Rama: Me planet tona do rrisim prurjet turistike dhe ekonominë

22 Qershor 2014, 12:45Politika TEMA
Rama: Me planet tona do rrisim prurjet turistike dhe ekonominë

Kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, zgjodhi ta kalonte këtë fundjavë në Skrapar, për t’ia kushtuar promovimit ekonomik dhe turistik të kësaj zone, të njohur për kanionet e famshme të Osumit. Kryeministri pati një eksperiencë unike sëbashku me Federatën Shqiptare të Rafting-ut, në kanionet e Osumit, të cilat i quajti një tunel natyror parahistorik, madhështinë e të cilit vështirë ta rrokësh pa e vizuar vetë.

“Kanionet e Skraparit një eksperiencë e re e Shqipërisë magjike, nga një kënd që s’e kemi parë kurrë!”, do ta përshkruante Kryeministri këtë eksperiencë, duke ftuar çdo shqiptar të krijojë eksperiencën e tij duke vizituar një ndër komplekset natyrore më magjike të Shqipërisë.

Një tjetër atraksion që tërhoqi vëmendjen e Kryeministrit Rama ishte Ura e Kasabashit, një monument i trashëgimisë sonë kulturore, e shekullit të 17-të. Sëbashku me Kryetarin e Kuvendit, Kryeministri Rama inauguroi edhe rrugën e Kanioneve.

Duke folur për potencialet e kësaj zone për zhvillim, Kryeministri theksoi se ato janë turistike dhe ekonomike dhe qeveria ka projekte që nxisin rritjen e turizmit dhe rritjen ekonomike të saj. Kryeministri veçoi synimin për të lidhur me infrastrukturë moderne luginën e Osumit me atë Vjosës, çka, theksoi ai, do të transformojë jo vetëm jetën ekonomike të këtij rajoni, por do të rivlerësojë edhe kuptimin e turizmit, jo thjesht si turizëm bregdetar siç shihet deri më sot.

Duke folur për projektet për zhvillimin ekonomike turistik të kësaj zone, Kryeministri Rama u shpreh se “është kënaqësi e dyfishtë, sepse nga njëra anë jemi këtu, për të inauguruar jo thjesht një rrugë, por një kapitull të ri të marrëdhënieve mes gjithë kësaj zone dhe qeverisë në Tiranë, që, siç ju e dini shumë mirë, për shumë vite nuk i ka kthyer sytë nga kjo zone”. 

“Ne kemi vënë në lëvizje disa fonde tani, për unazën e qytetit. Po ashtu do të vazhdojmë me studimin urbanistik të qytetit. Jam i bindur që kanionet janë një potencial i jashtëzakonshëm, për ta transformuar plotësisht jetën ekonomike jo vetëm të qytetit dhe të zonës, por për të transformuar edhe kuptimin tonë për turizmin, sepse gjithmonë e kemi menduar si të lidhur vetëm me vijën bregdetare. Ndërkohë që këtu është një pasuri shumë e madhe, e pashfrytëzuar. Me lidhjen përfundimtare të kësaj rruge me Përmetin, në mënyrë që të dyja këto lugina të mrekullueshme, që janë një bazë shumë e fortë për zhvillimin e një tjetër turizmi, të mund të lidhen me këtë infrastrukturë dhe pastaj numri i turistëve, i cili është rritur vit pas viti, të shumëfishohet sepse realisht potenciali është i gjithi këtu. Neve na duhet vetëm që të përqendrohemi dhe ta zhvillojmë këtë potencial. Duke qenë të bindur se edhe reforma administrative-territoriale do të jetë një nxitje shumë e fortë për të fokusuar mirë fondet dhe për të punuar shumë, në mënyrë racionale, me prioritetet. Sinqerisht u ndjeva shumë keq që mu desh të bëhem thuajse 50 vjeç, për t’i parë kanionet, por pastaj u ngushëllova kur më thanë që edhe Iliri i ka parë këtë vit”, tha Rama.

Kryetari i Kuvendit Meta përshëndeti Kryeministrin për vëmendjen që qeveria i kushton zhvillimit të turizmit dhe rivitalizimit të potencialeve të tjera të kësaj zone.

“Kjo rrugë e re përfaqëson një shpresë të madhe për të gjithë komunitetin këtu, për të ardhmen e perspektivën e tij dhe unë besoj se me këtë vizion të ri që kemi për mjedisin, për natyrën, për turizmin, absolutisht që ne kemi një resurs të jashtëzakonshëm për ta shndërruar gjithë këtë luginë të Osumit në një burim të jashtëzakonshëm mirëqenie dhe progresi për gjithë komunitetin dhe në një atraksion unik për gjithë turistët. Kjo luginë e mrekullueshme  e Osumit të bashkohet me luginën po kaq të mrekullueshme të Vjosës. Kështu do të shumëfishohet potenciali turistik dhe do të fuqizohet një paketë e jashtëzakonshme turistike në të ardhmen, për gjithë turistët e huaj, pra, Berat, Skrapar, Përmet e Gjirokastër, që do të gërshetojë në mënyrë të jashtëzakonshme magjinë e turizmit kulturore, historik, me atë natyror dhe të aventurës që ofrojnë luginat e mrekullueshme të Osumit e të Vjosës. Para një muaji inauguruam një fabrikë të re në qytetin e Çorovodës dhe javën tjetër, numri i të punësuarve do ta kalojë numrin 200 dhe shpresoj që në fillim të vjeshtës të vejë 300 e 400. Ndërkohë do të mendojmë për aktivitete të tjera, në mënyrë që çdo njeri që do të punojë, të ketë mundësi të punojë në përputhje dhe me aftësinë dhe nivelin e arsimimit, por, mbi të gjitha, ne t’i hapim një të ardhme afatgjatë e të qëndrueshme këtij rajoni të mrekullueshëm”, theksoi Meta.

Gjatë qëndrimit në Skrapar, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Kuvendit Meta vizituan edhe biznesin fason të prodhimit të këpucëve, investim i kompanisë “Alba Shoes Group”, hapur vetëm pak kohë më parë, në Çorovodë.  Më pas, ata u ndalën edhe në hidrocentralin e Vlushës, që ngrihet mbi lumin e Çorovodës, degë e lumit Osum, një investim me vlerë 16 milionë Euro.

Kryeministri Rama u ndal edhe në Berat, ku inspektoi punimet për pedonalen në qendër të qytetit, nga ku njoftoi edhe nisjen së shpejti të dy projekteve të reja, me rëndësi për rilindjen e qytetit, parkun e ri dhe rrugën e lumit.

Ndërtimi i pedonales është një investim i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, që përfshin rinovimin e shëtitores dhe sheshit qendror.

 

24 komente në “Rama: Me planet tona do rrisim prurjet turistike dhe ekonominë”

  1. agostin says:

    Nga Iliri priten gjithmone supriza!

    1. gjeci says:

      Duhet dhene prioritet kaq vjete te lena mbas dore u shkateruan dhe u vodhen nga keqe beresit ndoshta disa edhe nga padija.

      1. Xheku says:

        Skrpari ka nevoje per rruge se me njerezit puntor dhe nikoqire di te beje turizem dhe te vete zhvillohet.Besoj se do te kete nje plane zhvillimi se bashku me Permetin,Kolonjen,Kelcyre e Tepelene

        1. Flo says:

          Z.Kryeminister Vendi jon ka bukuri te rralla NATYRORE ndai perpjekjet tuaja si qeverri mund ti kthej kto ne destinacjone turistik shum fitim prurse ´´

      2. ay qy says:

        Me kete ngjitur o Edo, do vendosim drejtesi te pashoqe. 7% do vetem ky dhe gjithcka eshte OK. Besoj ate Hidrocentralin qe keni vizituar, e ka studiuar mire Likja ne prodhimtari…

  2. ALMA says:

    KRENAR PER TY Z. KRYEMINISTER

    1. vostok says:

      Boll or idot. Robot, komento nga 20 here bravo per cdo artikull

      1. liqeni says:

        Ama cfare robotesh!I thurin lavdi hajduteve e vendi eshte sic ka qene!kane mesuar nga shefi i tyre qe fol sa me shume se dicka do mbetet!

    2. Pelasgian says:

      krenare apo kokkare apo truthare ???? nuk di ca te theme …vecse me beni per te vjelle me shume ju plehrat qe gjojash jeni populli dhe duhet ti dilni zot atyre kater deshmorve qe vdiqen per shkak te ktij krimineli bashkpuntor i ngusht i sali serbit . Pthuuuuu dhe turpi ju zant gjaku i atyre baballarve !

  3. o edi fute brendane burg qenin ilirin se ka vjedhur thesarin e shtetit ne krab bashk me fatos drogaxhiun dhe sali serbin ,c”ma ban dhe afer aji te ka shar na familja me kuc e mac qe ke rase brenda ne burg se do ta gezosh kete popull fukara qe esht

  4. www says:

    Vota e popullit eshte dhene me shume besim per kete qeveri ,e cila
    do ti shendroje faqen Shqiperise nga veriu deri ne jug ,jemi te
    ndergjegjedhem qe ky vend ka shume pune ,Sepse Sali krimineli me
    Dallkauket e tij e bllokoi turizmin prej shume viteve .
    Mendoj qe qeveria duhet te ndertoj ne pikat turistike shume Resorte.
    te cilat jane shume ekonomike per turistet ,

  5. VL says:

    shyqyr qe u ketheve shendosh e mir . se kisha merk

  6. DORI says:

    LIKJA……RAMA,…LIKJA!!!!!!!!!!…….???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Zigur Qarri says:

      Pikerisht,speciet provinciale alla Like,ka pasur parasysh Charles Darwin ne teorine e tij te seleksionimit natyral.

  7. Analist Politolog Qim Hasimovic Nurellari says:

    Do ta hash o Like Krylopa, do ta hash nje dite.
    Mbaje mend kete fjale.

  8. Koke lopa says:

    Like kokelopa pasi shkaterroi gjithe relievin me leje guroresh, u kujtua per natyren. Shko ore lllum. ….Pse smore me vehre Salen meqe ti dhe Bora e keni dobesi?

  9. Skela says:

    Te dashur pushtetare dhe parlamentare.
    Shqiperia nuk zoteron asnje nga burimet minerare dhe hidrokarbure te shqiperise sepse ato u jane bere dhurate te huajve dhe te ashtuquajturave investime te huaja vetem e vetem qe kush eshte ne pushtet te kete mbeshtetje nderkombetare dhe nje ze mbeshtetes ne PE apo me tej. Shembulli me i reklamuar ka qene baxhella Pack qe nuk la rast pa perdhosur zgjedhjet ne shqiperi dhe nuk ishte asnjehere ne anen e shqiptareve. Mbeshteti paturpesisht vetem Saliun edhe kur ai vriste dhe priste shqiptaret e varfer. Eshte njesoj si te paguash qira te huajve ne shtepine tende. Ju nuk merni nje qindarke nga nafta ku ikin perdite miliona dollare, nga kromi nga bakri, bitumi Selenices etj. Nuk na thoni pak a jeni te zote ti beni nje transparence te ketyre kontratave koncesionare dhe ballafaqoheni ate me ligjin shqiptar. Aty eshte shkelur bile edhe ajo kontrate pacavure qe kane bere. Kjo eshte perdhosje qe i eshte bere ekonomise shqiptare dhe firmat e hedhura e kane bishtin e gjate dhe shkojne larg ne kohe. Kjo do te thote qe kemi per te vuajtur shume derisa te vdesin ata qe qendojne ne hije pas ketyre kompanive e bile edhe me shume. Prandaj une them mallkuar qofte inferioriteti shqiptar! Mallkuar servilizmi i peshtire. Ne jemi popull i vogel dhe duhet te kujdesemi per vehten me shume se sa te huajt. Ne jemi pak dhe duhet te jetojme mire qe te shumohemi dhe jo te vrasim njeri tjetrin ne varferi.
    Kur ka investitore vendas pse i kerkoni ata jashte apo per te humbur gjurmet e vjedhjeve tuaja si politikane. Perse nuk ndertuat shoqerite aksionere sic i ka gjithe bota ku sejcili do te kishte pjesen e vet ne kapitalin e pasurive natyrore sipar kontributit aksioner.
    Pa transparencen e pasuriove minerare dhe hidrokarbure ne shqiperi nuk ka zhvillim ekonomik dhe per pasoje nuk ka demokraci. Vendet qe ndjekin politikat e turizmit si prioritare jane vendet me te varfra te BE. Natyrisht sepse Greqia nuk ka asnje miniere dhe as nafte. Portugalia po ashtu. Turizmi u sjell rreth 11% te GDP. As per qeverine socialiste nuk ka kredibilitet pa zbardhur keto vjedhje ne dite me diell. Nafta po na iken jashte pa fature dhe pergjegjesia eshte e qeverise. Miliardat po i vidhen popullit shqiptar nen rrogos dhe nderkohe ju po e topitni me politiken e corbes anti Sali dhe shkaterrimin e droges ne Lazarat. Kjo mbase eshte pozitive por ju lutem mbroni pasurite kombetare te shqiperise qe edhe ne te jetojme si njeres ne token tone dhe ti gezojme vete pasurite qe zoti na i ka falur me bollek. Nuk jam kunder investimeve te huaja por ato te behen konform perfitimit reciprok ku sejcili te marre ate qe i takon.Populli i mbrekullueshem shqiptar po e paguan shtrenjte me breza servilizmin dhe inferioritetin qe tregojne politikanet shqiptare tek te huajt. Koha po tregon qe kjo eshte nje sjellje sa e peshtire aq dhe e rrezikshme per prosperitetin e shqiperise.

  10. lili says:

    Oboooo sa terheqese na qenka jeta te d’y per turizm elitar! Ah ah ah …

  11. laku says:

    Po kur itha Rama hajdut Ilir Kryemadhit e kishte seriozisht apo genjehu.Si thoni ju te PS

  12. mimi says:

    Shume bukur ashtu bashke presim gjera te mira per vendin.

  13. oskeola says:

    me ate legenin qe ke ne foto asgje nuk mund te besh ti ka lidhur kembet.

  14. al says:

    Rama je vizionar per te ardhmen europiane te shqiperise.perfundimi i akseve kryesore sidomos ne zonat turistike do ti tregoje botes akoma me teper se cfar bukurish ka shqiperia.kuptohet qe ne blloqe nuk flasin te gjithe mire ,por me teper me ben pershtypje disa koqevar dhe jo kosovar qe shprehen keq.ju keni harru se ketu flitet per shqiperine dhe jo per ju.mbyllni gojet dhe shkoni tek 55 se na merzitet me fyerje.

  15. berti says:

    O al o trim me flet. Ke nonje pjese dhe ti me Liken andej nga baba tomorri. Oburra mereni malin te gjithe se eshte leke i papare. Pavaresisht se ata qe nxjerrin gurin nuk u jepni as dhe leket e bukes me margarin qe marin me vete te shkretet. Kush do ta bej te ardhmen me vizionarin tend? Miku i Saliut apo miku i Edit. Se mua me del i njejti . Dhe i pari ishte bashkehajdut. Apo ujqit e Skraparit nderrojne zakonin bashke me koalicion. A po harrova. Ka filluar dieten koketuli i skraparit e nuk i nevojitet shume per te ngrene, i ka ik oreksi. Hajt se ia sjell Edi…

  16. free says:

    akoma se kuptoni qe kta tjetr thone tjeter bejne…..spo vijne dot shqiptaret ne shqiperi per turizem dhe te takojne familjet ne vere e jo me te huajt qe shastisen me bileta nga 450 euro korrik/gusht. ca turizmi belbezojne kta kur skan transport publik per ne plazhe …..apo duhet marre makine me qera 40euro/dita me e shtrenjta ne Europe, pa pika \info per turizmin, pa hoteleri online…..apo te dalin njerzit ti bien dyerve kush ka dhome te lire …..hajde pallavra hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje