Në kuadër të operacionit për asgjësimin e kanabisit në Lazarat, numri i të arrestuarve që kanë qëlluar mbi policinë ka shkuar në 22 persona.
Ndërkohë në pranga ka përfunduar një polic rrugor, pasi akuzohet se gjatë operacionit policor në Lazarat ka shpërdoruar detyrën, duke abuzuar me qëllim përfitimi gjatë procesit të shoqërimit dhe sekuestrimit të automjeteve të dyshuara në Lazarat.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka bërë arrestimin në flagrancë të inspektor Lorenc Alia, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
Deri më tani policia ka bërë të mundur asgjësimin e 133.219 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 42 ton e 990.415 kg kanabis sativa.
Gjithashtu janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë si dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë si dhe 3 kg farë kanabis sativa.
Jo të gjithë kanë kultivuar hashash në Lazarat. Të paktën 40 familje janë “të pastra”. Nuk kanë mbjellë ndonjëherë qoftë edhe një rrënjë të vetme cannabis sattiva, e aq më pak të kenë mbajtur armë apo municion në shtëpi. Këtë nuk e kanë bërë, jo se ishte e jashtëligjshme, por sepse nuk ua lejon feja, e quajnë “haram”.
Bëhet fjalë për 40 familje, besimtarë të devotshëm të fesë islame, që nuk u tunduan kurrë, e as nuk xhelozuan fqinjët e shumtë që pasuroheshin shpejt me kultivim droge. Këtë nuk e thonë vetëm ata, apo fqinjët e tyre, por e thonë edhe vetëm forcat e Policisë që prej 4 ditësh po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi.
“Nuk u kemi gjetur asgjë të jashtëligjshme. Ndryshe nga fqinjët, këto familje myslimane, në vend të hashashit kishin mbjellë qepë, domate e perime të tjera”, na thonë disa prej oficerëve të forcave speciale që kanë kryer kontroll në banesat e tyre. Që të gjithë banorët e Lazaratit kultivonin drogë, ishte një ide që nuk e kishim krijuar vetëm ne, por edhe vetë Policia e Shtetit. Por ndodhi që pasi Policia u fut në fshat, u përballën edhe me njerëz që kishin zbatuar ligjin. Madje një besimtar mysliman, që sapo kishte krijuar familjen e tij të re, kishte preferuar të jetojë në një shtëpi përdhese modeste, duke refuzuar vilën dykatëshe që i kishte dhuruar i ati.
Arsyeja: Shtëpia ishte ndërtuar me para të fituara nga droga. Por ndodh që, edhe pse nuk kanë kultivuar hashash, një prej tyre, Kresho Gërveshi, 70-vjeçar, vazhdon të jetë i shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës. Në oborrin e banesës së tij u gjet një automatik, që me shumë mundësi është hedhur aty kur grupet e armatosura kanë vendosur të ndalojnë luftën kundër Policisë dhe janë larguar nga fshati. Megjithatë derisa të sqarohet e gjithë kjo situatë, i moshuari do vazhdojë të mbahet në qeli, ndonëse edhe vetë Policia dyshon se arma nuk ka lidhje me të. Familjarët e Gërveshit refuzojnë të prononcohen rreth këtij incidenti që u ka ndodhur. Edhe kjo për shkak të fesë.
te dhjefsha amsterdamin!!!
Amsterdamin !?!? E gjithe hollanda qelbet
Hajde ganxha cilesi e pare !
Tani me dhurata, nje kile + kallashi gratis
une nuk jam shume i knaqur me keto arreestime te njerezve te thjeshte , prisja te arrestoheshin kriminelat e vertet …http://goo.gl/POelEA