Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka pritur në një takim homologun e saj të Kroacisë, Ante Kotromanoviç i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ministrja Kodheli theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve, si ato në kuadër të bashkëpunimit në NATO, mund të cilësohen të shkëlqyera. Dy ministrat diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për një rol më të madh që dy vendet, si anëtare të NATO-s, duhet të luajnë në rajonin tonë.
“Dy vendet tona kanë ndjekur një rrugë të përbashkët për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, Kroacia është shembulli më i mirë i Shqipërisë në rrugën për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ne e falenderojmë popullin kroat për mbështetjen pa kushte që na ka dhënë gjithnjë”, tha ministrja Kodheli.
Kodheli ka vlerësuar mbështetjen që Kroacia ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, duke qenë konsistente në dëshirën e përbashkët për ta parë atë të integruar në të gjitha inciativat rajonale. Duke folur për bashkëpunimin dypalësh, Kodheli vlerësoi si shumë të domosdoshëm shkëmbimin e informacionit sidomos sa i takon kontrollit të hapsirës ajrore dhe detare, si një mënyrë për të minimizuar fenomenet e paligjshme apo rreziqet që mund të vijnë nga jashtë.
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Ante Kotromanoviç garantoi homologen e tij se “Kroacia e mbështet Shqiperinë dhe jep kontributin e saj që ju të fitoni statusin e vendit kandidat”.
Gjatë takimit të dy zyrtarët folën për çështje me interes të përbashkët si arsimimi dhe stërvitjet e përbashkëta në kuadër të “Smart Defence”, si dhe pjesëmarrja në misione paqeruajtëse kudo në botë.
Më herët ministri kroat i Mbrojtjes, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama më të cilin diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke i cilësuar ato të shkëlqyera.
Kroacia eshe vendi me mik i Shqiptarve ne rajon . Respekt per Kroatet dhe sa me shume bashkepunim me ta !
Qeveria ne pune.. BE-j Beson. Sheh rezultate te dukshme.
Kroacia mbeshtet statusin sepse beson ne progresin dhe punene e qeverise Rama, bravo.
Hajdute jane edhe kroatet si serbet dhe ne shqiptret por keta kan pase fate se i kan pase afere gjermanet dhe gjermania e austria ju ka nejte pran gjithmon. Slovenet po ata jen njerze te qytetruar e te kulturuar me principe gjermane.
o zottttt na ndihmo kete radh se pse edhe ne jemi njerez kemi nevoj per ty duam te jemi te lir si gjith evropa http://goo.gl/xCQSSb