Nishani në Samitin e SEEP: Statusi, stacioni i radhës që na rrit përgjegjësitë dhe angazhimet

25 Qershor 2014, 16:00Politika TEMA

“Marrja nga Shqipëria e statusit të vendit kandidat është stacioni i radhës që rrit përgjegjësitë dhe angazhimet tona. Shqipëria dhe shqiptarët e mirëpresin vendimin pozitiv të Këshillit Evropian për statusin e vendit kandidat, duke e konsideruar atë të merituar, si njohje të arritjeve të deritashme dhe mbështetje për të vazhduar procesin e reformave të thella”.

Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani në fjalën e mbajtur sot në Samitin e Krerëve të Shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEEP), që po mbahet në Bukuresht.

“Shqipëria dhe institucionet shqiptare janë plotësisht të vetëdijshëm se statusi i vendit kandidat është stacioni i radhës që rrit përgjegjësitë dhe angazhimet tona. Jemi vullnetplotë për të ndërmarrë hapat që kërkon përshpejtimi i mëtejshëm i reformave, ku prioritet është reforma në drejtësi, e bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës, duke ruajtur pavarësinë nga influencat politike dhe nga grupet e interesit”, theksoi Presidenti.

Duke u ndalur te politika e jashtme, Nishani nënvizoi se Shqipëria tashmë ka dhënë prova bindëse se është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, ndërsa praninë e faktorit shqiptar në rajon e konsideroi një urë lidhëse mes vendeve tona.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, Presidenti theksoi se angazhimi i përbashkët për të ndërtuar një infrastrukturë moderne rajonale, për të hequr të gjitha barrierat jo-fizike të bashkëpunimit, duke ngritur “infrastrukturën” e shkëmbimeve në të gjitha fushatj, po e bën Evropën Juglindore një treg tërheqës e konkurrues, që mund të përafrojë perspektivën e tij euro-integruese.

Presidenti tha se kryesimi i SEEP-t nga Shqipëria, nën moton “Regional oënership in action”, synon të arrijë objektivat e tij, përmes zbatimit të një kalendari të ngjeshur aktivitetesh, ku do të përfshihen institucionet shqiptare të të gjitha niveleve, në bashkëpunim të ngushtë me Trojkën, Sekretariatin e RÇ, partnerët evropianë dhe të gjithë anëtarët e SEECP.

Gjithashtu, në fjalën e tij në Samitin e Bukureshtit Presidenti nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në nismat dhe forumet rajonale.

“Shqipëria ka mirëpritur pjesëmarrjen e Kosovës në veprimtaritë e SEECP-it dhe përshëndet vendimin për ta ftuar Kosovën që të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në veprimtaritë dhe takimet e të gjitha niveleve dhe në kushte të barabarta të këtij forumi”, nënvizoi Presidenti Nishani.

9 komente në “Nishani në Samitin e SEEP: Statusi, stacioni i radhës që na rrit përgjegjësitë dhe angazhimet”

  1. . says:

    ================================================================
    BE-ja dhe Nderkombetaret kerkojne
    ndeshkim te kreut te ish-qeverise qe 23 vjet vodhi,
    vrau, mashtroi, degjeneroi me piramidat, krime dhe droge Shqiperine.
    ================================================================

    Ata kerkojne arrestim me burg te Ali Bab Saliut dhe
    gjithe oborrin e tij.

    ================================================================

    1. andromeda says:

      Foli dhe ky gjytyrymi.

      1. Prec Ulaj says:

        Duhet qe njeri nga anetaret ne takim, ti tregoje vendin ketij te paafti, se Drejtesia eshte pika e dobet, dhe Nishani ka 25 Gjyqtare qe akuzohen per korrupsion, dhe nuk i ka shkarkuar ne KLD.
        Vazhdon emerimet i Kreshnik Spahiut, agjenti Serb qe beri namin ne sistemin e Drejtesise me Berishen.
        Paaftesia e Bamir Topit beri qe Berisha me Kreshnik Spahiun te emerojne njerez te korruptuar si Gjyqtare, Prokurore ….
        Kjo kerkohet sot nga Nishani, te spastroje te korruptuarit nga Drejtesia.

  2. AHA HA HA HA HA HA says:

    HA HA HA AH AHA

    AHA AHA AHA AAA

    http://goo.gl/dER1PQ

  3. sherifi says:

    Ti mire e ke more z.president,po e keqja jote eshte se ti nuk hedh dot asnje hap pa pyetur udheheqesin tend shpirteror berishe dhe prandaj dhe punet ne sistemin e drejtesise qe ju jeni kryetar i keshillit te larte te drejtesise,punet po shkoin “Vaji”.

  4. QYTETAR says:

    Pasaktesi ne shprehje (nese eshte cituar sakte):

    Keshilli Evropian nuk eshte mbledhur ende dhe nuk ka vendosur ende per kete aspekt. Keshilli Evropian, pra takimi ne nivel kreresh te Shteteve dhe qeverive, fillon me date 26 qershor. Vendimi deri tani eshte marre nga Keshilli i Ceshtjeve te Pergjithshme e qe mblidhet ne nivel Ministror.

  5. anonim says:

    Valle, ne keto konferenca, kush ja ul e ja ngre breket ketij qytrimi kur vete ne banjo?

  6. Nebi says:

    Me karrigen e ¥ Presidentit ty te more me qafe o z Nishani.
    Zoti te c lironte nga ajo karriges e do na turperoshe!

  7. faleminderit BE says:

    po per kete pike besoj biem dakort te gjithe besoj…http://goo.gl/EwYV2t

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje