Beteja për Lazaratin është shumë më e hershme. Përpara se fjalën ta merrnin kallashnikovët e policisë dhe të forcave speciale në jug të vendit, ajo kishte nisur në Tiranë. Ende nuk është bërë publike se beteja ka nisur shumë më herët në kryeqytet, në dy nga godinat më të rëndësishme të shtetit shqiptar që ndodhen në aksin e Bulevardit Dëshmorët e Kombit: nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave tek Ministria e Brendshme. Ishte si skenari i një teatri real, të frikshëm, me shumë pikëpyetje që pati madje, edhe një provë e sprovë gjenerale përpara aktit final. Këtë javë, tani që e pamendueshmja ndodhi, janë edhe një sërë shenjash, kumtesh dhe detajesh, të cilët, në momentin që kanë ndodhur dhe veç e veç njëra-tjetrës nuk tregonin asgjë, por që sot, provojnë pikërisht këtë gjë: vullnetin e fortë të qeverisë shqiptare dhe vendimin e saj të hershëm për t’i dhënë fund feudit të paligjshmërisë në Lazarat.
Nga tetori në maj
Burime krejtësisht të rezervuara dëshmojnë se ideja e shpalljes së luftës kundër prodhimit të hashashit dhe ndërhyrjes në Lazarat, ishte një ide që kaloi në të paktën tre faza, kryesisht larg syve të publikut dhe me dëshmitarë e protagonistë që nuk e kalojnë numrin e gishtave të një dore. Edi Rama, kryeministër, i pari dhe më pas, Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm, e kanë vendosur një gjë të tillë dhe e kanë diskutuar paraprakisht që në tetor të vitit të kaluar. Të sapohyrë në zyrat e shtetit, ideja se mund dhe duhej të ndërhyhej në Lazarat, ka qenë në fazën e vet fillestare. Më shumë një dëshirë dhe vullnet politik sesa një akt i planizuar dhe i mirëfilltë policor. Sepse e tillë ishte situata dhe i tillë ishte miti i krijuar mbi fshatin e hashashit, plus dhe ngarkesën e pafundme politike që e shoqëronte pashmangshmërisht një gjë të tillë. Në thelb, trupa policore nuk kishte ndryshuar, por kishte ndryshuar koka komanduese e saj dhe mbi te gjitha, vullneti politik i shumicës së re qeverisëse.
Në dhjetor, me shtyrjen e datës për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, ideja u rikthye sërish. Me të njëjtën ngarkesë politike, por e shfaqur edhe si një nevojë për të dëshmuar përpara partnerëve ndërkombëtarë vullnetin për të luftën kundër trafikut dhe prodhimit të drogës. Kurse në javën e dytë të majit, atëherë kur rrota “fatkeqe” e avionit të italianit të drogës ngeci në rërë, plani i ndërhyrjes në Lazarat u bë emergjent, pavarësisht se nuk ishte lënë asnjë çast në heshtje. Pikërisht ky ishte momenti i fundit të dyzimit dhe çdo dileme të natyrshme për të ndërhyrë me forcën e forcave policore dhe të ligjit në fshatin ku ligjin e bënte antiligji.
Deri në atë moment, qeveria, kishte ende shpresë se do ta fitonte këtë betejë me bllokimin e trafikut në rrugë tokësore, duke rritur kontrollin në vijën bregdetare e porte, duke bllokuar me blloqe betoni aeroportet si dhe duke shtuar bashkëpunimin me dy fqinjët, Italinë dhe Greqinë. Në betejën që zhvillohej në terren nga policia dhe në Kuvend e media nga politika, shifrat që servirte Ministria e Brendshme, në mënyrë tërësisht paradoksale nuk mjaftonin më për t’u quajtur sukses i saj. Edhe pse thuhej se për çdo kilogram drogë të kapur gjatë vitit të fundit të qeverisjes së demokratëve, të majtët sekuestronin pesë të tillë, përsëri, ajo nuk mjaftonte. “Fëmija” pa emër i ishte lënë në derë qeverisë së majtë dhe “ati” i vërtetë i saj kërkonte pa pushim hesap për atësinë e tij. Koincidencat fatale që paraprinë rrëzimin e avionit të drogës në Divjake, akuzat politike para dhe pas rënies së tij, duket se i dhanë shtyrjen e fundit çdo dileme dhe çdo dyzimi: Është ora për betejën finale! Do të goditet në zemër të fenomenit, do të goditet fillimisht simboli. Si në një trup të mposhtur nga kanceri. Në fillim operacioni i dhembshëm dhe më pas kimioterapia.
Shenjat që paraprinë
Në fjalimin e parë në Kuvend kur votohej qeveria e tij, Edi Rama tha një fjali që, e shkëputur nga konteksti, afronte shpjegime kontradiktore. Një fjali që u duartrokit fort nga votuesit e tij që po dilnin nga një frustrim i gjatë tetë vjeçar politik: erdhi dita jonë!, dhe u godit po aq fort nga kundërshtarët e tij që e lexuan si një kërcënim për opozitën. “Prisni, prisni, nuk keni parë asgjë akoma!”, tha Rama atëherë. Me të njëjtin stil, me një njëjtin ton, me gjysëm misteri e gjysëm kërcënimi, edhe me dëshirën për të folur për “As”-in që fshihte nën mëngë, edhe me ngërçin që e detyronte të mos shtyhej më tej, në mënyrë të përsëritur, Rama i kthehej dhe i rikthehej debatit për drogën. “Prisni, prisni dhe do të shihni!”. Njëlloj si në teatër apo filmat horror kur rritet tensioni i spektatorit, sa më shumë kalojnë minutat e shfaqjes. Sepse në të vërtetë Rama e Tahiri po përgatisnin shfaqjen e tyre.
Personazhi i dytë që dinte çfarë do të ndodhte, ministri Tahiri bëri gjithë këto javë të fundit, krejt të kundërtën e eprorit të tij në qeveri. Nuk foli. Në këtë skenë e skemë hyri vonë publikisht. Me një zgjedhje e cila në llogari të fundit i doli për mbarë. Nga pikëpamja politike dhe ajo policore. Askush nuk vuri re se Tahiri, zakonisht i zhurmshëm dhe dashnori i ekraneve, nisi të shmangej prej tyre. Kryesisht nga debatet politike Kuvend dhe në studio televizive. Ai pothuaj nuk tha asnjë fjalë gjatë ndeshjeve për drogën në Kuvend mbas rrëzimit të avionit në Divjakë. Vetëm dy konferenca shtypi që dha ditën e rrëzimit të tij dhe të nesërmen, megjithatë, mjaftuan që pikërisht në ditët që flitej më së shumti për të, ai vetë të heshtte. Sipas parimit që sa më shumë të dish, aq më shumë e mban gojën mbyllur, Tahiri dinte se edhe për mundësinë e trafikut të drogës nëpërmjet ajrit kishte nisur një hetim policor. Që me shumë gjasa, e vërtetonte një gjë të tillë, por e çonte këtë mundësi në kohën kur qeverisnin demokratët. Për Lazaratin, deri më atëherë, Tahiri kishte mbajtur një qëndrim që dukej i dyzuar dhe që mund të komentohej në dy mënyra krejt të kundërta: “Është një problem kompleks, por që do zgjidhur. Lazarati nuk është vetëm një problem policor”. Dëgjuesit mund të zgjidhnin të merrnin si përgjigje edhe dëshirën për të ndërhyrë, edhe dilemën nëse duhej bërë apo jo. Ndërkohë, pakkush e dinte se po llogaritej që kjo sfidë, e cila nuk kishte asnjë shans të humbej, po konturohej plotësisht. Kësaj radhe me një plan policor të detajuar.
Drejtori i policisë
Absolutisht i pari që kishte mësuar se vendimi politik i qeverisë për të ndërhyrë në Lazarat ishte marrë, ishte Artan Didi, drejtor i përgjithshëm i policisë. Ai ishte personi përgjegjës për gjithë pjesën policore që duhej të shoqëronte vendimin politik për të ndërhyrë në Lazarat. Për bisedën e parë pa dëshmitarë mes ministrit dhe kryepolicit dhe komunikimet e tyre me vetë kryeministrin, vetëm mund të hamendësohet. Por ky është momenti që vetëm një grusht njerëzish me uniformë marrin dijeni për çfarë pritej të ndodhte, mes tyre edhe zëvendësi i Didit, Sokl Bizhga. Në mes të majit atij ju komunikua se plani i detajuar policor që ishte parapërgatitur duhej të vihej në zbatim. Por për të mbërritur deri tek plani, fillimisht ishte studiuar gjithë dokumentacioni i “marrëdhënies” mes policisë dhe Lazaratit. Të gjitha ndërhyrjet e saj aty u kaluan në sitë. Si kishin nisur, si kishin vazhduar, si kishte ndodhur më pas tërheqja. U vlerësua niveli i rriskut dhe u kalua në detaje teknike që përfshinin një pafundësi të dhënash. Që nisnin që me rrugët e hyrjes në fshat, me studimin e terrenit dhe deri me skedimin e gjithë elementit kriminal që mendohej se do t’i kundërvihej policisë. Një detaj tjetër që u zbulua më pas; e rriste dhe më tej shkallën e vështirësisë. Informatorët e policisë konfirmonin se në Lazarat, si një enklavë larg dorës së shtetit, kishin gjetur strehim dhe një numër i konsiderueshëm te kërkuarish nga policia që aty ndjeheshin të sigurte dhe larg prangave. E po kështu dhe një numër i pakonfirmuar punonjësish imigrantë që bënin punë sezonale në fshat në kultivimin e hashashit. “U shqyrtuan deri dhe listat e votuesve. U kontrollua sistemi TIMS për hyrje-daljet nga vendi të personave konkretë në mënyrë që kur të ndërhyhej të dihej se kush do të ndodhej në zonën e zjarrit”, dëshmon një burim policor. Ai hesht për mundësinë e infiltrimit të fshat të informatorëve të policisë që në ditën e ndërhyrjes, do të ishin syri dhe veshi i parë i policisë për atë që ndodhte në terren, por një gjë e tillë është shumë e mundur edhe sepse është tërësisht llogjike.
Vështirësitë e planizimit të ndërhyrjes ishin të shumta. Ato nisnin që nga sigurimi i logjistikës, armatimit, pajisjeve, ushqimit, përqëndrimit të forcave e deri tek saktësimi i numrit të efektivëve që ishin të nevojshëm. “Nëse duhen njëqind policë, do të shkojë në aksion dyfishi i tyre”, citohet të ketë thënë Tahiri, sipas të njëjtit burim. Në fakt shkuan rreth një mijë trupa policore dhe elita e ndërhyrjes së shpejtë e forcave speciale. Po niste beteja për të cilën shteti e dinte që nuk kishte asnjë shans të humbej. Vetëm të dielën paradite, nuk dihet se në çfarë rrethanash, u njoftua dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja që “…të dërgonte pajisje dhe asistencë të shtuar mjekësore në jug të vendit”.
Qarku ishte mbyllur, pritej vetëm të jepej urdhri për ndërhyrje. “Plani përfundimtar për ndërhyrjen në Lazarat u përfundua në fundin e majit. Ai parashihte që në rastin më të mirë operacioni do të niste dhe përfundonte në harkun e një jave. Por dita e fundit e majit dhe dita e parë e qershorit, për çudi; nuk nisi me Lazaratin. Paralelisht me të, ishte hartuar dhe një plan tjetër. Si në të gjitha skenat e teatrit në botë, kur përpara shfaqjes se madhe, bëhej dhe një provë gjenerale. Dhe ishte zgjedhur zona e Tepelenës dhe kryesisht Progonati për të vënë në provë provën e forcës mes shtetit dhe feudit rebel.
Prova dhe sprova e parë
Forcat e policisë së qarkut Gjirokastër dhe një grusht specialësh, nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë mësynë në Progonat. Në dy ditë, në fund maj dhe fillim qershor, ata hynë në këtë zonë, por u qëlluan nga banorët me armë zjarri. Edhe pse fitorja e policisë ishte e lehtë në dukje, edhe pse pati një sërë arrestesh, fakti që ndaj saj u qëllua me armë, bëri çuditërisht efektin e kundërt. Në Lazarat u ndoq me vëmendje çfarë ndodhi disa dhjetra kilometra më larg dhe u gjykua se nëse Progonati, si rrishtar në këtë punë i kishte shkaktuar kokëçarje policisë, ajo, edhe për këtë arsye, do t’i rrinte larg fshatit “krenar” e të sprovuar me kundërvënie ndaj uniformave blu.
Në gjuhën e luftës që ishte në prag, kjo përkthehej me “uljen e vigjilencës” të kundërshtarit. Arrestet dhe droga e sekuestruar në Progonat ishte vetëm statistikë për çfarë pritej të ndodhte. Ajo që kishte vlejtur për policisë në këtë rast, ishte analiza që u bë për çfarë shkoi mirë, çfarë shkoi keq dhe çfarë duhej bërë ndryshe. Progonati, megjithatë, kishte dëshmuar diçka thelbësore për moralin e politikës dhe të trupës policore: suksesi ishte i mundshëm! “Aksioma” tipike shqiptare se shteti është “…fis i madh dhe me të përfundon keq po të hysh në gjak”, u vërtetua edhe njëherë.
Po në ato ditë, Tahiri shkon në Gjirokastër dhe përuron një postë policie në fshatin fqinj me Lazaratin, në Derviçian. Aty premton monitorim nga ajri të territorit dhe ndërhyrje policore për çdo zonë ku është mbjellë hashash. “Policia është në krye të detyrës dhe do të ndërhyjë me çdo kosto kudo ku do të verifikohet mbjellje hashashi”, paralajmëron ai. Por dhe ky paralajmërim nuk mori më shumë vëmendje se një kronikë e thjeshtë politiko-policore, pavarësisht se sot është shumë e lexueshme që Tahiri po tundte shkopin. Rama, po në të njëjtën ditë në Gjirokastër, afroi karrotën. “Për një vit Gjirokastra do të ketë më shumë investime sesa dhjetë vjetët e fundit të marrë së bashku”, tha ai. I ishte afruar vetëm pak kilometra synimit të tij të vërtetë, Lazaratit, aty ku do të vendoste bastin e radhës të karrierës së tij politike. Duhej të fitonte. Askush nuk mund të parashihte se çfarë do të ndodhte nëse gjërat do të shkonin keq.
Dy javë më vonë dhe vetëm një javë përpara ditës së diskutimit të statusit evropian të Shqipërisë në Luksemburg, për një përkitje të rastit në kohë, shteti hyri në provën e zjarrit dhe e fitoi në pesë ditë. Një provë e sprovë që si rrallë herë pati duartrokitjen e pothuaj të gjithë opinionit publik dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Përjashtimet dhe kundërshtitë vetëm sa përforconin rregullin dhe u ngjanin fytyrave qesharake në dasmat perfekte që bëjnë sikur shijojnë tortën dhe kritikojnë ngjyrat e tollumbaceve. Edhe kësaj radhe, fati i kishte buzëqeshur guximtarëve.
Opozita
Edhe pse Rama e ironizoi, opozita ka pjesën e fetës së saj në të njëjtën tortë. Kryesisht në qëndrimin e kryetarit të saj të ri Lulzim Basha. Edhe pse opozita është fajtore për tolerimin e situatës së kultivimit të drogës në Lazarat e gjetkë, edhe pse lidhjet e saj me votuesit Lazaratas i dhanë mandatin e fitores në 2009-ën, edhe pse segmente të caktuara të policisë gjatë qeverisjes së saj kanë pasur një rol më se aktiv, bashkëpunues dhe direkt bashkëpronar në ngastrat e hashashit Lazaratas, edhe pse deri kur ndodhi nuk po e besonte se po ndodhte, opozita e ka megjithatë një meritë të madhe. Pavarësisht arsyeve ngushtësisht politike të saj, ajo ndikoi në ndërgjegjësimin e opinionit publik për rrezikun e drogës. Dhe për më shumë, ajo i hoqi vetes çdo mundësi që të përdorej si një mburojë politike për Lazaratin kur të ndodhte lufta finale. Përveç Doktorit. Por Doktori është gjithmonë një histori tjetër. Ai nuk mund të shpjegohet dot as me një logjikë normale dhe as nga një mendje normale. Doktori është thjesht unik edhe kur flet, siç foli të enjten në Kuvend dhe i shtoi CV-së së tij prej ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i PD-së, edhe një element të ri: atë të shefit operacional të policisë. Por dhe në pozicionin e tij të ri prej polici terreni mbeti vetëm kur e përjashtuan për 10 ditë nga salla që dikur e zotëronte me forcën e pushtetit. Sepse në të njëjtën ditë ra edhe rebelimi i Lazaratit, ra edhe vetë Doktori.
***************************************************************************
Z.Rama ne Parlament:
“Prisni, prisni, nuk keni parë asgjë akoma!”
***************************************************************************
O Sal Bab Krimineli deri tani ke pare
“Divjaken dhe Lazarati” tend, te tjera do shohesh.
***************************************************************************
Prisni, prisni; punët e mira bëhen me javash, rrethi do të ngushtohet deri sa të futet në çark vetë kryekrimineli i Shqipërisë, Salih Geddaf Lazarat Gërdec Gërdalla, sëbashku me xenërit, gitërat, lulërat, mokërat, fasliçërat e tërë kuliçërat e Saliut.
Na kujtove Saline ne kete histori Lazarati. Gjate hakerrimave, çmendurisht, dha edhe porosi “strategu te zi”, duke kritikuar policine:
“TE SHTENAT NE AJER TE POLICISE, TERRORIZOJNE POPULLSINE DHE NUK JANE EFEKTIVE. TE PRECIZOHET OBJEKTIVI, NGA DEL ZJARRI, DHE TE QELLOHET NE SHENJE ME SNAJPERA”.
A ka gje me ogurzeze? Me nje fjale, te qellohej ne mish njeriu, si ne derr. Kjo eshte llogjika e kesaj monstre te politikes shqiptare.
ETJE PER JAK, ME GJITHSE ISHTE KONTIGJENNTI I TIJE, NE CDO RRETHANE, SIDOMOS NE VOTIME.
Kur e degjova, gjate ulerimave te tij,ne Parlament, mu droth mishte. AKOMA NUK QENKESH NGOPUR ME GJAKUN E PAFAJSHEM TE 21 JANARIT. Mu kujtua ofshama kunder fashizmit: “MALLKUAR QOFTE BARKU QE E KA PJELLE”. Mos me keqkuptoni zoterinj, nuk e kam fjalen per Sheqeren.
Sa per Zaloshnjen, theme se eshte nje pene dhe intelekt qe nderon Skraparin dhe ne.
Ndjese per lapsusin ndaj autorit. Sepse kam te njtin rrespekt per te dy!
RRETHIMI “GJYSME HENOR” I LAZARATIT
Shprehjes “nuk keni pare asgje akoma” te Edi Rames, te thene gati nen ze ne kuvend, mes britmave te Halimit, fryrje-hundeve te Jozefines e Jorides, mes perplasjes se bankove te Palokes, Nokes, Rulit e Bodes me shoke, i duhet shtuar ajo me e hereshmja, e para pas fitores se 23 qershorit drejtuar votedhenesve te tij: “Heshtni !” me doren e ngritur si litorjanet e Benitos per tu mbyllur gojen qe ne gjeneze antisaliramberisheve.
Nderhyrja ne Lazarat, ndryshe nga sa interpreton autori, ishte me shume e imponuar nga jashte dhe pak qendrim filibusteresh per t’ju shitur vendim marresve te BE-se si luftetare te pa kompromis e te ndergjegjesuar ne luften kunder krimit dhe droges.
Nuk mund te spjegohet ndryshe “rrethimi gjysme henor” ne dy tre ditet e para i Lazaratit, nga ana e policeve te mendjendriturit Tahiri, duke i lene liri te plote largimit te pjeses me te madhe te krimineleve te ngujuar ne mbrojtjen e plantacioneve te kanabisit ne token e Alikove e Mahmutajve e kompani.
Edhe show i Kostandinit te Luiza Xhuvanit ishte pjese e ketij plani dashakeqesisht te planifikuar, pas tre diteve nuk gjendej ne Lazarat po ne Tirane.
Nderhyrjes ne Lazarat me “rrethim gjysme henor”, i mungoi hallka me e rendesishme e gjuetise se dhelprave te miqeve anglosaksone te Edi Rames, me zhurmat dhe te lehurat e qeneve kriminelet duheshin sjelle ne shtegun e qitjes per tu kapur apo eleminuar ne rast rezistence.
Ishte thjesht nje ruajtje e status quose se krimineleve te organizuar me lidhje te pa diskutueshme me politiken shqiptare djathtiste e majtiste (kujtojme telefonatat e sms-te), pa shkaterruar deri ne themel kete dyshje fitim-prurese politike-krim i organizuar.
Te tjerat jane pallavra pas nje bark-mbushje me fasule te kuqe.
Nuk jam dakord qe eshte e imponuar nga jashte, pasi eshte nje premtim i dhene qe ne fushate zgjedhore nga Rama. Gjithashtu eshte nevojitur nje guxim i madh si nga Rama, por aq me shume nga Tahiri, i cili mund ta kishte aksionin e fundit politik nese do te kishte qofte edhe nje viktime nga radhet e policise.
Persa i perket shtegut te hapur qe disa kriminele te largoheshin, jam dakord me parafolesin, por ndoshta eshte edhe metode per te mbledhur prova per lidhjet me politiken. Te pakten kjo eshte ajo qe dua te besoj, pasi cdo gje tjeter do me bente ta humbisja shpresen se ky vend do te behet ndonjehere!
Hi black lion – luan sterr i zi (joke)! How are you?
Degjo, urdheri apo sygjerimi, me shume gjasa eshte dhene nga vete Tony Blair, per te patur nje argument te forte ne bindjen e skeptikeve per dhenjen e statusit.
Rrethimi gjysme henor eshte me shume nje marreveshje mes rilindasve dhe lsi-se se Tavos e Ilirushit nga Çeprani, per te mos prekur arsenalet e tyre kriminale te gjitheperdoreshem e ne çdo kohe te gatshem per “aksione” vendim formuese.
Per te kapur te gjalle kriminelet, sot ne tere boten perdoren gazra e mjete te tjere jo nihiluese. Mund te perdoreshin edhe ne Lazarat.
Vazhdimin ta le ty ta shtjellosh.
Have a nice day.
Qeni leh aty ku ha Lenci!
Te lumte pena LORENC.
Minimalisht do te kene tete vjet kohe per te pare, per te degjuar por edhe per te mesuar se si behet shteti.
Thjesht “BRAVO”.
Te lumte mendja dhe pena Lorenc !!!
PER te tilla operacione o z LORENC jane ushtaraket qe japin mendim te specializuar dhe te argumentuar. operacone te tilla nuk jane loje femijesh .ju gazetaret ne te tilla raste duhet te ini me mire ne rolin e degjuesit per te bere lidhjen logjike te fjaleve kur shkruani per te tilla probleme e mos ja fusni kot se kur u degjojne specialistet vetem qeshin me ju.Si ushtarak qe jam e pergezoj policine e shtetit qekreu nje operaccion per here te pare te ketij lloji me profesionalizem,pa asnje incident dhe te suksesshem.Me kete akt policia i hoqi njollen e zeze Sqiperise te vene nga PD-ja.i uroj pune te mbare policise dhe syte hapur se berishianet nuk flene jane gatuar vetem per shkaterrim.
Nje terkuze boshe, prapaskena te sajuara tipike Vnangjeli.
Mblidh andej-kendej fraza dhe veprime pa ndonje fare lidhje dhe ja me ne fund na del nje “roman” i merzitshem i denje per nje shkrim policesk qe mund te shkruhet diteve te merzitshme plot shira ne nje tavoline pune.
“Rilindja” e filloi seriozisht me “zgjidhjen” sociale. Filloi pune me femijet per te edukuar baballaret, ndeshje futbolli polici-Lazarat, pirje kafesh nga Bizhga ne Lazarat, i cili nuk na pa asnje rrenje kanabis ne fshat dhe e fundit ishte thenia gjeniale e keshilltarit Tahirit, inxhinierit mekanik Ilir Mustafaraj se “nese kur nuk ke cfare i ben armikut, puthi doren”!!! (Per te qeshur apo jo.)
Kete mesele me zarar e hapi Imami dhe e vazhdoi Berisha me avjone sportive, nendetese e ku ta di une.
Ata ja bene vetes. Hapen nje nam te tille kunder Shqiperise sa nuk besoj se do te kishte qeveri ne bote qe do te duronte dhe nuk do te reagonte.
Akuzuan pa frena. Avjonet sipas tyre “ngriheshin dhe uleshin” ne Divjake me shume se ne Rinas, bene protesta kunder droges ne Tirane ku absurdi ishte kur mori vete Dashi i Lazaratit dhe ne fund na sollen ne jete dhe “Aleancen kunder Droges”!!!!
Ndersa qeveria thoshte se keto jane “avjone per sperkatje kenatash”!!!
Ndersa Ilir Meta udhezonte deputet per “mosnxjerrje sekreti”!!!
E pra qeveria nuk kishte ne plan te hynte ne Lazarat, por e “detyruan” opozitaret me Berishen dhe Imamin.
Ne keto kushte si do te veprohej?
Rasti u solli ne dere nje fat te madh qe zor se mund te refuzohej nga qeveria. Do te ishte idiotizem.
E ku do te gjente nje qeveri nje opozite te tille qe do te krijonte nje terren aq te mire per te bere te mundur nje sulm mbi Lazarat?
Si mund ta linte ti humbte ky rast?
Me Lazaratin perfitonin disa segmente, te majte, te djathte dhe perse jo rriteshin dhe te ardhurat ne buxhetin e shtetit. Me 4.5 miliarde ne vit cdo qeveri do te mendohej mire.
Por opozita ishte pa axhende politike, bente opozite kuturu pa plan dhe pa strategji, kapej ku te kapej dhe e bente “qimen tra”.
Vete e mbillte kanabisin, vete e korrte, vete i merrte fitimet dhe ne fund doli ngriti akuze dhe e beri kauze politike!
Ishte absurde, por realitet.
Opozite pa koke, hesapi.
Qeveria me nje gur vrau tre zogj. Coroditi me tej opoziten, i tregoi EU se luftonte me vendosmeri drogen dhe hoqi nga lista e zeze ate fshat me nam ne tere Europen dhe pse jo dhe ne tere boten.
Ishte nje bumerang qe opozita e leshoi vete dhe i ra kokes, asgje me shume.
Pasojat e Lazaratit do te shihen me tej.
Eshte fatkeqesi te thuhet, por une mendoj se “eshte nje buxhet i humbur”, me pasoja ne ekonomi, por Rama mendon se kete do ta rikuperoje me marrjen e nje pergjigje poziteve nga KE ne fund te qershorit per te perfituar nga subvecione nga arka e EU dhe sidomos subvecione ne fushen e bujqesise.
Perseri ato shkojne tek 200-300 milion Euro dhe duke patur parasysh 4-5 milirde Euro ato nuk jane ndonje gje e madhe.
Besoj se bumi i ndertimeve do te bjere, vilat ne bregdeti besoj se nuk do te kete aq me shumice, kulla tip sky gjithashtu, ndoshta dhe ngritje cmimesh ne sektorin imobiliar.
Gjithmone kam menduar se keto me para Lazarati financoheshin.
Te gjithe dalin te “humbur”, por u fitua nje beteje per dinjitet dhe kjo eshte me e rendesishmja.
Sa per “prapaskena” tip Vangjeli as nuk mund te flitet.
Ne Shqiperi cdo gje eshte reaksion spontan, i minutit.
Nje reaksion marre nga ligjet e Isaac Newton-it.
Ndoshta nga ligji i dyte i tij.
Pershendetje
Pershendetje Claus!Ne fakt isha keto kohe andej,por pata hall tjeter dhe gjeja e fundit qe me shkonte nder mend ishte se ç’po bente shteti me Lazaratin.Nje shoqja e mbeses time studente para disa vitesh i tregonte sesi shkonte ne ate fshat veres me te emen dhe vellane e vogel e keshtu siguronte te ardhurat per shkollimin e saj dhe ushqimin e familjes.Vellait te vogel i shkaktoheshin hemorragji spontenee nga hundet,nuk jam i sigurt se shkaktoheshin nga kjo bime,por besoj e ke te qarte se ku i çon njerezit fukaralleku dhe mizerja.Besoj ish studentja ka dale mjeke dhe tashme i ka te qarta simptomat.Kryesisht ne forum ketu kemi folur se qeveria e re duhej te vepronte qyshkur,qe ne tremujorin e pare dhe nuk ka çfare shpikjeje operacionale te fantazohej.Kur shteti nderhyn nuk ka burre nene ta kundershtoje.z.Vangjeli duhet te kete parasysh se shteti qe mendohet gjate te vere nen kontroll territorin e tij eshte objekt barcaletash.Keto nuk jane gjera qe nisin nga lart-poshte,por nga poshte-lart,se i bie qe shteti eshte Rama-Tahiri dhe jo e tere struktura administrative.Shkon policia e Gjirokastres dhe po qe se pritet me zjarr kerkon ndihme nga ministria e keshtu s’ke çfare strategjie te shpikesh.Por nejse,keto pune u bene keshtu dhe mire u bene.Une uroj qe te mos kete pasur ndonje marreveshje nen rrogoz,te ngjashem me tratativen e shtetit italian me mafien per ti dhene fund viteve te plumbit,per te cilen akuzohet edhe sot presidenti italian,dikur ish funksionar i larte.Per ekonomine dhe sektorin e ndertimit kam ndjesine se paraja ka ndonja dy vjet qe eshte tkurrur.Nuk e morra vesh ate sherrin me Adi Krasten,ç’pune ka qeveria te mbroje nje biznes televiziv nga nje prezantues,sado Top Ch.eshte e vetmja gje perendimore qe ka Shqiperia….Une kujtoja se edhe ne shqiptaret qenkeshim perendimorsa.Besoj se ka shume nerva te tendosura dhe saliu po reziston me shume nga ç’kujtonim.Kam frike se ata kongresmenet e paduruar andej oqeanit duan ta vene bashen me shpejt ne perdorim,se ne PD s’ka pasur kurre ide,ngaqe idete u vijne te gatshme me kabllogram dhe Edi eshte ne dijeni per keto gjera.Te uroj gjithe te mirat
Edhe qirinjte i harxhova duke te kerkuar.
Me beso, keto dite kam menduar se ke marre ndonj ftese nga Jeronim de Rada ( ah me fal, nga Bazo)por,…
e dyta, qe me shkoi nder mendje, je zhytur ne pune turizmi
dhe e treta, mos ke qene ne grupin e shpetimit te atij speleologu ne alpe ne anen gjermane!!!!
E ku i dihet, ne shqiptaret jemi ca mendjeholle.
Megjithate, me behet qejfi qe u lajmerove. Ketej nga anet e “Temes” ka plasur optimizmi, si gjithmone.
Plaku eshte bere “pikatore” ne komente, por pikatore pa hedhur nje pike, ama!
E ka dobesi Ramen. Po ja preke e pesove.
Gjithe te mirat!
Mire se erdhe @beso dhe nga une. E sheh qe i ke munguar miqve :-).
Pershendetje.
shenja te forta ..shteti ! bravo !
Kryeveper LORENC shume e sterholluar.
Kjo tregon profesionalizem te larte dhe teper finese.
…..a do ta kaloje me pragun e parlamentit Z.sali pas 10 dit pas perzenjes,do shohim burrerine,krenarine e malesorit,apo nuk do ti beje pershtypje ky turperim publik……….
Few shikojme sdo crew beje qeveria te na mbroje nga mafia qe
Ka kapur per gryke gjyqesorin….
Duket më tepër si një shkrim i parapërgatitur kohë më parë nga autori dhe/ose frymëzuesit e tij (citat: burime krejtësisht të rezervuara…), thjeshtë për të ngritur sa më lart rolin e qeverisë dhe policisë për t’i dhënë fund kultivimit dhe trafikimit të drogës në Lazarat. Edhe pse autori permned indirekt një farë zvarritje në këtë proçes (citat: Të sapohyrë në zyrat e shtetit, ideja se mund dhe duhej të ndërhyhej në Lazarat, ka qenë në fazën e vet fillestare… në dhjetor, me shtyrjen e datës për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, ideja u rikthye sërish…), kohëzgjatja e goditjes së policisë kundër kësaj forme të krimit të organizuar është e pajustifikueshme.
Nëse goditja e policisë ishte menduar dhe planifikuar më parë, ajo duhej të kishte ndodhur menjëherë pas marrjes së pushtetit, dhe jo tamam një vit pas saj dhe disa ditë përpara vendimmarrjes së BE-së për dhënien e statutit.
Edhe nëse pretendimet e autorit në titujt e para të shkrimit do të ishin të bazuara diku, ajo që e bën krejtësisht të pavlefshëm atë, është paragrafi i fundit i tij, ku opozitës dhe eksponentëve të saj, sinonim i së cilës është një grusht keqbërësish batakçinj, i bëhen elozhe bythlëpirëse si forca, e cila “ndikoi në ndërgjegjësimin e opinionit publik për rrezikun e drogës”… Po ndërgjegjësonte qorrat që nuk shikonin drogën që po lulizonte dy metra mbi gardhe, e po zaptonte tregjet e botës!
Prandaj dhe Prof. Dr. Claus me të drejtë e konsideron këtë shkrim si “tërkuzë boshe”.
Kastriot emer famoz, por e paske koken ne vend te lig! Ushtarak i keq , fundrine e sali serbit.
Urimet me te mira Qeverise dhe Z.Rama, Urimet me te mira Ministrit Z.Sajmir Tahiri dhe Drejtorit te Pergjitheshem Z.Artan Didi. Keta jane heronje te ketij vendi dhe po vazhduan keshtu Shqiperia shume shpejt eshte Europe dhe ne Europe. Larg injorances, korrupsionit, krimit dhe rrugaqerise politike, larg shpifjeve e spiunlliqeve bajate. Don Zoti per kete popull dhe fillohet nje jete e re.
Ndoshta shkrimi mund te kete analize dhe logjike pavaresisht se nuk ka nje analize te thelle sic shpesh e gjejme ne aditorialet e Mero Bazes por nuk eshte ky thelbi i kesaj ceshtje Problemi e ketij shkrimi eshte ke analiza dhe te ndonje merite qe mundohemi te japim opozites te sotme Ne nje kohe qe themi qe shumica e drejutesve kryesore te opozites se sotme jane dirigjuesit dhe inskenuesit e cdo gjeje qe ka te beje me drogen dhe sidomos Lazaratin ata bejne pergjegjse per drogen mazhorancen Dhe ne krye te protestave te luftes k/droges jane vete ata me Dash Alikon ne krye Por ka edhe probleme te tjera qe keta per cdo gje qe jane pergjegjes ja veshin te tjereve pergjegjsine dhe kur del mire thone se ishte nderhyrja jone Ata kane nderhyre vetem per te perbaltur te tjeret.
Urime qeverise z. K/m Rama.Merita e tij, S.Tahirit dhe te lavdishmit, te urtit dhe te palodhurit Drejtor Didit. Betejen e pare me i-shet e fituat
artikulli me i bukur qe kam lexuar keto shume-muajt e fundit!
ndaj te njejtin mendim me ty edhe per rolin e opozites (edhe pse jam nje anti-berishan): çirrjet dhe uleritjet paradoksale te PD, pavaresisht te gjithave shkunden opinionin publik dhe (me e rendesishmja) shtetin dhe policine e shtetit.
po ricitoj parafolesit: te lumte pena Lorenc Vangjeli!
Ju zoterinj qe po mundoheni te beni ekselencen ne keto shkrime bajate as qe e kini idene e operaconeve te ketij lloji, pavarsisht nga permasat kemi te bejme me nje perplasje qe mund te prodhonte dhe viktima ,heret apo vone shteti do te nderhynte por shteti nuk ben tellallin per te marre vesh edhe ata qe nuk kane lidhje me keto probleme. Shteti nderhyri mbasi e stdioj mire gjendjen ne te cilen ndodhej fshati.Perballe krimineleve nuk shkohet me duar ne xhepa .te gjitha arsyetimet e tlera jane brockulla nuk do e zgjithte Lazarati gjendjen ekonomike te Shqiptareve po hapja e vendeve te punes dhe venia ne eficense e te gjitha burimeve te shkaterruara nga doktrina famekeqeqe berishine e ketij konjari orienti te pa ndreqshem qe eshte bere si kancer per Shqiperine prezenca e tij ne jeten e trazuar politike te ketij vendi .
nderhyrjet ishin shume profesioniste…http://goo.gl/v93LVm
Operacioni te vazhdoje kunder qeverise t fashistit Sali Berisha,Bashes,Nishanit. Nokes,Topallit,KLD(kshillit t elarte te fashizmit) dhe gjithe PD .PD parti fashiste,kriminale,hajdute,trafikante.Te nxirret jashte ligjit.
Z.Vangjeli ka aftesi te mira gazetareske, dhe din ti nderthure mire disa fakte ose deklarata te zyrtarve te larte dhe politikaneve per ti perdorur si argumente ne idete apo qellimin e shkrimit te tij.
Ne kete shkrim, ai mund te arrije ti mbushe mendjen edhe vete protagonisteve(ne kete rast Rames dhe Tahirit), se vertet kjo ka qene nje strategji e tyre sic e pershkruan ne shkrimin e tij Vangjeli.
Por e verteta qe e dine mire si Rama dhe Vangjeli, eshte se qofte historia po ashtu edhe strategjia nuk ka qene e tille, sic serviret nga Vangjeli.
Per njerezit me dy pare mend, te cilet kane jetuar me dinamiken e kesaj historie te trishte te shoqerise shqiptare, eshte me i besushem dhe teper me i pranueshem komenti qe ben Claus, sepse kjo i pergjigjet me shume te vertetes.
E ke shumë gabim Mero kur thua se opozita PD ka rol pozitiv në sensibilizim,pse nuk u. “sensibilizua ” për 8 vjet,por lejoi që hashashi të merrte këto përmasa në të gjithë Shqipërinë?
Përkundrazi jo vetëm që nuk ka qenë asnjëherë sensibilizuese në të mirë të këtij populli që 1990 dhe as këto 8 vjet qeverisje.Gjatë kësaj qeverisje ndërtoi nje tjetër “sistem piramidal” i PD me Saliun ideator me të cilin mbushnin xhepat.Por qëllimi final i Saliut ishte : Lazarati një AS nën mëngë për prishjen e imazhit të mazhorancës kundërshtare dhe që do vlente për të rrëzuar qeverinë kur ato të ishin në opozitë,por nuk e realizoi dot.