Policia arreston edhe tre persona të tjerë në vijim të operacionit të ndërmarrë prej disa ditësh në fshatin Lazarat. Burime policore bënë të ditur arrestimin e Minush Brahimi, 21 vjeç, nga fshati Lazarat, pasi dyshohet se ka qëlluar më armë ndaj forcave të policisë gjatë operacionit të zhvilluar nga këto forca, gjatë kësaj jave. Ky shtetas është identifikuar të ketë hapur zjarr ndaj forcave të policisë në datat 15, 16, 17 dhe 18 qershor 2014.
Laçe Koli, 69 vjeç banues në Lazarat akuzohet për veprat penale “prodhim e shitje e narkotikëve”, “kultivim i bimëve narkotike”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “mbajtje pa leje e armëve te gjahut, ndërsa Gjirit Malaj, 30 vjeç, gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të banesës së tij i janë gjetur e sekuestruar një sasi lëndë narkotike, një sasi fishekësh dhe një tytë arme e prerë. Ndërkohë në banesën e të atit të tij, Shaqo Malaj, në Lazarat, janë gjetur ambiente inkubatorë si dhe llampa tharje.
Tre arrestimet e sotme e çojnë në 21 numrin total të personave të arrestuar gjatë 8 ditëve të aksionit në Lazarat. Policia ka ushtruar kontroll në territoret e mbi 413 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë tetë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 ton e 156.26 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje. Gjithashtu policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh.
Sasitë e municioneve dhe armëve të sekuestruara
– 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 7 mitrolozë, 2 antitank, 1 murtajë dhe 2 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 3 armë gjahu.
– janë gjetur e sekuestruar dhe 1 snajper i djegur dhe 7 armë të tjera të djegura si: 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë, 2 automatikë dhe 1 pushkë të djegura
– janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 72.497 fishekë të llojeve të ndryshme, 67 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 50 granata dhe një arkë me granata, 17 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 2 kuti ndezësa, fitil zjarrpërcjellës.
– 1 kasafortë për të cilën do të bëhet kqyrja
– dokumenta identitetesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, po kryhen verifikimet.
– në një tjetër ambient janë gjetur dhe uniforma policie.
– janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh.
– janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis si dhe 4 targa automjetesh.
– janë sekuestruar 2 presa kanabisi.
Pa dorashka kontaminohen provat.
Ish qeveria mafjoze dhe kriminale e paska spostuar armatimin ne Lazarat per te mbrojtur prodhimin nga policia e qeverise se re.
Siç u be nderhyrja ne Lazarat duhet te behet dhe ne strukturat e drejtesise.Me e domosdoshme ishte nderhyrja ne drejtesi, duke pare se ishte dhe ngelet me e rrezikshme se bandat e Lazaratit. Marrja e Lazaratit nga forcat e policise nuk eshte gje tjeter vetem nje permirsim imazhi nga nderkombetaret. Problemi kryesore qe ka shkaterruar shtetin nuk ka qene Lazarati,por strukturat e drejtesise. Shteti pa marra ne dore strukturat e drejtesise nuk do te kete ndryshim. Detyra i ngelet parlamentit. Parlamenti duhet te shkundet nga mafjozet qe vazhdojne te kerkojne te hecin po ne rrugen e vjeter. Nese nuk ka force ta beje per nje kohe te shkurter, me mire te shperndahet dhe te behen zgjedhje te reja.
Eshte padushim aksioni me i madh i ndermare ndonjehere nga policia shqiptare ne luften e trafikut te droges qe prej 1990 es.
Mund te kritikohet forma, po nje trafik i tille me nje konteskt si i Lazaratit ishte i veshtire te zgjidhej ndryshe.
Oopzita aktuale mund te flasi e te kritikojer shume gjera ne kete aksion, po nese do te shtrohej pyetja çfare duhej bere, te veprohej si qeveria Berisha qe nuk nderhyri kurre ne 8 vjet, apo si qeveria aktuale qe nderhyri dhe ndofta beri gabime ne kete aksion, pergjigjia eshte evidente, “Duhej nderhyre” dhe pse me gabime.
Te gjitha replikat e tjera jane thjesht polemika nga ana e opozites pasi qeveria aktuale u refgoi se lufta kunder trafikut ne Lazart ishte e mundeshme por per ta bere kete mungonte vullneti politik.
Te besh nje aksion te tille pa viktima kjo tregon nje profenalizem te shkelqyer.mbas kaq vitesh po duket shteti.
Nuk don as mend e as kalem, Qeveria te ul, o te ngren koken, kush ka deshire e don gjerat i rregullon!
Kjo tregon qe deri dje, Qeveria ka qen dakord,Sot Europa te shikoj e te kuptoj qe ne Shqiperia ka lind nje Qeveri qe i perket Europes!
nje bravo te madhe policise shqipetare,tani duhet te fillohet te behen investime qe ti kthehet besimi tek qeveria.Ne bashkepunim me komunen te shikohen prioritet dhe te fillojne urgjentisht.
Pse profesionaliste jane keta ? “profesionaliste” ishin ata te Agron Kulicajt (Sales)qe te vrasin ne mes te bulevardit dhe qe padrejtesisht u shporren nga policia.
per kete ke te drejte bosat nuk jane arrestu kokat jo, vetem ata te vegjlit, kalamajt e lagjes…http://goo.gl/FYQnWf
SHYQYR QE erdhen socialistet ne pushtet se po na kthehej shqiperia si kolumbi, tani marrim pak fryme te lire.Tani e ka radhen prokuroria dhe gjykata.