Rumania lobon për statusin e Shqipërisë/ Pritshmëritë janë pozitive

22 Qershor 2014, 15:52Politika TEMA

Qeveria rumune po lobon që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit pas pak ditësh.

Në një intervistë për Vizion Plus, ministri i Jashtëm rumun tregon se vendi i tij ka arsye për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Dhe, bazuar mbi to, ai si përfaqësues i Rumanisë ka bërë një seri takimesh me diplomatë të shteteve të unionit.

Rumania është një nga shtetet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, diplomati rumun le një dritë jeshile për këtë, bazuar mbi bisedimet Prishtinë – Beograd.

Ministri i Jashtëm i Rumanisë theksoi se vendi i tij mbështet programet europiane si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë, në kuadër të një zhvillimi sa më të qëndrueshëm të vendeve të Europes Juglindore për në familjen europiane.

Statusi, pritshmëri pozitive

Paraditen e së martës, në 24 qershor në Luksemburg do të merret vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Këshilli i Ministrave që do të mblidhet në orën 10.00 si pikë të dytë të rendit të ditës ka çështjen e Shqipërisë dhe shanset për një vendim pozitiv janë më të mëdha së asnjëherë më parë.

Ditën e martë Shqipëria ka një avokat shumë të fortë në Luksemburg që është raporti i Komisionit Europian i 4 qershorit cili për herë të dytë rekomandon statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Një rekomandim i fortë ky që njeh progresin e Shqipërisë dhe i jep përgjigje hezitimit që disa prej vendeve anëtare shprehen në dhjetor duke konstatuar qëndrueshmëri në rrugën e reformave.

Përtej realizimit të reformave muajt e fundit qeveria bëri disa përpjekje për të bindur vendet që në dhjetor kërkuan shtyrjen e çështjes së Shqipërisë dhe kryeministri Edi Rama ishte në Berlin për të takuar kancelaren Angela Merkel, në Paris për të takuar presidentin Francois Hollondë, në Holandë, ndërkohë që ministrat Bushati e Gjosha kanë vizituar Britaninë e Madhe e Danimarkën; vizita këto që kanë sjellë një qëndrim të ri të vendeve anëtare të BE veçanërisht të Gjermanisë e Holandës. Ende ka vende anëtare të BE që publikisht nuk janë shprehur për Shqipërinë dhe e marta ëtshë dita e vlerësimit të pozicionit të vendit tonë; një vendim që tashmë është jashtë duarve të qeverisë Rama e cila i ka plotësuar detyrimet e saj.

Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në prillin e vitit 2009 dhe që prej asaj kohe ajo është refuzuar 4 herë nga vendet anëtare; 24 qershori është momenti kur shqiptarët do të mësojnë nëse duhet të fillojnë të punojnë për hapjen e negociatave apo për të 5 herë do të përpiqen të kalojnë provën e statusit.

6 komente në “Rumania lobon për statusin e Shqipërisë/ Pritshmëritë janë pozitive”

  1. lami says:

    Ha….ha..Hajdutet dhe lypsat e Europes do te lobokan per Shqiperine!

    1. Xha Temja says:

      Nese ka mbetur qe ne dy ditet e fundit duhet te lobojne Rumunet qe ne te marrim statusin,me mire le te rime pa status.

      -“Burimin e ujit e mbyll dhe e hap kucedra,te tjeret i vine anash…”

  2. palla says:

    Hajdute do te lobojne!!

  3. Juglindori nga Korça says:

    Ata qe juve ju duken hajdutet e Evropes , kane te drejten e votes per statusin e Shqiperise njelloj si Gjermania , apo Anglia , sikur edhe nje vend i vetem te mos jete dakord , ne nuk e marrim dot statusin . Permiresoni gjuhen dhe fjalet kur shkruani . Rumania shprehet dakord dhe do te nderhyje edhe tek te tjere antare ne favorin tone , ju i quani hajdute …dava shqiptaresh mosmirenjohes e injorante .

  4. rrrr says:

    a per rumanine kemi ngelur me bo lobing http://goo.gl/pTxVLd

  5. peloponezi says:

    tashti qe lypsat jevgjitet cobane do lobokan per neve e sigurum 100 perqind evropen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje