Gjendet i vdekur 30- vjeçari Kaceli, u rrëzua në humnerë

22 Qershor 2014, 20:03Politika TEMA
Gjendet i vdekur 30- vjeçari Kaceli, u rrëzua në humnerë

 Arben Kaceli nga fshati Xibër-Hane i Burrelit, 30-vjeçar është gjendur i pajetë. Sipas hetimeve të deritanishme 30-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga një shkëmb. Kanë qenë banorët e zonës, ata të cilët kanë lajmëruar policinë, pasi kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës. Sipas familjarëve 30-vjeçari Arben Kaceli ka qenë duke mbledhur bimë medicinale, të cilat i shiste për të fituar të ardhurat e bukës së gojës.

Por, duke mbledhur bimët ka rrëshqitur nga shkëmbi dhe ka rënë në një lartësi të konsiderueshme, duke gjetur edhe vdekjen. Ai rezultonte i zhdukur prej dy ditësh.

1 komente në “Gjendet i vdekur 30- vjeçari Kaceli, u rrëzua në humnerë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje