Kriteret për anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Nishani fton partitë në këshillime

20 Qershor 2014, 16:54Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani fton drejtuesit e Grupeve Parlamentare në këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Presidenti Nishani, shprehet se “në zbatim të detyrimit kushtetues, ditën e martë, më datë 24 qershor 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë si rrjedhojë e dy vendeve të krijuara nga shtimi i numrit të gjyqtarëve me miratimin e ligjit 151/2013″.

“Me qëllimin për të siguruar një përbërje cilësore të Gjykatës së Lartë, si dhe për të caktuar kritere konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, konsultimet do të zhvillohen me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane”, shprehet Presidenti.

2 komente në “Kriteret për anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Nishani fton partitë në këshillime”

  1. luss says:

    Jo me nga Bujar Berisha!Reforme ne drejtesi e ne Presidence!

  2. al says:

    President ,me kushtetute jeni dhe komandant i forcave te armatosura dhe nuk bere nje falenderim per ata bije nenash te policide se shtetit, qe kryen nje operacion kunder krimit ,ku dhe nuk pati as viktima.vazhdon te jesh anetar i shqupit apo simbol i unitetit kombetar.?vrejtje po te vine gjithandej ,por ti merresh me konsultat per gjykatat ,qe po e ndrisin drejtesine shqiptare.cfar te themi per ty mor z.president,behu pak i pamvarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje