Busti i figurës historike të Ismail Qemalit tashmë do të jetë edhe në qendër të Bukureshtit. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i cili vlerësoi të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në realizimin e kësaj vepre dhe e konsideroi ngritjen e bustit të Ismail Qemalit në qendër të Bukureshtit, si një dëshmi të fortë të lidhjes mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se veprat e themeluesit të shtetit shqiptar dhe e gjithë bashkëkohësve të tij flasin qartë për aftësitë shtet formuese dhe shtet ndërtuese të kombit tonë.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të Parlamentit rumun, ish-Presidenti rumun z.Iliesku, Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Sorin Oprescu, përfaqësues të trupit diplomatik dhe diaspora shqiptare që jeton në Rumani.
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Qeverisë rumune për të vënë bustin e Ismail Qemalit në qendër të Bukureshtit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka falenderuar Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për realizimin e vendosjen e bustit të Qemali Beut në qendër të Bukureshtit, duke shtuar se kjo është një përmbushje e detyrimit ndaj historisë.
“Tashme busti i Ismail Qemalit ne qender te Bukureshtit! Flm @ditmirbushati per permbushjen e detyrimit ndaj historise”, shkruan Rama.
Ai më tej ka falenderuar edhe deputetin e PS Taulant Balla për këmbënguljen në realizimin e këtij projekti si dhe punën e bashkëveprimin mes Ambasadës shqiptare dhe Qeverisë rumune.
“Flm edhe @taulantballa per kembenguljen e gjate ne realizimin e ketij projekti bashke me ambasaden shqiptare e me miqte rumune ne qeveri”, shprehet Rama.
Hallah zotni Bushati!
Brravo!
aftesite shtetformuese si te ditmirit dhe sakmirit
Pse?
Shume pozitiv dhe inteligjent ky veprim sidomos kur behet fjale konfirmimi i figures se Ismail Qemalit ne nje shtet ballkanik.RRezon poshte politikat dhe propagandat antishqiptare ne rajon.Politika e jashtme shqiptare e kesaj qeverie eshte me frytdhenesja.
Po Sali Berishin kur do ta vene ne Bukuresht?Mezi po presim.
Jemi me fat qe krimineli berisha me mafjen e tije nuk arriten dot qe ta perbalnin figuren e Ismail Qemalit, siç kan bere me shume figura te tjera te adheut. Mjafton te kujtoheni se vellezrit Frasheri u harruan nga ish qeveria kriminale. Popullin e beri te vuaj si legjenda e Migjenit,Luli i vocer dhe duke e lene autorin ne harrese te qellimshme.
Ngritja e bustit te Ismail Qemali ne qender te Bukureshtit nga autoritetet e larata te Rrumanise, per ne eshte nje ndere i madh.
Pergezime gazetes Tema qe na sjell lajme te tilla “normale” dhe pozitive.
duhet ti jepet shume me teper hapesire neper media evenimenteve te tilla, njerezve qe punojne se sa tu kushtohet me teper se 90% e hapsires batutave te parlamentareve te papergjegjshem , kronikave te zeza.
Pjesa derrmuese e popullit shqiptar punon, pra jane mbi 90% qe punojne dhe 10% qe qe merren me politiken, abuzojne, trafikojne apo ku di un.
Ne media duhet te kete 90% te hapsires per keta njerez dhe jo e kunderta.
Duke shkruar per dite vetem per ate qe nuk shkon, krijohet pershtypja se asgje nuk shkon.
Populli eshte lodhur duke lexuar per pejsen me te kalbur te shoqerise se tij, ka nevoje per te lexuar se çfare ben pjesa e shendoshe e popullsise.
Perse jo,do te ishte mire qe ta vendosnim dhe ne Athine.
Pse jo;
Lexo sesi i konsideronte Ismail Qemali greket.
http://himara.gr/blog/974-ismail-kemal-filellinas
Se kur ka qene ndonje here Greqia perandori mbas bizantit!!!!!!!!!!!! Vetem mendimiilire nga himara e di. Pucofagos qeka edhe ky
me mire jashte se ne shqiperi do ta gjesh te hedhur ne plerat pas ca vjetesh
Dhe ne mbajme ne sheshet tona Zogollet dhe pinjollet…
Iliret dhe Daket ishin vellezer ,i perkisnin te njejtes gjurme gjuhesore.
Bukuresht behet edhe me i bukur me bustin e Ismail Qemalit, qe per pak na e hoqen nga Universiteti i Vlores.
Shumë seriozisht, kam një pyetje (kush di, të më përgjigjet). A dinin të shkruanin e të lexonin shqip, Rilindasit tanë (përsfhi Ismail Qemalin) ? Nëqoftëse po, kur dhe ku mësuan, se me sa dimë, në Perandorinë Osmane, nuk kishte shkolla shqipe.
E ke bere histori ne shkolle Bodidardi i Temes???? Ne 1887 ne Korce eshte hapur mesenjetoria e pare shqipe. Rilindas si Pandeli Sotiri e Petro Nini Luarasi e plot te tjere kane kontribuar per perhapjen e gjuhes meme gjate kohes se pushtimit otoman.
http://sq.wikipedia.org/wiki/M%C3%ABsonj%C3%ABtorja_e_Kor%C3%A7%C3%ABs
Por jo Universitet ,te gjithe rilindasit studiuan jashte.
Kush e tha kete, e ku jane faktet qe s’kishte shkolla shqipe???
rumania eshte pjese e shqiperise se madhe..
ca do me thene tashi Edi qe eshte arritje e qeverise??? ? http://goo.gl/N4dVQR
Ditmir Bushati nje nga ministrat me te suksesshen te Qeverise.
Asgje te gabuar,dhe vetem arritje.
Respekte,
I nderuar gazetar!
Në qendër të Bukureshtit ku? Është një rrugë a shesh që morën emrin e Ismail Qemalit? Nga fotografia më duket oborr i brendshëm pallati. Me iniciativë të kujt u bë kjo gjë? Të një shoqate rumuno-shqiptare?
Pse kaq i cunguar lajmi? Përmendet më shumë emri i Ditmirit se sa ai i Ismail Qemalit… dhe pastaj Rama që shkruan: «[email protected] për përmbushjen e detyrimit ndaj historise»
Busti i Ismai Qemalit u vendos para hyrjes se hotelit Kontinental, ne kete hotel ne vitin 1912 I. Qemali sebashku me Dhimiter Emanoil, Dhimiter Zografi e Dhimiter Berati, vendosen te shkojne ne Vlore per te shpallur pavaresine.
Flm Anna
Ka lezet lajmi keshtu…jo elozhe kot ministrave