Studimi/ Kuvendi dominohet nga biznesmenët. Shumica e juristëve të diplomuar part-time. Berisha e Dokle nga 1991

21 Qershor 2014, 10:59Politika TEMA

Parlamenti shqiptar dominohet nga politikanë biznesmenë, ndryshe nga viti 1991 kur figuronin 52 ligjvënës me tituj shkencorë. Ky është një nga konkluzionet e studimit të kryer nga Instituti i Studimeve Politike, në lidhje me diplomimin e deputetëve të Parlamentit shqiptar. Në studim evidentohen edhe deputetët me më shumë mandate, ku përfshihen Sali Berisha dhe Namik Dokle, të cilët janë pjesë e çdo legjislature nga viti 1991.

Arsimimi, titujt shkencorë dhe përbërja e Kuvendit

Sipas të dhënave të deputetëve në Parlamentin shqiptar, më pak sesa 10% e tyre kanë tituj të lartë akademikë, 90% e të cilëve që e kanë marrë këtë titull gjatë periudhës komuniste ose në vitet e para të tranzicionit. 19 deputetë kanë gradën MA dhe 8 PhD, 6 të tjerë janë ende në proces studimi, nga të cilët dy janë doktorantë. Pjesa më e madhe e deputetëve kanë mbaruar sistemin e vjetër 4 vjeçar ose sistemin e ri trevjeçar. Rreth 20 deputetë kanë më shumë se një diplomë universitare dhe rreth 4 deputetë kanë më shumë se dy diploma.

Duke krahasuar Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 me atë të marsit 1991, rezulton se Parlamenti i parë pluralist kishte në përbërjen e tij 52 deputetë me tituj shkencorë, pjesa më e madhe e tyre profesorë dhe pedagogë në universitet, kurse më 2014 dominojnë biznesmenët. Në parlamentin aktual ka numër rekord biznesmenësh: 35, shumica e të cilëve merren me fushën e ndërtimit ose me aktivitete të tjera të lidhura me ndërtimin, si industri fitimprurëse gjatë tranzicionit. Sipas studimit, një pjesë e deputetëve nuk pranojnë të publikojnë CV e tyre, një pjesë tjetër e ndryshon CV në varësi nga nevojat politike të ditës dhe fushata elektorale, një pjesë tjetër ka të dhëna të përgjithshme dhe të parëndësishme duke iu larguar të dhënave thelbësore. Në këto rrethana, burimi i vetëm i verifikimit mbetet bashkimi i burimit zyrtar me të dhënat e verifikuara në institucione të tjera ku deputetët aktualë kanë punuar ose në fletëpalosjet e tyre në fushatë elektorale.

Studimi tregon se 79 % e deputetëve që përbëjnë dhe shumicën kanë mbaruar studimet e tyre ose edhe të avancuara në universitetet shtetërore të Tiranës. Më pas në vendin e dytë janë deputetët e diplomuar në Universitetin e Shkodrës, të ndjekur nga ato në universitete private. Më pak se 10 deputetë kanë studiuar në universitetin e Kamzës dhe pjesa tjetër në disa universitete lokale, kryesisht në Korçë, Elbasan apo në universitete të tjera private që ndodhen në Tiranë. Nga studimi rezulton se vetëm dy deputetë kanë kryer jashtë vendit të gjitha ciklet e studimeve, kurse pjesa më e madhe e tyre kanë kryer jashtë studime të avancuara, kryesisht në Francë e Itali.

Dy deputetë janë diplomuar në Turqi, një në Rumani, tre në Tetovë (Maqedoni), si dhe një numër minimal deputetësh në Gjermani, Belgjikë, Austri apo SHBA. Në gjashtë raste deputetët janë diplomuar në universitete private shqiptare, një pjesë e të cilëve edhe në programe që ende nuk janë akredituar zyrtarisht ose që janë në procese shqyrtimi. Bie në sy tendenca e deputetëve të ardhur rishtas në politikë për të kërkuar diploma të reja universitare, ndaj rreth 10 prej tyre vijojnë studimet në disa universitete private, madje njëri prej tyre është regjistruar vetëm pak muaj më parë.

Shumica jurist, por me studime part time

Nga studimi rezulton se rreth 31 deputetë, ose më shumë se një e pesta e parlamentit janë diplomuar në juridik. Shumica e tyre nuk kanë studiuar juridik në sistemin e ditës full time, por në sistemin e fundjavës ose të korrespodencës. 20 deputetë kanë diplomë juridike si studime të dyta plotësuese ose përmes sistemit part time. Madje në pesë raste deputetët deklarojnë se kanë nisur studimet në juridik në moshën 38-42 vjeçare dhe janë diplomuar 4-5 vite më vonë, kryesisht në universitete private në Shqipëri e Maqedoni ose në universitete periferike shtetërore e private. Profesioni i dytë për deputetët lidhen me diplomat në ekonomik, biznes, menaxhim, marketing, etj. Kategoria e tretë e profesioneve të deputetëve janë inxhinierët (pjesa më e madhe e këtyre deputetëve nuk e kanë ushtruar asnjëherë profesionin për të cilin janë diplomuar), si dhe mjeket ku spikasin katër kardiologë.

Berisha e Doble, deputetë nga 1991 

Më shumë se një e treta e parlamentit sot është me prurje të reja. 55 deputetë janë prurje e re në politikë dhe në parlament, pra pa eksperiencë politike në nivele të larta të politikës dhe vendimmarrjes. Gjithashtu rreth pesë deputetë që janë rikthyer në parlament pas një periudhe katër ose më shumë vjeçare jashtë parlamentit, kurse pjesa tjetër e deputetëve u konfirmua. 14 deputetë rezultojnë me mandate më të shumta parlamentare, tre prej të cilave nuk kandiduan në zgjedhjet e vitit 2013.

Deputetët më me shumë mandate parlamentare, pa ndërprerje prej vitit 1991, janë Berisha (PD) dhe Dokle (PS), i pari ish president dhe dy herë ish kryeministër, i dyti ish kryetar parlamenti dhe ish zv/kryeministër.

 “Nëse Berisha në të gjitha rastet ka qenë vetë hartuesi i listës, pra edhe autori me të drejtë të përfshirjes së emrit të tij në listë (përfshirë 1996 kur njëherësh ishte edhe President), në rastin e Dokles është interesante sesi një figurë politike pa peshë specifike në vendimmarrjen e lartë politike të PS ka arritur të mbijetojë në çdo zgjedhje, si në sistemin mazhoritar, në ate miks dhe në atë proporcional me lista të mbyllura”, vlerëson studimi.

Pas tyre me nga një mandat më pak janë Gramot Ruci, Kastriot Islami, Ilir Meta, tre deputetë të majtë, por Islami tashmë i zgjedhur për herë të shtatë nga e djathta.

Nga demokratët në listën e më të mandatuarve bëjnë pjesë edhe ish kryetari Tritan Shehu, Arben Imami, Jemin Gjana e Jozefina Topalli, kurse nga e majta figurat më me shumë mandate mbeten edhe Pandeli Majko, Erion Brace, Musa Ulqini. i vetmi jashtë dy palëve është Vangjel Dule i PBDNJ dhe indirekt edhe Ilir Meta, i cili prej 2005 është deputet me LSI.

 

17 komente në “Studimi/ Kuvendi dominohet nga biznesmenët. Shumica e juristëve të diplomuar part-time. Berisha e Dokle nga 1991”

  1. genti says:

    jo ,sa per te kuptuar kush ben politik e kush vendos per ne…besoj ky fakt duhet te na lej te kuptojme se sa shpejte kemi per te ecc perpara..injorant populli,injorante elita..bir selman i nenes

  2. Viktor hoti says:

    Deputetet do kene peshe e personalitet kuvendor vetem kur te gjidhren drejteperdrejte e jo me lista emerore viktor hoti

  3. Ja pra katraura demoshkerdhatokratike qe salih rrahman berisha i pregatiti ktij populli ,ktij shteti !
    Kta bashipozuke ,kta mafioze u futen ne poltiken shqiptare per te shpartalluar kte vend dhe sot nuk eshte apsk cudi te shofim qart rrezultatet . Shifni kush jane bere te pasurit miljoneret ne ate vend ! Me funderinat e asaj bote .Me kriminelet me ne krye sali rrahman berishen , e deri ke shkerdhatat komunista qe pasi i plackiten kte shtet e gjithe rezervat e tij ja dorezuan gjasme ne paqe “derrokrateve te shpellarit” .
    Perse nga kta tipa do priste ky popull te ndertohej nji sistem demokratik ne kte vend ???´????
    Kta do ndertonin demokratine ne shqiperi ? Shpellaret,banditet e shpellave ,maskarenjt hajnat e kriminelet ? Kta do formonin ligjet e verteta e te benin te funxionin institucionet e permiresonin jeten e ktij populli ? “Allahile” – thone kosovaret !!! Kta plehra ,kta kriminele qe akoma sot ndyjne ,qelbin ,dhjesin (me falni per fjalorin) parlamentin shqiptare ,jane 90% te tyre maskarenje te nji ideali ,atij te pasurimit e vjedhjes se miljonave . Shifeni partine Republikane e cila eshte nji grupim shkerdhatash ,qe cirrej gjasme per te drejtat e pronarit ? Ish kryetari saj qeni ngordhur rrembeu pronat e pervetesoj miljona per veten e tij e familjen e tij ,ashtu sidhe te tjer poltikane si ish presidenti Topi ,shkerdhat prej shkadre jozefina ,etj shkerdhata qe mbajne veshur kostumin e poltikanit ne ate vend ,por qe ne realitet jane te gjithe mafioze ferrash ,njerez paskrupuj . Parlamenti shqiptare duhet pastruar nga kermat qe qelbin ate parrlament menjiher ,qe ajri ne ate kufend poltik te pastrohet pak. Lojes mafiozeve ne politike duhet ti jepet fund .

  4. ben says:

    Kot me kot me nje fjale

  5. arben. says:

    Rreth 4 debutet??? Ceshte kjo rreth me numer fiks nga pas???
    Pastaj keta sot nuk jane as bisnesman as te shkolluar, jane ca halabak qe kane bere lek pa dashje jo se ishin te zotet ne biznes. Imagjino me juridik ne sistemin part-time ose nuk tregojne CV. Debutet qe kane per detyre te jene transparent me ne nuk na tregojne CV. Normal keshtu eshte kur lighin e beri sala me mbeshtetjen e edit qe keta te dy te fusnin ke te donin ne lista

  6. like lsi says:

    per deputet duhet kusht te mos kete diplome privati

  7. Petro says:

    Sipas kokes dhe festen.Mos thoni part time, thoni qe as te mesmen nuk kane.Jane nga ata me te mesmen me te shtyre ose te blere. Injorant dhe pike.Po a mund te shkoje vendi perpara keshtu? Zoti na nxjerrte ne drite.Keta vetem provimi i shqipes i nxjerre ashtu sic jane.As shqip nuk dine te shkruajne, pa le te zgjidhin problemet e vendit,si te majte, si te djathte.

  8. Gjenerali Bato says:

    Rilindje!

  9. duke lexuar artikullin me kujtohet shprehja e nje avokati ketu ne itali, ku me thoshte. kujtim kur nje person mbaron studimet e larta gati gati ne menyre te automatike bien ne qetesi edhe truri.nje nga shpjegimet ishte se
    kur argumentet per shpjegime ishin me te shumta dhe pergjigjet ishin me te medha. eshpjeguar ne menyre banale.gjate studimeve hapesira e trurit zgjerohet dhe idete,dhe argumentet profesionale kane me shume hapesire.
    sikur te maresh nje sm me 2 giga dhe te marash nje sm me 10giga kush mban me shume? sigurisht ajo me 10 ka me shume hapesire. por ka edhe nje fakt tjeter. mvaret se cfare i fut brenda kesaj skede kur ke njohuri hyngjera me vlere, dhe shpreh gjera me vlere. por kur ke futur budallalleqe sigurisht nuk mund te presesh ndryshe???
    prandaj deputetet tane dalin shajne,bertasin,ofendojne,rrihen,provokojne. sepse ne skede memorie(sm)se tyre kane vetem idiotesite,trufat,anen korruptive, dhe gjithcka qe nuk ka te beje me mirvajtjen e pineve te shtetit.
    perse ne shqiptaret vuajme nga sindroma e te fortit sepsembahemi nga ata, sepse sm tone eshte bosh dhe presim te marim nga te tjeret por jo anet pozitive por ato negative….

  10. illyrians says:

    ku eshte cudia ketu, populli albanistanez eshte dele, keshtu qe ata qe e drejtojne duken si shkencetare..!!!

  11. liria says:

    Ketij studimi te Institutit te Studimeve Politike, i mungojne te dhenat pikerisht politike.
    Thuhet se ne parlamentin e pare shqiptar, kishte nje perberje shume me te madhe intelektualesh e ndermjet tyre edhe me tituj te larte shkencore.
    Por nuk thuhet se per cfare tituj shkencore behet fjale pasi ka tituj shkncore ne shkencat e sakta, matematike, fizike apo mjekesi, por ka edhe tituj te mare gjate diktatures komuniste ne shkencat politike si ne historine e partise se punes apo marksizmit, ne fillozofine komuniste, letersine e artet e realizmit socialist, ekonomine socialiste, psikollogjine socialiste etj.
    Nuk thuhet gjekundi se sa deputete me shkolle te larte apo tituj shkencore kishte qe vinin nga shtresa e te persekutuarve te diktatures.
    Thuhet se ka ne politike njerez qe kane mbaruar studimet e larta edhe me shkolla nate, por nuk thuhet se ciles shtrese i perkasin ato.
    Kam njohur njerez te persekutuar gjate kohes se komunizmit qe ndonese nuk e paten mundesine e vazhdimit te shkolles se larte, dinin 4-5 gjuhe te huaja e kishin nje bagazh intelektual pese here me te larte se doktoret e profesoret e marksizmit.
    Thuhet se ne parlamentin aktual ka me shume biznesmene se sa intelektuale, por meazallah se behet nje verifikim se sa nga keta jane socialiste e sa demokrate.

  12. Meri says:

    Shkollat private duhen mbyllur dhe deputetet qe jane me shkolla private te mos quhen me shkolle. T’u quhet shkolle vetem pjesa e kryer ne arsimin publik. Deputete le te jene nese votohen, por eshte me e ndershme te thone sa shkolle ne arsimin publik kane dhe pjesen tjeter ta shumezojne me zero. Mos na mburen as per vite shkolle dhe as per grada te mara ne privat se e dime si jane shkollat private pa perjashtim. Na lodhet me shkollat private qe jane bere me keq se hashashi i Lazaratit. Edhe kjo gje prape nje “dhurate” e Sales, se ne kohen e tij e te Genc Pollos dolen si kerpudhat pas shiut. E po na mbytin injorantet me diplloma “europiane”, “ufosh” e “kristal” te pastra. Duhet te shkruash shume faqe koment te permendur tere cerdhet e dipllomave hashash.

  13. arif berami says:

    keq nuk ka me keq

  14. mirel says:

    Epo nuk tha kot Anastas Kristoforidhi te Pallati 176, “Nuk eshte koha e Fitimtareve, por koha e zagareve”

  15. EGLANTINA says:

    BRAVO JU QOFTE JUVE UNE E KAM MBARU MASTERIN PER JURIDIK NE SHTET, KAM FILLU EDHE EKONOMIKUN EDHE AKTUALISHT JAM NE CALL CENTER PER ITALISHT, JUVE JU LUMTE: http://goo.gl/rvUUgz

  16. Treviso says:

    Gjysma e popullit shqiptar eshte bere me diplome juridiku, juridiksa,. Duke pasur shume diploma juridiku dhe politika ka avancuar shume perpara.
    Rezultatet jane pare tek institucionet e pamvarura. Jane pare tek Arben Ristani. Ne parlamentin shqiptar shumica jane cupat qe kan mbajtur partite gjalle duke mbushur kutite e votimit.
    Eshte e domosdoshme qe deputetet te votohen me mera dhe jo me lista dhe partia ti zgjedhi. Qytetari kur te shkoi para kutise se votimit te votoi per personin dhe jo per partine. Kjo ka dy te mira. E para se zgjidhet person i afte per popullin, dhe edyta partite pastrohen nga elemente kriminale. Nje parti serjoze do ti afroje popullit njerzit nga me te miret per ti zgjedhur.

  17. arben says:

    E nderuara Tema,

    SaLI Berisha nuk ka qene ne te gjitha mandate deputet pasi ne legjislaturen 1996/97 ai nuk ka qene deputet i pasi ka qene president i Republikes. Nuk eshte i sakte krahasimi i bere me Ilir Meten, pasin qe nga viti 1992 kur ka kantiduar dhe bere deputet per here te pare ai eshte deputet i Kuvendit te Shqiperise. Pandeli Majko dhe Erion Brace kane te njetin numer mandatesh, por jo te njejten kohe parlamentare, pasi Majko nuk arriti te behej deputet i Kuvendit ne 1996 dhe Brace po, por periudha e ketij parlamenti ishte vetem nje vit-1997.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje