Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti ish-guvernatorin dhe ish- kryetarin e Partisë Demokratike të SHBA Hoëard Dean, i cili shoqërohej nga Robert Benjamin, drejtori Rajonal i Institutit Demokrat Amerikan (NDI) për Europën Lindore. Guvernatori Dean është njëkohësisht anëtar i Bordit të NDI.
Sipas një njoftimi zyrtar nga selia e PD, në takim u rikonfirmua angazhimi për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm midis Partisë Demokratike dhe Institutit Demokrat Amerikan.
Guvernatori Dean e vlerësoi si të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve dhe riorganizimit të PD, si dhe rolin e saj si opozita demokratike në Shqipëri.
Basha e njohu Guvernatorin Dean me zgjedhjet e reja në parti, të cilat bazohen tërësisht mbi parimet themelore demokratike të votës së lirë të anëtarëve të PD dhe promovimit të vlerave e kontributeve. Në vijim ai u ndal në entuziazmin e jashtëzakonshëm që të rinjtë shqiptare kanë dëshmuar ndaj këtij procesi, për t’u anëtarësuar dhe për të dhënë kontributin e tyre në Partinë Demokratikë, duke sjellë energji dhe frymëzime të reja në misionin dhe veprimtarinë e saj.
Në takim u diskutua edhe mbi situatën politike në vend, ndërsa Basha ndau shqetësimin për vijimësinë e qëndrimeve dhe akteve të Qeverisë dhe mazhorancës në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin ligjor, uzurpimin politik të institucioneve të pavarura dhe organeve të ruajtjes së rendit nga mazhoranca, zhbërjen e administratës profesionale publike dhe zëvëndësimin e saj me militantë partiake, presionin ndaj institucioneve të drejtësisë dhe zhytjen e ekonomisë dhe vendit në një situatë pasigurie juridike, çfare ka rezultuar me rritjen e paprecedentë të krimit dhe trafiqeve, dekurajimin e investitorëve potencialë prestigjiozë nga SHBA dhe vendet e BE-së.
Cfare dreqin do Ish-guvernatori Dean me Lul djathtist-kriminelin qe vrau 4 veta ne protesten e 21 dhjetorit? PD amerikane eshte e majte, dhe PD shqipetare eshte e djathte. Jane amerikanet e majte te painformuar, apo Dean se di perse ka ardhur dhe se ku ka ardhur? Hajde lal hajde!
Normal o Marin qe
Ishi me ishin do takohet
dhedo flasin per c,fare ishin.
Dhe nete tilla raste;perrallat fillojne
me: Ïshte se c,na ishte”!!!
Ndaj le ti thone keto perralla njeri tjetrit.
Amerikanet dhe PD-ja e tyre DUHET te dijen se ky qe ata takojne dhe perfaqeson PD-ne ka vrare 4 qytetare kur ishte Minister i Brendshem. Dhe ca gjera tjera per te kaluaren e tij.
Amerikanet dhe PD-ja e tyre DUHET te dijen se ky qe ata takojne dhe perfaqeson PD-ne ka vrare kater qytetare qe protestonin paqesisht kur ishte Minister i Brendshem. Dhe ca gjera tjera per te kaluaren e tij…..
Tani Bashes i ka mbetur te takoje vetem ish-et. Se shpejti nuk do te degjojme as qe Basha takoi nje burre, por takoi nje ish-burre. I duhen hollandezit keto takime.
Te dashur komentues dua te sqaroj nje gje. Perpara votimeve te 23 qershorit Zoti Dean ishte per vizite ne Shqiperi, vizite qe ndihmoj dhe I dha fitoren e plot PS. Lepuri fle ne anen tone. Mos haroni se Z.Dean si kryetar I Partise demokratike luajti rolin kryesor ne fitoren e Presidentit Obama ne zgjedhjet e vitit 2008, te cilen e vazhdoj edhe ne zgjedhjet e vitit 2012.
Kur flasin dhe keta te PD per voten e lire! Akoma nuk kane bere analizen per humbjen katastrofike qe pesuan. Por, harrova, se ende nuk ka dhene urdher Saliu! Kam frike se do mbeten me dhjetra vjet ne opozite!