.
Topi i kalon Prokurorisë dhe Gjykatave, por në gjëndjnn aktuale që është prokuroria e cila shpesh ka hedhur poshtë punën e policisë me hetime jo të plota dhe Gjykatat për shkak të korrupsionit të lartë kanë liruar kriminelë. Ju sa optimist jeni se nuk do e çojnë dëm punën e policisë në Lazarat?
Nuk besoj që të jetë një punë që do shkoj dëm, çdo njeri sot është koshienet sepse ka qenë një operacion i dukshëm në vijim të një problemi të akumuluar në vite. Ka raste dhe prova konkrete. Unë besoj se edhe institrucioni i Prokurorisë do të sintonizohet qartë për të kryer të gjitha punët që i takon atij institucioni të bëjë.
Pak ditë na ndajnë nga statusi, në këndvështrimin tuaj, e meriton Shqiperia marrjen e statusit dhe sa janë shanset këtë herë për ta marrë?
Kush do gabonte dhe të thoshte që nuk e meritojme. Nuk e meriton politika, e meritojnë qytetarët. E meriton ajo lloj dialektike që kanë patur ngjarjet në Shqipëri. Kemi qenë pjesë e Europës në shekuj dhe i ka ardhur radha që të jemi pjesë e Europës zyrtare. Nëse që nga viti 1992 do kishim patur një politike të përgjegjshme, nuk po them profesionale, të kishin qenë të kujdesshëm por të mos kishin krijuar trauma. Shqipëria do kishte fatin e Kroacisë, Shqipëria do ishte anëtare e BE-së, askush nuk e mohon këtë. Perderisa u bëmë anëtare e NATO-s, tregon që vendet kanë qenë dakort që Shqiperia të jetë, që Shqiperia të kishte një trajektore tjetër për në BE. Fakti që kjo politikë, edhe 24 oret e fundit tregon që vetem europianë nuk është. Ekam thënë dhe herë tjetër, nuk është moment krenarie për politikën ,por është një kënaqësi për çdo qytetar shqiptar që dëshiron ta shoh në mënyre zyrtare në Europë.
Si e keni parë punën PS-LSI në këto 9 muaj?
Ju falenderoj për ftesën, duke shprehur respektin, vij në studio për të komunikuar edhe brenda një kufiri kohor të shkurtër. Pyetja që bëni do një analizë të gjatë. Unë do e lidhja me operacionin në Lazarat, me tendencën që ka patur. mjaft qytetarë ,fermerë për të kultivuar bimën e kanabisit. Shqipëria e ka të domosdoshme për tu çliruar nga harta e kanabisit, por qeveria shqiptare duhet t’i drejtohet projekteve të zhvillimit ekonomik. Po ta shikosh, ta vizitosh, Shqipëria nuk është qendra e Tiranës. Nuk jam dakort me shumë linja se si po perceptohet drejtimi politik dhe ekonimik i Shqipërisë, ka nje tendencë për te vendosur ligjin, por ai nuk duhet të vendoset ne mënyrë segmentare. Gjëja me e rendësishme është ajo që është akute, por ajo që ka rendësi është sa do i shkojmë deri në fund një ndërmarrje të kësaj natyre. Drejtësia, nese do shkojmë në Europë, problem kryesor ka çështjen e korrupsionit dhe sidomos gjendja e sistemit të drejtësisë. Nga kjo pikëpamje une do sugjeroja qoftë me statusin e ish-presidentit dhe si kryetar i një partie që reformat kërkojnë profesionalizëm dhe nuk duhet të jenë segmentare, por duhet te jenë harmonike. Mund të marësh statusin e vendit kandidat, edhe pse fundit, por momenti kur e merr e deri kur bëhësh, është një process aq i gjatë. Kërkon , stabilitet politik të fortë, kërkon shumë stafe profesionale, kërkon administratë profesionale, kërkon bashkëpunim të gjithanshëm. Nuk mund të futet në Europë vetëm një krah i politikës. Gjëja më me rendesi për kete vend, nese do shkojmë në një sistem demokratik europian, ne duhet të shkojmë për të parë sisitemin zgjedhor. Nga mënyra si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri ,si manipulohen, si vidhen e blihen, kemi një parlament të deformuar dhe ështe e kotë të themi pse nuk po reformohen institucionet e tjera. Mënyra si zgjidhet parlamenti tregon mënyrën si do bëhet shteti. Sistemi zgjedhor, ligji zgjedhor, komi sioni si kontrollon zgjedhjet dhe verifikimi i proçedurave do garantojë që Shqipëria vërtet të futet në rrugë të mbarë.
Po për reformat e nisuara, është parashikuar reformë në drejtësi, arsim ,shëndetësi, si i keni parë gjithë këto reforma të lançuara?
Deri tani ka llafe, ka situatë kaotike nuk ka gjera të qarta, unë mendoj që përpjekje çdo dikaster duhet të bëjë. Sepse jo vetëm ka rrotacion politik, ka ardhur një mazhorancë më një program të vetin politik, Unë nuk mendoj se të bësh një reformë për arsimin, shëndetësinë, ti duhet të marrësh në konsideratë mendimet dhe vlerësimet e profesionistëve. Nuk bëhët kjo punë me militantë, cilido qoftë ai. Mund t’i duket vetja cilido, edhe kryeministrit aktual, sic i është dukur paraardhësit, që të tjerët të dëgjojnë . Historia është: larg servilizmit, militantizmit, meskinitetit, sepse pushteti në sens kohor është shumë i shkurtër. Askush nuk mund të fshihet brenda klimës që ka gjetur. E dimë shumë mirë çfarë klime ka gjetur. Historia është se nëse nuk ecën shpejt në funksion të kohës, në fund fare, përgjegjësia dhe fatura shkon te kryetari i mazhorancës.
Rri o vico ,
c’er deshe ! Mos i jep bonus kaqolllikut tat ne politike ,
harrove se c’bone kur jeshe Pras_ident ?!
He na rruac tope -tope papagalo
O Top. Nuk je djal i keq por me sa shihet ti i je fute kot kesaj pune (politikes). Ja cfar me ben te mendoj keshtu
– kerkon te behesh interesant me “FJALE TE MEDHA” tu lesh te tjereve te kuptojne se je shume i i pergatitur. Me kete humbet edhe ato gjera qe kane njefare vlere
– Je kryetar partie dhe ne fillim pati nje shprese se do beje dicka per te djathten e vertete. Je vete shkaktar qe ai interes nuk po zbehet. Pse? Sepse ti nuk dukesh te jesh aktiv, del njehere ne muaj e thua dicka bile ne fushen e konstatimeve. Zotri, ti nuk je gazetar por kryetar i nje Partie serioze ne krahun e djathte. Ti duhet cdo dite te flasesh ne televizor, duhet te japesh interista, te besh analiza. te shkruash editoriale, te besh kritika te vlefshme e te sinqerta ndaj qeverise
– Duhet te hysh ne zemrat e atyre te djathteve qe kane nevoje per nje mbeshtetje politike,
– Duhet te shkosh sa ne nje zone ne tjetren, te njihesh me hallet e njerezve dhe te ngjallesh shprese se ne te ardhmen mund te perfaqesoni interesat e ketyre njerezve.
– A punoni ne ekip? Nuk shohim te tjere njerez potente si puna e juaj ne ate Parti
E paq faqen e bardh bre Burr…, pikrisht ashtu ashte, se sa per politikanat ton as Iraku e as Siria skishin per ti ba derman, po kemi fat qe jemi ne kufi me Italin e greqin, se ma zi ishim kann e ishim ba!
ore ladi i gjilanit.:::::EDI RAMA eshte bash njeriu qe i duhet shqiperise dhe shqipetareve..!!!
nje korigjim, tek rreshti i 7 te gabimish eshte shkruar “ai interes nuk po zbehet”, lexohet “…….qe ai interes po zbehet…”
Me nje fjale kur thote se ” kjo shkolle do te beje mire per politike”, dmth diagnoza qe i jep berishes eshte e lehte sepse si kafshe qe eshte, nje veteriner ja gjen lehte diagnozen-kete kuptova une
nuk marr asgje vesh
bamir – merru me noj pun tjeter
Ti mor top je si ato tifozat qe te japin mend se si duhet te luaj nje lojtar dhe si duhet te behe golat. Nga stadiumi apo perpara televizorit. Po te ishe ti ne drejtimin e qeverise, sa me mire do te veproje ne krahasim me Ramen. Te pakten ti duhet ta dish se cfare Shqiperie more Rama nga Berisha. Prandaj, nese deshiron te jesh i besueshem, kur kritikon duhet te kesh parasysh edhe rrethanat politike. Dhe nje nga shkaktaret e kesaj situate je edhe ti. Do te ishe shume me i nderurar sot, pot te kishe qene aq “largpames” dhe politikan qe ja do te miren Shqiperise, me 21 Janar. Mas pilafit jane te gjithe trima.
Topi.Shqipetaret nuk do e harrojne aktin tuaj patriotik:shkeputjen nga fashizmi i hajduterise te sali berishes.Fashizmi islamik i sali berishes duhet te fshihet nga faqja e truallit shqipetar.