Marrja e statusit, një kalvar i gjate përpjekjesh e refuzimesh nga Europa

24 Qershor 2014, 15:49Politika TEMA

Shqiperia ka 5 vjet qe troket ne dyert e BE-së per te marre statusin kandidat. Përpjekja e pare ishte vetem pak jave pas hyrjes ne fuqi te marrëveshjes se stabilizim-asociimit Shqipëri-BE, me 28 prill 2009,  kur qeveria shqiptare e drejtuar nga demokratet vendosi te dorëzojë pranë presidencës çeke aplikimin per statusin e vendit kandidat. Nje veprim ky jo fort i mbështetur nga faktore te brendshëm apo te jashtem, qe konsideronin me shume si nje truk elektoral me shume se nje shans te vërtetë, raporton Vizion Plus.

Koha tregoi se ishte vetem hapi i pari i nje kalvari te gjate përpjekjesh e refuzimesh nga Europa. Ne muajin nentor 2009 Këshilli i Ministrave të BE-së miraton kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë. Ne dhjetor Komisioni Europian dorezon ne Tirane Pyetësorin. 4 muaj me pas, kryeministri Sali Berisha dorëzon në Bruksel, përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe menjëherë nisin verifikimet ne terren ne kuadër te hartimit te opinionit.

Me 9 nentor 2010, disa pas dorezimit te pyetësorit nga qeveria shqiptare, miratohet Opinioni i Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Rreth nje muaj me vone, me 15 dhjetor 2010 hyn në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e zonës Schengen.

Me 16 tetor 2012 Komisioni Europian i rekomandon Këshillit dhënien e statusit të vendit kandidat, me kusht miratimin e masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së Parlamentit. Ne  kushtet e konflikteve te brendshme dhe mungese te 3 ligjeve te miratuara, Keshilli Europian refuzoi ti jepte Shqipërisë statusin.

Me 16 tetor 2013 nisur nga progresi i arritur, Komisioni Evropian i rekomandon Këshillit dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë me dakortësinë që vendi të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Por per shkak se disa vende antare, si Britania e madhe, Holanda, Franca etj. kërkuan me shume kohe per te vërtetuar se reformat e nisura nga Shqipëria ishin reale, statusi serish nuk u dha.

Me 6 mars 2014 Zhvillohet takimi i dytë i dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Eurokomisionerit Stefan Fyle,  i dorëzohet udhërrëfyesi për 5 prioritetet, ku gjendeshin të detajuara të gjitha hapat konkrete që qeveria po ndërmerr në përmbushjen e 5 prioriteteve.

Me 4 qershor, Komisioni Europian i rekomandoi per here te trete Këshillit te Ministrave te BE statusin e vendit kandidat per Shqipërinë duke vleresuar paralelisht edhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

6 komente në “Marrja e statusit, një kalvar i gjate përpjekjesh e refuzimesh nga Europa”

  1. tourkofagos says:

    pak e veshtire me qen shtet islamik mes evropianesh………

    1. Gjergj says:

      Nuk e njihke fare historine e Shqiperise, qenke injorant fund e maje…

  2. joni fr says:

    faleminderit kryeminister, ju e doni njesoj si ne populli i thjeshte shqiperine, ne jemi krenare per shqiperine tone, saliu nuk ka punuar as dhe nje dite te vetme per shqiperine, per serbine ka punuar keto 23 vjet , sali kreyeqelbesira !!!

  3. bledi says:

    Dhe me ne fund ja dolem, nje dite pas rilindjes se shqiperise, 23 dhe 24 qershori te ketyre dy viteve duhet te mbahet mend gjithmone.

    1. lacjani says:

      Po jena lodh me jena lodh duke u marr me te gjith kto koh, po na shperlante trut ai saliu ne se na e bote si te marrme kur ktej gjith bota ishte kundra, se pagute kshu ai kompani per lobing, na merrnin ca miliona me shume.

  4. egi says:

    pas 5 vitesh me ne fund e morem statusin,sigurisht nje falenderim shkon edhe per SALEN sepse ai e boni punen ? http://goo.gl/VVedUw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje