Statusi/ Rama: Çiljeta nuk do të këndojë këtë herë, pasi kemi shumë sfida. Do godasim "Gatet" e drejtësisë

24 Qershor 2014, 14:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi marrjen e statusit të vendit kandidat si një shenjë shumë të qartë për drejtimin e rrugëtimit të Shqipërisë, e cila nga sot ka më shumë shpresë e dritë për të gjithë shqiptarët. Në një konferencë për mediat, Kreu i Qeverisë u shpreh se vula mbi këtë vendim do të vendoset nga Këshilli Europian dhe atëherë do të jetë edhe koha për të bërë një përmbledhje më të plotë dhe për të adresuar gjithë kënaqësinë dhe reflektimet tona. Kreu i Qeverisë u shpreh i gatshëm për të diskutuar me kreun e PD-së Lulzim Basha për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punën e përbashkët. Por Rama u shpreh se mazhoranca dhe Shqipëria nuk kanë më kohë për të humbur për të ecur më shpejt përpara në rrugën e integrimit.

“Statusin nuk do e bëj më të rëndësishëm sot sesa dje dhe as do i bie gjoksit që morëm statusin. Ne bëmë detyrën tonë dhe e morrëm në kohë rekord. Kam pasur neveri kur kam parë qeverinë paraardhëse kur organizonte koncerte dhe të mbushte qiellin me fishekzjarre për të shfrytëzuar politikisht arritje të kësaj natyre. Çiljeta nuk do të këndojë këtë herë dhe ne do të ftojmë të gjithë ata që mendojmë se duhen ftuar, do të ftojmë edhe Sali Berishën për të qenë së bashku në një festë dinjitoze dhe modeste për të adresuar në atë festë gëzimin tonë për atë që u arrit dhe reflektimet tona. Nuk do të monopolizojmë statusin për qëllime politike”, tha Rama.

“Duhet më shumë punë për të shkuar shpejt në harkun e kohës që kërkon anëtarësimi drejt anëtarësimit. Kjo që kemi arritur besoj se flet qartë se mund të arriojmë çdo gjë nëse kemi një paln dhe nëse kemi skuadrën e duhur. Ashtu sikundër patëm një plan të qartë dhe të detajuar sesi do të kapërcenimin hendekun e hapur mes nesh dhe këtij hendeku për shkak të problemeve në disa vende të europës, ju siguroj që plani ynë do të funksionojë në të gjitha drejtimet. Në dhjetor ministrat dhe më pas Këshilli donin siguri që ne ishim vërtet seriozë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Dhe sot jam krenar se jo vetëm iu përgjigjëm flakë për flakë sfidës që na bënë, por e pritëm mbledhjen e sotme me një sukses, me një Shqipëri pa një Republikë më vete të drogës, siç ishte ajo që rëndonte imazhin e vendit tonë, Lazaratin. Në dhjetor u kërkua që ne të kemi një qasje më të pjekur ndaj Parlamentit dhe sistemit politik në tërësi dhe ne po bëjmë gjithcka që Kuvendi të jetë një hapësirë garancish për opozitën, do e vazhdojmë ta bëjmë, duke pritur që opozita ta shfrytëzojë këtë në mynyrë racionale dhe konstruktive. Dua ti falenderoj që provuan se Shqipëria të marrë atë që meriton kur sillet me dinjitetin europian, kur sillet si e barabartë me këdo. Ne e bëmë këtë, pasi jo vetëm e morrëm statusin, por e morrëm në mënyrë shumë dinjitoze përmes një komunikimi shumë dinjitoz”, theksoi Rama.

Përmes një batute, Kryeministri e krahasoi statusin me fejesës, ndërsa u shpreh “edhe fejesa ka kushte dhe pa plotësuar kushtet nuk martohesh dot”.

“Ajo që kemi përpara është një proces më intensiv, rruga jonë është më e vështirë dhe sfida vjen duke u bërë më e madhe. Ne do t’ia dalim pavarësisht kushteve që na vendosin, pasi kushtet që i kemi vendosur vetes janë më të rënda. Ne do të bëjmë çdo gjë që lidhet me çka na kërkohet pasi është në të mirën e vendit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Destinacioni ynë është të shkojmë përpara dhe të ecim më shpejt drejt Rilindjes dhe të ecim drejt rrugës për tu bërë anëtarë të BE”, u shpreh Rama.

Opozita

Në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me opozitën për realizimin e reformave, Rama tha se për një vallëzim duhen dy vetë, vetëm vallja e shpatave kërcëhet vetëm.

“Ne jemi në dispozicion të opozitës, që ajo të kontribuojë me alternativën e saj, jemi të gatshëm të dëgjojmë çdo opsion që opozita ka për çdo ligj dhe reformë, por shqiptarët duhet të ecim më shpejt. Ne nuk mund të rrimë në vendnumëro bashkë me opozitën. Ne nuk bëjmë zgjedhjen e opozitës. Opozita i ka të gjitha hapësirat, dhe për ne është e rëndësishme që opozitës sot mos i mungojë asgjë nga ato që i kanë muguar opozitës dje”, theksoi Rama.

Në lidhje me deklarimet e bëra nga Kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ftoi mazhorancën të dëgjojë opozitën për reformën territorial, Rama tha se është i gatshëm të dëgjoj Kryetarin e PD në çdo orë dhe për çdo temë që lidhet me punën e përbashkët dhe jo se kush është koka apo këmba në PD.

“Për reformën territoriale ne jemi të gatshëm të dëgjojmë mendimin e tyre për 5 variantet tona apo të na paraqesin variantet e tyre. Por koha nuk pret, megjithëse mjafton edhe një ditë e vetme për një reformë që për 23 vite të gjitha palët duan ta bëjnë. PD ka të gjithë ekspertizën e duhur për këtë reformë, por varet nga vullneti që kanë. Do ishte mirë që ta bënim sëbashku këtë reformë, pasi është një reformë që sa më shumë konsensus të ketë aq më mirë është. Por ne do e bëjmë, edhe po nuk erdhën”, theksoi Rama.

Reforma në drejtësi

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për reformën në sistemin e drejtësisë, madje ripërsëriti se me sistemin e drejtësisë që ka sot Shqipëria Bashkimin Europian nuk mund ta shohë as me teleskop.

“Gatet e drejtësisë duhet të dorëzojnë çekiçin pasi ato vrasin më shumë sesa çdo gjë tjetër në Shqipëri. Reformë të thellë dhe të dhimbshme për Gatet brenda sistemit të drejtësisë. Nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të falim. Takimi me Kancelaren Merkel ishte një nga takimet më të bukur të jetës time, por rrallë mund ta kem ndjerë veten aq keq në atë takim kur Kancelarja më ka thënë dakort argumentet për statusin i dëgjova, por një pyetje kam: a besoni ju që me këtë sistem drejtësie që ka sot Shqipëria mund të hyjë në Europë? Kurrë, as me dylbi dhe as me teleskop nuk e shikojmë Europën. Kush i ka mbijetuar me sukses deri më sot çdo lloj situate duke dalë edhe më i përfituar në mënyrë të paligjshme duhet ta ketë të qartë mesazhin tonë: ne do të godasim, mandati ynë është për të goditur. Nuk mund të turpërohemi në sytë e Botës dhe as do të bëjmë sehir që Gatet me çekiç lëshojnë gatet me armë dhe këta vrasin njerëz pasi paguajnë gatet me çekiç për tu kthyer prapë rrugëve. Dy palët e Gateve duhet të bëhen bashkë dhe të shkojnë atje ku e kanë vendin”, theksoi Rama.

Shqetësimi për ekonominë

Kryeministri Edi Rama theksoi se shqetësimi më i madh sot për Qeverinë është ekonomia, të rritja e të ardhurave në xhepat e shqiptarëve, rritja e punësimit.

Vlerësimet

“Sot dua të falenderoj kolegët e mi, skuadrën time, për të gjithë punën intensive dhe të spikatur që kanë bërë për të arritur këtu. E dini të gjithë që jo vetëm nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë edhe më e ndërlikuar sepse vetë Europa, Bashkimi Europian sot është më i ndërlikuar. Një falenderim shumë i posaçëm shkon për ministren e Integrimit dhe ministrin e Jashtëm që kanë punuar në sinkron duke ndarë një barrë tejet të posaçme në gjithë këtë periudhë, duke kuptuar vazhdimisht, duke trokitur derë më derë dhe duke avokatuar me seriozitet, me kompetencë të lartë për Shqipërinë dhe shqiptarët të gjitha arsyet që janë dëgjuar fort sikundër tregoi edhe dita sot. Një falenderim për të gjithë ministrat e angazhuar për realizimin e 5 detyrave. Ministri i Brendshëm me një vlerësim të posaçëm për shkak të peshës së posaçme që zë lufta kundër krimit, ministri i Drejtësisë, puna e të cilit do të bëhet edhe më e rëndë, ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për përpjekjet në hapësirën e frontit që ka të bëjë me anti-diskriminin, ministren e Adninistratës Publike dhe Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit, njëkohësisht ministrin e Pushtetit Vendor. Falenderim me mirënjohje, jo i detyruar, i shkon bashkëkryetarit të Aleancës ‘Shqipëria Europiane’, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili mbështeti me gjithë fuqinë parlamentare të aleancës sonë qeverinë në këtë proces, duke shpenzuar orë të tëra pune dhe duke trokitur në funksion të avokatimit të domosdoshmërisë që Shqipëria të merrte statusin”, theksoi Rama.

Në vijim ai tha se për këtë fazë të procesit falenderimi i shkon Kryetares së Komisionit të Integrimit, e cila ka dhënë një kontribut të posaçëm që Komisioni të ishte një tryezë pune e përbashkët. Kryeministri uroi që në procesin e integrimit e gjithë opozita të angazhohet me të gjitha forcat, ashtu sikundër i takon.

Gjithashtu, Kryeministri Rama shprehu një falenderim për Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel për kohën, vëmendjen dhe rolin që luajti në gjithë këtë proces.

“Do t’i jem dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Kancelares Merkel, ashtu sikundër Presidentit Hollande dhe Kryeministrit Cameroon. Një falendrim vëllazëror për Kryeministrin Renzi, i cili ka qenë realisht një zëdhënës këmbëngulës për statusin e Shqipërisë si një gjë absolutisht e merituar. Padyshim një falenderim për Presidencën greke, Presidentin austriak Fisher, Kancelarin austriak dhe Austrinë si një vend që ka luajtur një rol kyç për lobimin duke kërkuar statusin për Shqipërinë”, theksoi Rama.

34 komente në “Statusi/ Rama: Çiljeta nuk do të këndojë këtë herë, pasi kemi shumë sfida. Do godasim “Gatet” e drejtësisë”

  1. krokodili says:

    Po vertet tani e kane rradhen “gatet” e drejtesise. Per tu bere i besushem, filloje nga peseshja qe i dha pafajsi Likes, per ate qe shqiptaret e pane me figure dhe e degjuan me ze.

    1. lini says:

      Do filloj nga te gjithe ato qe kane abuzuar qofshin 5 qe i dha liri likes e qoft kushto, e tregoi se kush eshte ky kryeminister ndaj mos kini merak, shqiperia ka fatin e madh te kete ramen ne krye.

      1. deni says:

        ne te semes dhe likja, une jam krenar per EDI RAMEN! BRAVO SE TI PASKE QENE BURRE PER KETE VEND!

        1. Raimond Vlonjati says:

          Ky kryeminister ne cdo gje qe thote eshte shume qesharak se i ka te gjitha Hipokrizi……

    2. Atdhetari says:

      E pse s’ja dhate ju te Partise se Derrave (ose PD)kur ishit ne pushtet denimin e merituar??!!

    3. DinPaku says:

      Nuk diskutohet qe statusi eshte dhene mbasi u sikteris dhjeramani nga kreu i vendit. Nuk eshte zgjedhur kot nga vete europianet data 23 Qershor per ta dhene kete status, eshte nje simbolike shume e forte, per t’i thene gjithe popullit shqiptar se, statusi eshte bllokuar vetem nga figura antieuropiane e Sali Berishes dhe per t’i kujtuar se ai status edhe mund te hiqet ne se ketij populli i lajthisin perseri mend ne te ardhmen.
      Sa per gallate, une do kisha qejf qe ne festimet qe do bej kryeministri, ç’te keqe ka qe Çiljeta te kendonte perseri? Le t’ja bente ftesen ai Çiljetes, le ta shtrengonte edhe ai nje here ne tribune Çljeten, jo per gje, por edhe do t’i shkonte ai shtrengim dhe jo si dhjeramanit qe çdo gje e bente me sforcim, edhe per te qeshur nuk qeshte dot por zgerdhihej.

    4. adrin says:

      Te fillohet nga Gjykata e tiranes 80 – 90 % jane te korruptuar. Te mos falet asnje as ne Keshillin e larte te Drejtesise jane pothuaj te gjithe korruptuar.

  2. bastardi says:

    Nuk ka cte thot basha jo do mundohet te mbroje te gjithe kriminelet e tyre qe kane ne ate sistem mos prit shume prej tij.

  3. at says:

    Ndjesia kryesore eshte; mirenjohje per Evropen, por edhe vleresim per shumicen e re.
    Dhe cfare koecidence: fiks ne te njejten dite nje vit me vone nga vota kunder e shqiptareve per Berishen vjen aprovimi i statusit per Shqiperine, per me teper vetem pak dite pasi Berisha u perjashtua nga parlamenti!
    Ndjesia e fundit eshte: me shume mundesi statusin nuk do ta kishim marre kurre me Berishen kryeminister!

    1. Shoku N. Vjosa says:

      Harrove qe ky e bllokoi statusin ne 2012-en? Sa shpejt qe harroni…

      1. Atdhetari says:

        As pergjigje s’meriton o idiot

  4. dajti says:

    Urime ! …Po arite te godasesh gatet edrejtesise …do besh histori !!! ..Nuk do ikesh si qeni ne vesht si iku ai hunderi i tropojes qe shume shpejt do ti fshihet emri nga kujtesa e shqiptareve …..dhe do ngelet nostalgjiku i xhozit ,lulushit ,i eduarkes ,i bumcarkes …..

  5. fllad says:

    A je i sigurte qe do te godasesh Gatet ne drejtesi, duke qene se ata jane edhe brenda qeverise suaj?!

    1. Atdhetari says:

      Sa kollaj flisni tani o derrat e Partise se Derrave po kur ishin brenda ne qeverisjen tuaj pse nuk vepruat o derra?!

  6. danny says:

    Marrja e statusit, pa dyshim konsolidon edhe statusin politik te Shqiperise, pas 24 vjetesh kur politika shqiptare vetem ne Tirane nuk behej.
    Zoti Rama ka nje shans te rralle historik qe, pas 25 vjetesh te veje perseri ne vend dinitetin kombetar, te riformatoje marredheniet e Shqiperise me Republiken e Greqise nga pozitat e barazise dhe jo te inferioritetit te derisotem.

  7. gregory.uk says:

    Qe ti bejme nje perkthim fjalimit te Rames ne shqipen popullore ai po na thote: fuqine qe me dha populli me 23 qershor e perdora per krijimin e nje qeverie me te rinj te paperlyer dhe me vizion europian, duke nderprere automatikisht lidhjen e shkurter te pushtetit me krimin, liri per fjalen e lire dhe te drejten e protestes duke I vene perballe protestave jo armatim te rende por vetem police femra , pastrimin e administrates nga te koruptuarit dhe nga te “shkolluarit” qe nuk kane mesuar akoma te shkruajne gjuhen shqipe, nje proces qe eshte ne vazhdim , liri te pa kufizuar ne parlament per ish kryeministrin per ti dhene mundesi shqiptareve ta shohin se kush I ka qeverisur ne te vertete per 8 vjet dhe se kush e drejon opoziten ne te vertete sot, goditje e pa precedent kunder krimit dhe narko trafikut duke I kthyer shqiptareve te ndershem shpresen se eshte e mundur qe ne shqiperi ligjin ta beje shteti dhe jo te fortet, I kemi shpallur lufte sistemit te koruptuar te drejtesise dhe fitorja eshte e garantuar sepse kam mbeshtetjen e pjeses me te madhe te popullit dmth shqiptarve qe e duan vendin e tyre, si dhe te gjithe komunitetit evropian i cili tashme na ka futur ne dhomen e pritjes, dhe pas te gjithe ketyre e kane radhen te pergjigjen para drejtesise te gjithe ata qe e vodhen e plackiten dhe e vrane popullin me te vuajtur te europes se drejtesia vonon por nuk harron (disa po dalin nga binaret e cirren pikerisht se po i ngushtohet laku ne fyt) kur te perfundoj kete cikel atehere ne do jemi plotesisht europian dhe femijet tane kane nje te ardhme te sigurt si gjithe popujt e tjere te europes, kaq e thjeshte eshte dhe vetem nje ekip I pergatitur me vullnet te palekundur mund ta beje realitet.

    1. sky says:

      E drejt, por ky perkthimi duket si i bera nga dikush qe e njeh nga brenda kete strukture. Pasi populli i thjesht shikon vetem ca del ne tv ? Po ta njihnin nga brenda se cfare pune po behet, njerezit do te ndjeheshin akoma dhe me krenar.

  8. beni says:

    CiLJETA te shkoje e ti kendoi gates ne burg,por tani qe lazarati u godit te vazhdohet goditja ne prokurori dhe gjykate, se jane totalisht te korruptuara, populli ka vite qe e pret kete goditje, dhe me goditjet ne bregdet,po u bene te gjitha keto goditje PS e mban pushtetin edhe 30 vjet te tjere.

  9. Bodigardi i Temës says:

    Mendoni, sikur sot të ishte në pushtet Sali shpellari me fundërrinat e tij, çfarë do të bënin, çfarë do të thoshin e si do të silleshin me opozitën…???!!! Kush ka sadopak tru e llogjikë, e imagjinon kollaj dhe bën dallimin, i cili nuk ka të krahasuar… Nga njera anë kultura, toleranca, “stofa” perendimore e mazhorancës së sotme dhe nga ana tjetër fodullëku, bajraktarizmi primitiv dhe urrejtja anadollake maloko-shpellare e llumpenit që na ka pirë gjakun kaq vite…

  10. Xeni i Berishajvet says:

    hahahahaha. Kembanat bien per ata qe kane veshe….., kriminelet e PeDe’se se shpejti ne rresht per nje me ne krye plakun Mere

  11. mer says:

    dite zie per ZIKET!

  12. baffo says:

    dhe une besoj fort qe CILJETA nuk ka me kenue por amani rre te pakten te kenoj ai KOZMA DUSHI me ate grupin famos te LEFTER MALIQIT cojani gates se dhe ai i peqen si grup se nuk e besoni sa bukur qe kenojne ke qejf ti degjosh qafsha plaken nuk tallem

  13. Gjergji says:

    Edo Rama je I Madh. Je njeriu I mungaur .I ketyre Viteve .Qofsh mire.URIME.

  14. d says:

    Nje here i ka ra fati shqipetareve e udhehiqet nga nje njeri serioz, ne daç ta mbajne ndaç ta perbuzin… Sdo kene me mundesi te korrigjohen… Urime z. Rama

    1. kuna says:

      Zoti Kryeminister urimeeeeeeeeeeeeeeeeeee! bravooooooooooo, per cdo gje qe ke ber dhe do te besh, mos harro se lazot jan atyu, te duam shum

      1. kuna says:

        nuk kendon ciljeta sepse iku salaaaaaaaaaaaaaaaaa.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Now we cooking..

  16. kuna says:

    ti je njeriu qe i solli ndryshimin vendit, ec atyyyyyyyyyyyyy Ediiiiiiiiiiiiiiiiii, Europa e mori vesh, vec ti e sjell ndryshimin, historia po shkruhet je vetem tiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

  17. egi says:

    http://goo.gl/xFiO10
    Urime popullit shqiptar qe mori statusin e kandidatit te BE-se. E them keshtu sepse kjo nuk eshte merite e politikes shqiptare dhe as e gjoja reformave te qeverive te Shqiperise gjate ketyre 24 vjeteve te te ashtuquajtures demokraci, qe nuk eshte tille, sepse eshte shkerdhatokraci.
    Sa per politikanet dhe pushtetaret shqiptar ne si popull kurre nuk do te merrnim kete status, sepse nuk i interesonte ketyre maskarenjeve politikan qe jane njeri me maskara se tjetri.
    Shqiperia u shkaterrua ne te gjitha drejtimet duke perfshi edhe ato morale nga teoria famekeqe e Terapise se Shockut dhe Ekonomise Zero.
    Por ja qe kemi edhe miq ne Evrope, ku TANJA FAJON si evrodeputete sllovene me grupin e saj lobues beri te mundur udhetimin pa viza ne hapesiren Shengen, tani perseri Evropa na perkrahu duke na dhene statusin e Kandidatit te BE-se.
    Do te thoni ju kush eshte intriguesi, ngaterrestari i kesaj zallamahije ne politiken, ekonomine, ne gjendjen morale dhe sociale te popullit shqiptar. Me paparagjykime jane dy persona SALI BERISHA dhe FATOS NANO te cilet futen frymen e negativitetit per pozitivitet. Por etaloni, masa e te keqes kuptohet eshte nje edhe i vetem si mase SALI BERISHA. Qe edhe sot ne kete dite te ketij lajmi te mire i intereson te flase kodra mbas bregut. I shoqeruar edhe nga ftyra te qelbura si ZHELEFENA TOPALLI (COBA). Qe eshte bere me e kape prej zhelesh dhe me derguar per lesh.
    Sa per EDI RAMEN, neqoftese nuk arrin ose ben sikur po lufton mafien dhe korrupsionin, duke nxjerre me emer dhe mbiemer kokat e mafies dhe te keqes, sepse me peshq te vegjel nuk quhet fitore, ne nje kohe qe populli kerkon PESHKAQENET e vertete te ketyre 24-ter vjeteve qe kane notuar ne ujrat shqiptare, atehere kot qe flasim.
    Nje pyetje kam ku kane shkuar miliardat Evrove te droges per gjithe keto vite, sepse keto nuk i ka marre vetem LAZARATI.
    Sipas PAPES se ROMES FRANCESKU, nder keto dite, ne Kalabri, perpara 250 mije personave deklaroj se me mafie dhe korrupsion asnje vend dhe popull nuk ka zhvillim, lulezim dhe mireqenie. MAFIOZET dhe te KORRUPTUARIT Kisha Katolike i CKISHERON.
    Them me marrjen e ketij statusi Shqiperia do te eci perpara ne rruge te drejte dhe te zhvillimit pozitiv, sepse me 21 shtator 2014 nuk vjen kot PAPA ne SHQIPERI, sepse lajmi u dha dhe i parapriu vendimit per statusin. VATIKANI ka influenca te forta ne boten e krishtere, ne menyre te vecante ne Evrope, ku eshte edhe Shqiperia. Kemi shanse per ecje perpara. Tung. http://goo.gl/6OZwZ6

  18. shqiptari popull says:

    çiljeta nuk do te kendoje sepse do te kendojne xhepat e shqiptareve per te paguar faturen 95 miljon euro Austrise, ne kembim te statusit qe nuk i duhet askujt e marre ne kete forme aspak dnjitoze, vetem per perfitime te kapove te qeverise .. TUUUUURP Duhesh te gezohemi, po ne fakt ndjehemi ne panik nga borxhet qe do ta varferojne akoma me shume sofren e shqiptarit te thjeshte .. MALLKUAR QOFSHI O GJAKPIRES TE KETIJ POPULLI!

  19. emigranti says:

    Shikoni se ka akoma droge ne Lazarat sepse ca komentues si psh ky shqiptaripopull s’duken dhe aq mire. Aq i ka shkarerruar sala sa cdo gje ju duket kercenuese dhe negative. Hej po nuk besuam nuk ecet perpara,pak me optimist duhet me qene robi.

  20. Kabashi says:

    Urime fillimin e negociatave Shqiperi. Per politikanet te cilit do krah qofshin le te permbahen nga cinizmi e batutat, nga lavdet e fryrja kot, shteti do angazhim, pune, dije, sinqeritet per ta mbajtur e perparuar!

  21. pirro says:

    Drejtesia eshte nje ane e medaljes. Ajo qe po demton me shume ja e hetuesit e prokuroret. Shikojini mire ze kush ja e ata dhe ckane bere keto 22 vite. Mezi shkuan ne Lazarat llalla nuk I coi. Vetem me urdhrin e kryeministrit shkuan. Merreni me mend se cfare pune do te bejne keta plehra te korrupsionit.

  22. hashimi says:

    Qe te meresh me gjyqesorin qe ta besh te fuksjonoj ne rregull je kryeminestr i nderuar po u more me Ciljet se kendon apo jo do behesh me keq se grat e keqe qe meren me llafe se po te shash te tjeret do te shajne dh ty me keq se sa te kan shar meru me punet e shtetit se statusi i kandidatit do pun jo llafe dhe sharje e thot shume mir nje komentus me lart se statusi i kandidatit i takon popullit se politikanve nuk ju intereson se i kan mbushur xhepat e tyre kejo eshte e vertet .Te kuptojemi une nuk mbroj Ciljeten ketu qe po shkruaj se nuk e njoh fare ajo eshte kegtare dhe le te kendoj si te doj sa per statusin na vjen mir te gjithfe une nuk jetoj ne Shqiperi dhe te gjith familjen po thuajse e kam me pashporta Franceze po statusi i kandidatit na itereson dhe neve se na njohin dhe na respektojn me shum se deri tani nje pjes nuk e njohi fare Shqiperin ketu se ku bije prandaj shtetit i bije per detyr te punoj me shue

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje