Rauning: Gjeni kompromisin për zgjedhjen e anëtarëve të AMA dhe RTSH

25 Qershor 2014, 11:28Politika TEMA

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Florian Raunig nxiti sot deputetët në Kuvendin e Shqipërisë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e anëtarëve të strukturave qeverisëse të AMA-s dhe RTSH-së.

“Në këtë proces, duhet të mbizotërojë interesi publik mbi interesat e ngushtë partiakë. Këto vende vakante duhet të plotësohen me persona të cilët karakterizohen nga integriteti, aftësia, dhe bashkëpunimi”, u shpreh ambasadori Raunig gjat një tryeze mbi format e klientelizmit në këmbim të favoreve nga media, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Ambasadori theksoi se OSBE-ja do t’i monitorojë proceset e zgjedhjes së anëtarëve të dy enteve të rëndësishëm të medias në Shqipëri.

“Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias po planifikon të kryejë një studim të thelluar të këtyre çështjeve, veçanërisht për rajonin e Evropës Juglindore. Shpresojmë që, në këtë kohë vitin e ardhshëm, të kemi disa gjetje dhe rekomandime konkrete për qeveritë, duke iu referuar praktikave më të mira ndërkombëtare”, u shpreh Raunig. 

3 komente në “Rauning: Gjeni kompromisin për zgjedhjen e anëtarëve të AMA dhe RTSH”

  1. Vladimir says:

    Keni plotesisht te drejte, konsensus dhe personalitete te shquara ne fushat perkatese me pa tjeter. Por nje pyetje per Ju zoti Raunig: Ku ishit Ju dhe paraardhesit tuaj, kur qoftelargu “pushtoi” te gjitha institucionet e pavarura qe jane themeli i nje shteti demokratik?

  2. alesio says:

    Berisha: Marrja e statusit sinjal pozitiv, Rama i lidhur me krimin – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=67237&k=71#sthash.a8WLaipk.dpuf

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk na mungojne ligjet dhe Kushtetuta,per te bere zgjedhje me konsensus !
    Kompromisi per te “perkedhelur” opoziten eshte i demshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje