Zgjedhjet në PD/ Basha: Vetëm përmes debateve do të ringrihemi (VIDEO)

23 Qershor 2014, 12:02Politika TEMA

“Do të zgjedhim njerëzit, burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat që nesër dhe pasnesër mbarë Shqipëria, të thotë që këta që dinë të zgjedhin më të mirët në krye të familjes së tyre politike sot në opozitë, do të dinë të vënë në krye të shtetit dhe në postet publike njerëzit më të mirë nesër si shumicë dhe si qeveri”. Kështu iu drejtua Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha delegatëve të Fierit dhe Patosit në Kuvendet Zgjedhore të dy degëve të kësaj partie.

Basha ka shprehur bindjen se me votën e tyre demokratët në mbarë Shqipërinë po zgjedhin dhe do të zgjedhin drejtuesit më të mirë të cilët do të jenë në lartësinë e duhur për të përfaqësuar alternativën e lirisë, zhvillimit, të nismës  së lirë, sundimit të ligjit, respektit  dhe dinjitetit të personit. Sipas tij, demokratët kanë marrë përgjegjësinë që meritojnë për të zgjedhur njerëzit e duhur që do ta çojnë PD-së në fitore. Ai shprehu bindjen se vetëm duke debatuar e diskutuar, PD do të ecë e sigurtë në  rrugën e ringritjes, ribashkimit dhe rikthimit te fitorja në zgjedhjet  e ardhshme.

 “Demokratët kanë folur e po vazhdojnë të flasin për çfarë është bërë mirë e për çfare duhej bërë më mirë, po flasin për përgjegjësi por po nxjerrin dhe mësime. Askush nuk mund t’ju mbyllë gojën demokratëve, askush nuk mund t’ju mbajë dorën apo t’ju tregojë se për kë të votojnë e për kë jo. Nëse mbajmë gojën për shkak të frikës, indiferentizmit, konformizmit, servilizmit, nëse nuk i themi hapur gjëra që kemi për t’i thënë, nese nuk i shkëmbejmë këto pikëpamje me besim të madh tek vlerat e debatit të lirë, nuk do të dalim më të bashkuar nga kjo sallë. Bashkimi i heshtur nuk është bashkim. Bashkimi i vertetë është ai që flet, bubullin përmes debatit të lirë, përmes diskutimit të lirë ku nuk mbetet asgjë pa u thënë por asgjë që nuk vlen”, tha Basha.

 

5 komente në “Zgjedhjet në PD/ Basha: Vetëm përmes debateve do të ringrihemi (VIDEO)”

  1. Bodigardi i Temës says:

    Njerëz të pjerdhur, fundërrina moçalore e shpellare…!

  2. fiore says:

    Lulzim,lerja kete detyre ndonje te padhjeri dhe vet ti paraqitu para lavazhit sepse po kuterbon shume!Zgjedhjet e tjera ju do te jeni te paperfillshem e opozite do te jete LSI,shtresat e te ciles jane me shqiptare e patriotike e do te rivalizojne me PS me programet e tyre.Ju te ashtuquajturit te djathte e keni luftuar per cdo minute shtetin e popullin shqiptar qe me krijimin e tij ne 1912.

  3. ..nga hiri,si feniksi ?..{po presim cila do jete menyra}

  4. al says:

    Pd eshte opozite ,dhe patjeter qe eshte alternative per pushtet,por me taktiken qe ndjekin,me mos denimin e qeveritareve te saj qe ishin ne pushtet bashke me saliun dhe bashen ne krye,.keto nuk vine as per 20 vjen dot ne pushtet.po nuk iku llumi qe shkaterroi si pd dhe shqiperine nuk pastrohet pd.me keto qe ju vini ne krye si dhe me lulin kryetar qe ka dosje te shumta per tu perballur me drejtesine nuk ka rinovim te pd.

  5. Treviso says:

    A thu se do te ngriheni? Me kete polici dhe me kete shtet qe po tregohet, mos mani shprese se do ngriheni. Ky shtet do tja shtype koken krimineleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje