Rama pritje me policët e aksionit në Lazarat: I ngritët kokën lart Shqipërisë (VIDEO)

24 Qershor 2014, 21:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi operacionin e Policisë së Shtetit në Lazarat si një ngjarje që dha një kontribut në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Vlerësimet Kreu i Qeverisë i bëri gjatë një pritjeje në Pallatin e Brigadave me uniformat blu të cilat janë angazhuar në operacionin kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe goditjen e elementëve dhe organizatave mafioze në fshatin Lazarat. Duke u ndalur tek puna e punonjësve të policisë, Kryeministri i siguroi ata se qeveria do të punojë për të përmirësuar kushtet e punës së tyre.

“Unë e di se sa e vështirë ka qenë dhe mbetet puna juaj, detyra juaj, lufta juaj. Duhet të dini se për sa kohë do jemi në detyrë unë dhe ministri i Brendshëm ju nuk do jeni kurrë vetëm, nuk do të jeni të tradhtuar. Do bëjmë që kushtet tuaja të punës të jenë më të mira, dhe lufta juaj të jetë me fitore”, tha Rama.

“Ajo që ju bëtë në Lazarat nuk është e pazakonshme, është e jashtëzakonshme. Një pjesë e kolegëve tuaj po vijojnë aksionin në Lazarat, në atë vend droge që mbuloi me turp Shqipërinë. Do doja t’u shtrëngoja dorën sot për kontributin e dhënë, ashtu si dhe ju sot, pasi ju ia ngritët kokën lart Shqipërisë, dhe kontribuat drejtpërdrejt edhe për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Treguat se me çfarë përkushtimi të përbashkët e kemi ne të vullnetin për të ecur përpara e për të ndërtuar të ardhmen”, iu drejtua Rama disa qindra punonjësve të Policisë së Shtetit të pranishëm në ceremoni.

Duke ironizuar ceremonitë festive që organizoheshin nga Qeveria Berisha në raste të tilla, Kreu i Qeverisë Rama tha se ne sot duhet të ishim në një koncert 1 milionë dollarësh për vendimin e marrë në mëngjes nga ministrat e BE.

“Flamujt e NATO-s, BE-së, Shqipërisë dhe partisë tani duhet të ishin duke u valëvitur në sheshin Nënë Tereza, nën ritmin e këngëve të Çiljetës. Ndërsa unë duhet ë ndodhesha i rrethuar nga 120 roje në pritje për të nisur fjalimin e radhës, dhe për fitoren mbi opozitën. Por edhe ajo traditë fodullëku mu në mes të Evropës sot merr zyrtarisht fund, kjo nuk është dita e qeverisi, është dita e Shqipërisë. Kjo nuk është dita e qeveritarëve, por e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi pa përjashtim, është edhe dita e punonjësve të policisë. Është dita e atyre që dalin në mëngjes, përqafojnë nënën, gruan, fëmijët, dhe nuk e dinë nëse do kthehen, por janë në krye të detyrës, për të vendosur zbatimin e ligjit. Qershinë në tortën e kësaj feste të sotme, superaksionin e Lazaratit. Respekte! Respekte! Respekte!”, u shpreh Rama.

Aktiviteti nisi  me shfaqjen në monitor të disa nga momenteve më të rëndësishme gjatë ndërhyrjes së policisë në Lazarat. Zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea vlerësoi në fjalën e saj pjesëmarrjen e punonjëseve femra të policisë në këtë aksion, ndërsa theksoi se do vijohet me projektet e zhvillimit në Lazarat.

 “Projektet e zhvillimit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional do të vijojnë pas aksionit të policisë në Lazarat, për ta kthyer vendin në normalitet”, tha ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi vlerësoi punën e punonjësve të policisë gjatë aksionit në Lazarat, ndërsa shprehu mbështetje edhe për efektivët që po vijojnë operacionin aty.

“Ky operacion ishte i veçantë. Ndonëse u përballët me breshëri plumbash, ju nuk u tërhoqët. U qëlloi të bënit nga 8 orë rrugë, e sërish të kapnit pozicione më të përparuara, dhe nuk thatë u lodhëm. Bashkëpunimi ishte i palodhshëm. Ky operacion nuk ka emra të përveçëm, por ka vetëm emrin e punonjësve të policisë së vijës së parë. Kush nuk i ka provuar nuk mund të kuptojë çastet e një operacioni ku vihet në rrezik jeta. Në këtë rast të gjithë ishin në një mendje, të vërsuleshin në këtë operacion, pa marrë parasysh rrezikun”, theksoi Didi.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri e konsideroi ndërhyrjen në Lazarat si një ndryshim të vullnetit për të bërë shtet. Tahiri tha se pas këtij operacioni banorët e Lazaratit ndihen më të çliruar nga trafikantët, ndërsa shtoi se ndihej krenar për policinë duke hapur një faqe të re në historinë e shtetit.

“BE sot njohu përpjekjet dhe arritjet tona në luftën kundër krimit, trafiqeve dhe korrupsionit. Këto janë momente të rëndësishme për vendin, kanë rimëkëmbur dinjitetin që i takon Policisë së Shtetit shqiptar. U shemb një bunker kriminal në Lazarat që mbante peng një fshat të tërë, dhe dëmtonte imazhin e gjithë vendin. Ishte ngritur nën hundën e shtetit perandoria e Lazaratit. Më kanë pyetur si ndodhi që kjo të ishte në zemër të vendit, dhe askush të mos ndërhynte për gjithë këto vite. Por tani ka ndryshar vullneti. Dhe ne kemi vullnetin për të bërë shtet, për të vendosur sundimin e ligjit. Ne rilindëm dhe e ngritëm në këmbë policinë e Shtetit. Unë vizitova Lazaratin dhe takova njerëz që ndiheshin të çliruar nga trafikantët e drogës. Do të hapim një kapitull të ri zhvillimi për këta banorë, për Lazaratin dhe për gjithë vendin. Në shumë raste më parë shefat ishin ura lidhëse me krimin, ndërsa sot është e qartë se policia e shtetit nuk tradhtohet dhe nuk lihet në baltë nga askush. Sfida të mëdha kemi ende përpara në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut dhe korrupsionit. Ne kemi sfidën e madhe të çojmë përpara luftën e shpallur kundër kriminalitetit, edhe me ata që janë lart, duhet të përballemi edhe me ata që bëjnë padrejtësi. Do të shembim murin e pandëshkueshmërisë, dhe të vendosim përgjegjësit para ligjit. Unë jam krenar për Policinë e Shtetit, e veçanërisht për punën që e bëtë në Lazarat. Keni hapur një faqe të re në historinë e shtetit. Bravo të Gjithëve.”, u shpreh Tahiri.

23 komente në “Rama pritje me policët e aksionit në Lazarat: I ngritët kokën lart Shqipërisë (VIDEO)”

  1. deni says:

    Je i madh Edi, je i vendosur! respekte!!!

    1. tukja says:

      Vetem vendosmeria e nje kryeministri te tille mund te bente ate aksion, por ama sduhet lene pa falenderuar perulesisht cdo force speciale qe mori pjese! respektet maksimale!

      1. kuri says:

        ti dhe PS do te jeni te pakten 12 vjet ne pushtet!! mban era shtet!

  2. ke inat says:

    Po Ben Blushi çfar do te thote tani? U dhje fare, kushe di sa lutej te mos merrej statusi dhe te isht kritik ndaj qeverise. Mbaroi tashme misioni i tij.

  3. landi says:

    Ky ishte shteti qe mungoj Shqiptarise qe nga R. Alia .

  4. Fajkoi says:

    Vleresimi maksimal I takon Tan Didit dhe gjithe atyre officereve te policise qe ideuan dhe bene te mundur qe qutetareve ti kthehet besimi tek policia e shtetit.

  5. Kasemi says:

    Bobo c na gjeti. Populli i ngrate eshte ngulur para ekranit te televizorit per te mesuar cfar mendimi ka Ed Ha Limi per punen e Statusit. Ka shume rendesi mendimi i tij. Po presim. Ristani tere keto dite lart e poshte neper Evrope duke lobuar qe Shqiperia te merrte statusin e te pranohej menjehere me BE.

    Sa e gezuar do jete sonte Raimonda Bulku (apo BUDJA sic e therrasin studentet e arteve)…..E mi BUDE tu bofte motra, e man men? Tak…Tak…Tak…Tak tek e rrakatak mi bude.

  6. rrofte pd me Komunistin sali,posht PP says:

    Shiko, shiko,shiko ketu! ta dish mire eeee,ishte merita e saliut kjo ee,po deshe mos e beso,e ka thone zhozefina,osht e marume kjo pune. RESPEKTE,RESPEKTE,te gjitheve pa perjashtim qe moren pjese ne kete super aksion,JO kunder Lazaratit,por kunder ish kryeministrit,kryekriminelit dhe kryebanditit qe drejtonte mafien,nen drejtimin e banditit te Lazaratit dasho aliko,qe mbeshteste banditet e strehuar ne Lazarat.

  7. Luftari says:

    Ben Blushi e kerkonte nderhrjen ne Lazarat pasi priste deshtimine e ketij aksioni dhe te kerkonte doreheqjen e Rames.Ben Blushi ne kohen e zgjedhjeve eshte me Edi Ramen dhwe PS,ndersa midis zgjedhjeve eshte kunder Rames.Perfundimisht Ben Blushi eshte nje mbetje E Kacit ne PS,prej tij duhet te kihet kujdese megjthese kupen e ka mbushur dhe vazhdon te derdhet dhe kete e di prej vitesh edhe Piteri qe eshte simpatizanti i hershem i Blushit.

  8. Luftari says:

    Ben Blushi e kerkonte nderhryjen ne Lazarat pasi priste deshtimine e ketij aksioni dhe te kerkonte doreheqjen e Rames.Ben Blushi ne kohen e zgjedhjeve eshte me Edi Ramen dhe PS,ndersa midis zgjedhjeve eshte kunder Rames.Perfundimisht Ben Blushi eshte nje mbetje E Kacit ne PS,prej tij duhet te kihet kujdese megjthese kupen e ka mbushur dhe vazhdon te derdhet dhe kete e di prej vitesh edhe Piteri qe eshte simpatizanti i hershem i Blushit.

  9. labi kolonjar says:

    Jo 12 vjet por 16 dhe jane pak.Edi Rama do beje shtet,ai e meriton se bashku me stafin e tij nje BRAVO,TE LUMTE te madhe

  10. intelektuali says:

    Levizja e duhur,ne vendin e duhur,ne kohen e duhur.Kjo beri qe policia te hyje ne histori .Fale vullnetit dhe perkushtimit te kryeministrit dhe ministrit te brendshem per te ber shtet ligjor u arit ketu.Urojme qe mesazhi te meret edhe nga drejtues dhe politikane te tjere te se majtes ,ku ne jo pak raste me shume behet reklame se pune konkrete.Modelin e dha ministri Tahiri( pasi policia eshte e njejta ),te ecim perpara per te kapur kohen e humbur.Suksese!

  11. vlonjati says:

    bravo qeveria, bravo policise

  12. Mira says:

    Ne votuam qe nga rruget nacionale te ikin policet jo te shtohen me shume nuk ngeli me Tepelens pa u bere polic rugor .,dhe te flasin dhe sikur i ke borxh ndonje gje .,., nuk guxon te udhetosh nga Tirana ne Gjirokaster jane te pakten 20 postobllok me police .,,te ndalojne kot fare ,.se ke nje hall do meresh me keta debilat .,.injorantet

  13. Po jepini shperblim policeve se po flejne neper hotele me leket e tyre.

  14. mandi says:

    Po shume e vertet dhe buke rezik hane me leket e tyre

  15. LORA says:

    Ashtu sic Policia e Shtetit eshte kthyer,me dinjitet, ne detyren e saj kushtetuese dhe kombetare;ashtu edhe cdo qytetar duhet te beje ne cdo dite te perendise detyren e vet,pa u qaravitur dhe pa bere te tjeter fajtore per pa-aftesite e veta.
    Vetem duke bere secili detyren e vet,seriozisht e cilesisht,mund te ecim e perparojme si shtet e si komb.

  16. hahaha says:

    Bravo!!!!!!!!!!!!!!!!

  17. everest says:

    ta kishim dite me perpar qe lazarati esht peges te kishim derdh disa bodona me spucifikim me benzin dh te ishte djegur lazarati vetem shqiperia te pranohej per aplikim 10 vjecar.
    ka rrezik qe ateher mos te ket bashkim europjan fare.

  18. Pajtim says:

    Lereni rehat Ben Blushin. Ai e di vete mire kur te beje Kritike e autokritike. Dhe prisni, do flase. Ai e do PS po aq sa Edi e Saimiri. Le te gezojme per momentin. Njerezit e mire e kritikojne njeri tjetrin. Por dine ti thone edhe bravo njeri tjetrit. Dhe besoj se ne PS si Edi edhe Beni jane njerez te mire qe e duan Shqiperine dhe te ardhmen e PS. Dhe jane te dy njerez te mencur, qytetare te klasit te pare dhe nga ajo rrace qe na ka munguar deri tani.

  19. kuskusix says:

    si gjithnji shqiptart jan mbrapa dynjos
    bota dhe amerika vet madje,po e legalizojn hashashin,
    ne perndim kanabisi po mbillet si gruri i enverit fushave te myzeqes se lenka cukos
    ne afganistan nen hunden e ushtris amerikane shumfishohet prodhimi i heroines
    ne sauth amerika kokaina ben kerrdine
    kurse shqiptart,keta don kishot ballkanike luftojn me tymin e kanabisit
    esht njilloj si te perpiqesh te mbysesh aromen e luleve ne pranvere
    po me se?
    vec era e mutit e lufto aromen e trendafilit ne kopshtet pranverore
    do vij koha qe kjo ‘lufta e lazaratit’ te kujtohet ne histori ashtu mu sikur ‘lufta e kllasave enveriste’ apo si neni 55 i axhitacjonit kunder shtetit;kurse lufta kunder klandestinve dhe trafikut njerzor qysh tash i ngja nenit ‘arratisje jash shtetit’ te kodit komunist enverist
    beni ca te doni;shpirtin e liris dhe progresit askush nuk e shuan dot
    nji bije mijra ngrihen
    ra lazarati. do ngrihen lazarate te tjer
    mbreti vdiq,rroft mbreti
    lazarati u mbyll,lulzo amsterdami
    per me mbajt pushtetin u shit tenderi i kanabisit.
    e kishin shqiptart,e moren te huajt,hollandezet
    si gjithnji shqiptart shesin njeri tjetrin ke i huji
    dhe shperblehen si Juda me tre aspra
    edi don me mbajt tre legjislatura pushtetin…
    ed juda………

  20. lezhjani says:

    Z K/.minister. ne shqiperi keni shume fusha ku duhet te nderhyetv si ne lazarat. problem jane diplomat fallco. edhe ju si force politike keni emeruar shumicen e drejtoreve me diploma te blera, figura te lidhur me korrupsionin,e krimin. kur do ti ktheheni ketij problemi. ne kukes 80 perqind e te emeruarve jane nga ky kontigjent. po te doni beni verifikimwe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje