Milot/ Përplasen 3 mjete, një i vdekur dhe dy të plagosur

23 Qershor 2014, 08:58Politika TEMA
Milot/ Përplasen 3 mjete, një i vdekur dhe dy të plagosur

Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin Milot- Rrëshen, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Viktimë ka mbetur 30- vjeçari Mujo Zeneli, drejtuesi i një mjeti tip fuoristradë me targa angleze.

Ndërsa të plagosurit janë Kujtim dhe Genci Lika, 32 dhe 35 vjeç, pasagjerë në fuoristradë.

Nga hetimet e para rezulton se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i fuoristradës, i cili më pas është përplasur me dy mjete të tjera.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje