Fundjavën e parë të rifillimit të jetës si një fshat i zakonshëm, në rrugë duken pak njerëz. Rrugicat ende janë të zbrazëta dhe forcat speciale nuk i kanë braktisur pozicionet në pikat më dominuese. Shtëpitë filluan të pupullohen në orët e para të mëngjesit dhe gratë po rivendosin rregullin nëpër oborre e ballkone.
Gjatë natës shumë banorë nxorrën sasinë e fundit të marijuanës që po vazhdon të digjet para kontrollit të policisë. Por gjurmët e kultivimit prej dy dekadash nuk mund të fshihen.
Kudo duket infrastruktura e ngritur në funksion të kanabisit, depozita të mëdha uji, pleh, gropa të hapura, kubikë plastikë për bimët dhe mjete të shumta pune. Në çdo magazinë, stallë apo hangar policia ka gjetur vegla prashitjeje, qindra gërshërë dhe pajisje për tharjen e bimëve.
Fshati popullohet këtë fundjavë kryesisht nga gratë dhe fëmijët, ndërsa burrat u rikthyen pranë familjeve në ato shtëpi ku policia nuk identifikoi bimë të mbjella apo sasi marijuane. Më shumë se dy të tretat e banorëve të fshatit presin përfundimin e veprimeve hetimore për t’u kthyer në shtëpi.
Shumica e mjediseve të shërbimit, bare, lokale dhe dyqane janë të mbyllura ende, por banorët mendojnë se normaliteti është rikthyer. Situata më e vështirë besohet se ka kaluar. Policia po asgjëson sasi të mëdha marijuane, ndërsa kontrollet nëpër shtëpi vazhdojnë me ritme të shpejta.
Deri tani skuadrat e ekspertëve mendohet të kenë krehur më shumë se 60% të hapësirës së fshatit, ndërsa faza e dytë e operacionit për asgjesimin e çdo rrënje kanabis pritet të shkojë paralelisht me rivendosjen e normalitetit në bastionin e dikurshëm të trafikantëve./TCH
Kthim ne normalitet = kthim ne varferi
Ore Gjike, po fshatrat e tjera ca te bejne sipas teje? Te dalin te grabisin? Pas pasurimit te paligjshem ka burg, jo varferi ore zoteri. Kete nuk po kuptojme dot ne Shqipet. Duam te behemi te pasur me pune te pista.
Fshatrat e tjere nuk e mbjellin ne oborr por ne mal. ?
Sa te marim statusin, se do kthehemi perseri ne ” begati e mireqenie” ?
do hame me luge floriri pas statusit! ?
Shume dakort, shumica e atyre qe jetonin fale marijuanes nuk e kane mire punen.
Por ama nuk mund te rrije gjithe nje vend peng i nje fshati qe i bente karshillek shtetit.
si kudo ne vendin tone
Kthim ne ligjshmeri. Nuk ka asnje arsye qe e justifikon mbjelljen e droges.
Jo , zotni. Kthim ne pune te ndershme dhe rifitim i emrit te mire per fshatin.
Kthim ne jete normale dhe ne pasterti dhe jo ne pisellek dhe ne kriminalitete e pasiguri sic ishte me pare.
I lumte Policise qe ja qe i dha goditje te tmerreshme dhge shkaterruese perfundimtare bandes se kriminelave qe terrorizonte qytetaret Shqipetare.
Jete te gjate ketij koalicioni qeveritar qe i ktheu autoritetin shtetit dhe shkaterroi kete bande kriminelesh.
Ky eshte nje mesim i mire per te gjitha ata kriminele qe guxojne te te kundershtojne Policine dhe Shtetin Ligjor.
dmth sipas teje anarki = pasuri.
Nese edhe pas 20 vjetesh trafikim jane akoma te varfer atehere I bie qe dhe me tre deshirat e peshkut te arte po troke do ngeleshin. Nese kane menduar se kjo pune do vazhdonte ne pafundesi dhe I kane bere te gjitha rrush e kumbulla (makina dhe night club-e) nuk ia ka fajin njeri per budallekun e tyre
…Para se te kthehen ne varferi le te kujtojne edhe thirjen qe u beri Dasho Aliko ne takimin me gjimnazistet dhe policine…Leket e Fituara nga shitja e Kanabisit mundoni ti investoni Gjetiu….Pastaj a nuk ishin keta qe mbanin Shqiperine me buke, apo per nje nate u bene fukarenj
Si gjithe te tjeret pa krijuar shqetesime tek te tjeret ……….
Me mire varferi e ndershmeri sesa maskarallek. Mos ki merak se I kane llogarite bankare plot.
@Gjika.
Po banoret e fshatrave te tjere te Shqiperise,me cfare kane jetuar deri tani?.
jo mo gjika se me ato leke qe kane bere ato tani mund te jetojne ne ne new york
SHUME MIRE QE U SHKATERRUA QENDRA KOMBETARE E DROGES.POR……SHTETIN ME ATE SHPEJTESI QE SHKATERROI DROGEN TE MARRE MASA PER SIGURIMIN E PUNES PASI AJO KA QENE NJE FORME PER TE MBAJTUR FAMILJET E LAZARATIT PASI MILIONAT SHKONIN NE TIRANE TEK BOSE,NESE SHTEIT BEN KETE E KA FITUAR LUFTEN, NE TE KUNDERTEN TE SHTOJE NUMURIN E BURGJEVE PASI FAMILJET DO TE HANE,PRA KANABIS DO VAZHDOJE.
ah re Gjike,hajvan ngele o i uruar.Po pse ore,te pasurohesh me hashash,ti e quan mireqenie,zhvillim? Ne Lazot,haruam se si mbillen perimet,si milej lopa,delja,dhia shyt,se ne fund te fundit ,ci donim keto prodhime,me leket e hashashit,te gjitha i gjenim gati.Ke pare ti or vedha,haruam se si hypet ne gomar,si ngarkohet mushka,dhe mbi te gjitha ,haruam te vjedhim bageti.Na mori ne qafe hashashi vedha,haruam traditat e fshatit,sidomos vjedhjen.
Gjik o vedha,harova te te them ate proverbin e fshatit;Nga tipari lule ari,nga kandari kric gomari.Pershendetje dhe sa per ate qe te thashe se e haruam zanatin e te vjedhurit,shaka bera,naj mo te mer koka er dhe e le bagetine pa coban,mos los me zjarin vedha.
Edhe njehere kontrolloni sistemin tunelor te trasheguar nga diktatura (jo e Saliut, kuptohet, e meparshmja, qe “rrezoi” medemek ky, qe i fryjti fikut puc)dhe ai i krijuar rishtaz per nevojat e veprimtarise se paligjshme e kriminale. Burimi eshte i brendshem. Do gjenden “xhevahire”, nqs s’jane gjetur akoma.
A thua e Kane pastruar komplet zonen , deri ne rrenjen e fundit … Se pak Si e pamundur me Duket !
O Gjike, mos ju qaj hallin se kane ata sa per te jetuar dy breza. Nga ana tjeter po fshatrat e tjere si bejne pa hashash?
Kam lexuar tek paketat e cigareve qe duhani vret, po sikur lazot te mbillnin e thanin duhan a do te quheshin vrases njelloj si me kanabisin?
shume mire te fillojne te mbjellin tronguj e domate ata…http://goo.gl/raxUmS
I varfer por i ndershem mor vella. Droga shkaterron jete njrezish.
@ Gjika, fatkeqesisht kjo eshte e verteta e hidhur dhe e madhe e gjithe kesaj historie qe lindi dhe mori permasa te ketilla gjate 2 dekadave. Ky fshat mbijetoi dhe u pasurua duke punuar kaq fort me Hashash. Lind pyetja, kush u be shkak dhe me pas kush I udhezoi te jetonin duke u marre me hashash? Ky vend I ka te gjithe burimet, mendjen dhe krahun e Punes qe te jetoje me Pune dhe aktivetet normal. Vetem lereni te qete ta bej.
Gjik
Mos ja u qaj shume hallin se kane 10 vjet qe shesin dhe kane hequr ca leke menjane,saqe skane nevoje te punojne per tere jeten.
Ne po qe jemi te varfer.
Me duket se po e teproni pak me kete fshat te piset me keto lajme ku ne TIRANE e kudo jetojne njerez ne kushte ekonomike me te veshtira . E bete lazaratin ROTERDAM sa edhe per TIRANEN nuk eshte folur kaq shume. Kujtoni viktimat e 21 Janarit dhe pastaj flisni. Imazhi SHQIPERISE ne BOTE eshte SEX -DROGE-VRASJE. Kjo eshte mrekullia e politikes SALIHALES qe i dhuroi nje kombi qe ska bythe ta DENOJE.
KTHIM NE NORMALIET = kthim qe te jetosh me djersen e ballit,te gezosh ajrin e paster , te mos helmohesh e te vdec para kohe ,do te thote te mos jetosh duke vdekur te tjeret. Normalitet do te thot te kultivosh ato bime qe te japin shendet. Te kultivosh grure,miser,fruta e perime e te jetosh ne normalitet. Kthim ne normalitet = jete pa arme ,pa shrytezim te njerezve te thjeshte . Po sikur bota te kultivonte vetem kanabis me idene se do behen te pasur ,cfare do te ndodhte i neruari GJIKE? PASURI A PO VDEKJE?
Atw qw ka bwrw policia nw Lazarat do ta pwrshwndesia sa ta bwjw dhe nw vende te tjera,ku thuhet se ka “Lazaratw”.Ky wshtw ligji sot qw ndalon kwto bime tw dwmwshme,qw me ligj si bwn Hoollanda apo nonjw shtet tjeter , le te veprohet. Po me ligj ama.Shteti tw kontrollojw kwto prodhime qw janw .tw dwmwshme per jeten.Mos terorizohen njerwzit. Dhe kjo duhet tw bwhet.
U prish kooperativa e droges. Tani te mbjellin grure.
Mire do ishte te perfitonin ng akoha e lire per te rregulluar fshatin, te rregullonin rruget, te lyenin fasadat dhe ta kthenin ne destinacion turizmi.
edhe shteti ka leverdi nga keto gjona…por jo si lazarati shtet brenda shteti.kjo gje u be per punen e statusit,ata nuk duhej te qellonin policin,por te rrinin urte.sapo te kalonte statusi te vazhdonin prap.ato e paskan kuptu gabim sepse shteti eshte shtet,ai te shtyp si morr po te doje..
Po, po per sa kohe, sa do zgjase ky normalitet ?
Nuk te pelqen, Gjika? Po ky ishte fshati me problematik ne Shqiperi, dhe ne mendonim se me tere ato te ardhura maramendese qe te degjonim, qe ky fshat levronte nga hashashi, mendonim se fshati Lazarat, do tja kishte kaluar nga bukuria dhe do kishin ndertuar nje infrastrukture moderne qe do ta kishte zili dhe fshati me i humbur i Gjermanise se saliut. Por kur pame se aty pervec se disa shtepive, fshati ishte si mos me keq, mizerabel dhe pislleku ne kulm.
Pasuria ne haram eshte varferi; varferia ne hallall eshte pasuri! Por kete nuk mund ta kuptojne dot, vecse ata qe mendojne thelle dhe drejt.
Te flases per normalitet ne ate vend, kaq heret ..mrekullira te tilla vetem ne Shqiperi ndodhin !