Rexhep Ziza, babai i Shpëtim Zizës, i akuzuar për vrasjen e 10- vjeçarit Bekim Çenga në vitin 2007 në Peshkopi, akuzon se njerëzit e vërtetë që e kanë vrarë fëmijën, janë të lirë, ndërsa i biri vuan një dënim të padrejtë.
“Kjo drejtësi më futi në burg tim bir. Më vrau djalin tjetër dhe tani ata duan të më zhdukin dhe mua. E kam denoncuar vrasjen e Bekimit dhe autorët e vërtetë të vrasjes së tij që në vitin 2007 në televizion, por askush nuk ka vënë drejtësi. Njerëzit e lidhur me vrasësit, e bënë djalin tim vrasës dhe më vranë djalin tjetër”, tha babai.
Ai rrëfen ekzekutimin e djalit tjetër, Saimir Ziza, teksa akuzon familjen Çenga për këtë krim.
“Ai ka qenë në shtëpi që herët. Kurrë nuk rrinte vonë jashtë shtëpisë. Në orën 10 të darkës ra dera dhe një person e thirri “O Jetmir” dhe jo në emër, o Saimir.
Ky doli te dera për ta parë se kush ishte.
Sa hapi derën, një nga ata e pa dhe i tha tjetrit: “Ky është”. Ai nisi e qëlloi.
E gjithë dera këtu ka qenë e larë në gjak.
Këtu kishte shtatë- tetë gëzhoja.
Madje një gëzhojë bëri rikoshetë me llamarinën e veturës dhe u përplas në shkallë tek vazot e luleve.
Një gëzhojë kishte mbetur tek gjethet e rrushit, pranë derës. Vajza e gocës time katër vjeçe, ishte në oborr dhe ajo thirri e ulëriti: “E vranë dajën, mami, mami, mami!
Policia erdhi më pas sot, mori deklarimet e mia dhe të familjes, të pjestarëve të tjerë, ndërsa atë natë ekspertët morën gëzhojat e bënë punën e tyre.
Autorët di që pasi më vranë çunin, kanë dalë nëpër lumë dhe kanë dalë në Babrru në anën tjetër.
Aty di që njërit i ka ngelur një këpucë sportive. Policia e ka marrë dhe po bën punën e vetë”, rrëfen Rexhepi për gazetën Mapo.
Ai thotë se vrasësit e vërtetë të fëmijës janë Elmaz Shulku, që e ka mbytur, ndërsa dy të tjerët janë Genc Lleshi dhe Admir Saraçi, dhe krimin ia kanë atribuar Shpëtim Zizës, i cili është me të meta mendore.
O gazetar-i ketij artikulli! Nuk bejne rikoshete gezhonjat mor shok-u,por bejne plumbat,Geshoja eshte pjesa qe mbetet nga qitja e armes,ndersa plumbi ‘fluturon’ e ben ‘rrugen’ e vet drejt objektivit ose jo. Beni pak stervije mesimore me armet .Nuk e keni pare Jozefinen? Edhe pse “femer” ,pas vrasjeve te 21 janarit ,u angazhua ne mesimin e armeve luftarake.
ai zisa eshte totalisht i cmendur por nuk ka gisht ne vdekjen e femijes dhe e gjithe zona e di kete gje.kam qenehetues ne ate ngjarje dhe atij ja lane meqe nuk mbronte dot veten.edhe vete familja e femijes e di kete.vrasesit jane akoma te lire ne peshkopi
ai qe keni vra ka qen kafsh…. mos te kishe vra nuk te kishin vra ke vra te vrasin tani rri mos ha mut duro si kan duru
eh si eshte bere kjo puna e gjakmarrjes…nuk duan tia dine tashi eshte 10 vjec apo eshte 20 vjec…mjafton te jete trashegimtar…as kanuni nuk e lejon vrasjen e femijeve…http://goo.gl/fXSNMV