Aldo Bumçi, Kryetari në detyrë i PD së Tiranës thotë se ndarja e saj në 15 degë është zgjidhja e duhur. Në këtë mënyrë, shprehet Bumçi, elektorati do të jetë lehtësisht i kontaktueshëm dhe drejtuesve të çdo dege do u jepet autoriteti i duhur. Duke komentuar zgjatjen e procesit për rreth 1 vit, deputeti i PD-së thotë se nëse zgjedhjet e brendshme do të ishin bërë më shpejt, nuk do kishin pasur rezultate pozitive që kanë sot.
Referuar organizimit të degës së PD-së në Tiranë, Bumçi ekonsideron ndarjen e saj në 15 degë një domosdoshmëri, kjo për faktin se do të bëjë të mundur një njohje më të mirë të terrenit. Tiranë përfshin Bashkinë e Kamzës, Vorës, por edhe komunën e Paskuqanit, të cilat vlerësohen ndër njësitë vendore më të mëdha në vend. Në këto kushte Bumçi thekson se ishte e pamundur që një kryetar të mund të drejtonte një degë të stërmadhe. Kështu krahas 11 njësive bashkiake, të cilave do u korrespondojë një degë dhe jo nëndegë sikundër është organizimi i sotëm, degë të reja të PD shtohen në Vorë, Kamëz, Paskuqan dhe në zonën që njihet si kurora e Dajtit.
Në vijim ligjvënësi demokrat komenton procesin e anëtarësimeve të reja në PD të cilat i konsideron shumë positive, madje duke shtuar se në të paktën 3 rrethe ka një shtim të anëtarëve.
“A ishim në të njëtat raporte në shtator-tetor? Jo. Ishte pika jonë më e ulët. Sot jemi në të tjera pozita, njerëzit krahasojnë çfarë ka bërë qeveria, vlerësojnë ndryshe opozitën, por dhe produktin real të qeverisjes para 23 qershorit. Nëse zgjedhjet do i kishim realizuar më parë nuk do kishim këtë flusk anëtarësimesh”, shprehet Bumçi.
Paralelisht me procesin e organizimit, demokratët duke nisur nga e hëna nisin zartarisht takimet me zgjedhësit, strukturat vendore dhe grupet e interest edhe për reformën territorial, process i cili nga draftet e qeverisë është përqëndruar në dy variante, por që nuk njihen nga opozita.
“Do propozojmë reformën reale, metodologjinë. Do nisim me decentralizimin, i cila pasohet me hartën dhe jo anasjellas. Kjo energji e krijuar në zgjedhjet brenda partisë, e gjej jo si problematike, por si shumë të përshtatshëm që nga një proces kalojmë tek tjetri”, thekson Bumçi.
Perse,vertet mendon bumci se ka akoma njerez qe i ofrohen PD-se per tu paisur me karte antaresie?
Bo boooooo,me legeni i PD. Pa pike turpi eshte.
Kush ju ndjek ju halabakëve nga pas, përveçse halabakëria dhe lumpeni i Shqipërisë. Ju shoftë fara ishalla.
Pash Zotin! Si nuk I vjen turp qe del ketij! Prap me produktin para23 qershorit ky? Mire pra, me ate produkt paraaituni ne zgjedhje qe te hani dosen dhe derrin bashke!
Fytyre e mendje kopy paste me Lulin,Halimin,Strazimirin,Noken,e te gjithe me rradhe te sotshmit e PD.
Po perse mendon keshttu ti o kungull dhe PD-ja jote?Po te behen zgjedhjet ndalohen antaresimet?Vetem kjo nuk ndodh asgjekundi dhe besoj dhe ne PD.Problemi eshte gjetke.Ju duhen “gomere” te tjere,per te manipuluar zgjedhjet dhe per te vendosur ne drejtim ate qe do Luli dhe Saliu.Ai qe desheron te antaresohet nuk pret t’a ftojne vjen vet.Ne se nuk ka te kenaqur nga qeverisja e Edi Rames,cfare te mire ju ka dhene gjate ketyre 9 muajve Luli dhe Saliu?Ah,po ju ka dhene gjuhen e nje maskarai,mend e nje budallai dhe disa greva urie qe e njollosen me shume biografine politike te PD-se edhe mbas gerushtit qe hengri me 23 Qershor.Pra,per keto gjera qe e kane cuar ne regres PD-ne nuk ka njeres te mencur te antaresohen ne te,por ka vetem budallenj qe nuk dine as se cfare bejne te tjeret dhe as se cfare bejne edhe vete.
Nuk ja vlen te humbesh kohe per te lexuar artikullin, por kanditatet per antarsime te reja nga po i importoni? Akoma ka njerez qe po ju besojne?
Thuaj troc o thuthuq, e shtyme per te manipuluar zgjedhjen e kryetareve. Kush do te antaresohet ne PD pas gjithe ketyre skandaleve qe po dalin ne drite. Ju po u ikin cdo dite te zgjedhur lokal dhe antare te ndershem.
Ata qe mbeten malit te Lazos me kallash, shenojini te gjithe, se ata do ja u shkerdhejne nenat, ju plehrave.
sa shume po i ritet mjekra ketij trapi