Debatet dhe akuzat shtohen çdo ditë në selinë blu në Korçë. Pas akuzave të forta për manipulim dhe zgjedhje të paracaktuar nga i deleguari i qendrës Eno Bozdo (lexo me 2 N), akuzat tashmë drejtohen tek kandidati Mano.
“Të gjithë kanë përgjegjësi për humbjen, vetëm Aldo nuk na paska. Ai ka humbur me 2500 vota bashkinë dhe nuk mori më shumë se 30% të votave për partinë. Ai kudo ka drejtuar, ka dhënë humbje spektakolare. Drejtoi lagjen 4 në 2013 dhe e nxori 4 mijë vota minus. PD mori më shumë se 50% të votave kundër vetëm në një lagje ku drejtonte Mano. Ky është njeri i akuzuar dhe e di gjithë Korça se çfarë ka bërë në arsim e prefekturë. Lihet në garë ky humbës dhe i akuzuar dhe hiqen gjithë të tjerët, nuk po zbatohet udhëzimi dhe për më tepër loja po bëhet nga Eno Bozdo. Kryetari i PD Basha duhet të ndërhyjë pasi po rrezikojmë përçarje”, tha A. P. për City FM.
Kandidati Aldo Mano prej kohesh është akuzuar nga brenda PD për lojëra manipulative, lidhje me krimin dhe ka pasur akuza për korrupsion. Një akuzë ka ardhur publike kohë më parë kur ai u akuzua se kur drejtonte arsimin në Korçë, e shiste një vend pune 2- 3 mijë euro.
Një burim tha për City FM se Aldo Mano vodhi naftën që iu dha si ndihmë prefekturës për përmbytjet në Shkodër, disa vite më parë. Sipas të njëjtit burim, pas apelit nga qeveria dhe mediat, ky biznes i dha prefektit (atëherë Aldo Mano), një sasi prej 500 l naftë në ndihmë të përmbytjeve që kishin ndodhur në Shkodër. “Kjo naftë nuk shkoi kurrë në ndihmë të të përmbyturve, por atë vinin e merrnin me tallona familjarët e tij”, sqaroi për City Fm biznesmeni.
Pas akuzes për shitje të vendeve të punës, kjo e vjedhjes së naftës që jepej ndihmë për të përmbyturit është një tjetër fakt skandaloz se kush po lufton për të drejtuar nesër partinë më të madhe të opozitës në Korçë.
hehehehe po edhe luli asht i akuzuar ,edhe sala po se po e si me ba prejashtime
Zgjedhja e njerezve jo te mire ne krye te PD eshte nje problem i saj. Populli, me voten e tij ne zgjedhje, do i jape ate qe meriton secilit.
Vjedhja dhe abuzimi jane problem i te gjitheve. Institucionet e shtetit te fillojne hetimet per keto akuza.
keta jan t’gjithe hajdute me cizme.
Te gjithe ne burg,ne hale te gomereve vafshin
Lazarati-eshte vetem fillimi
holaaaaaa
Ke partia e droges po nuk vodhe nuk je i denje per poste drejtuese.
Vetem Gjergji Grabocka mund ta kthjehe dinjitetin PD se Korces. Student I dhjetorit dhe I paperlyer eshte nje vlere Jo vetem per PD por per te gjithe qytetin.
Ajo nuk quhet parti demokratike, ajo quhet parti e saliut dhe po nuk qe hajdut nuk ben perpara.Ky manoja e di kete dhe u pershtat.
Nuk eshte aspak serjoze qe te kritikoni se ke ve Pd ne krye.Ata qe vuri Saliu i shani dhe po i denonconi per shperdorime e korrupsjon ,keta qe ve Luli na i nxirrni me probleme .Po ku ti gjeje Luli burrat e ndershem qe te na pelqejne.I lini ne punet e tyre se tani nuk kane azgje ne dore .Le te bejne opozite dhe nja 12 vjete se do te na pushojne veshet .