Rama: Tani e kanë radhën Gatet e drejtësisë, që bëjnë para me thasë duke nxjerrë nga kafazi Gatet e krimit (VIDEO)

23 Qershor 2014, 13:58Politika TEMA

“Gatja i Lazaratit me armë e thasë të mbushur me hashash në shtëpi nuk është askushi në krahësim me Gatet e pushtetit gjyqësor që për armë kanë çekiçin e gjykatësit ndërsa paratë i bëjnë me thasë duke nxjerrë nga kafazet Gatet e krimit. Ose në krahasim me Gatet e pazarit të Prokurorisë që i kanë kthyer shumë prej dosjeve të luftës tonë kundër korrupsionit në letra me vlerë për karrierë dhe përfitime krejtësisht vetiake në kurriz të drejtësisë. Ne jemi gati të përballemi me cfarë do kosto me ta. Prokurorët nuk mund ti fshihen më përgjegjësisë së tyre. i kanë harxhuar kohën këtij vendi duke ardhur vërdallë dhe duke kapur vetëm cironkat, njëlloj sicc kapim ne me kavanoz ato peshqit e vegjël në breg të liqenit. Nëse nuk do të dënojnë Gatet, le të shkojnë në vend të tyre atje ku Gatet kanë vendin”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku ka paralajmërusra nisjen e reformës në sistemin e drejtësisë sesionin tjetër parlamentar, duke shprehur vendosmërinë e realizimit të kësaj reforme njëlloj sikundër u realizua ajo për ndarjen e re territoriale. Rama theksoi se kjo reformë do të koordinohet nga Kuvendi dhe do të jetë gjithëpërfshirëse, por askush nuk mund të bllokojë realizimin e saj.

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën e sotme se ndërsa Policia e Shtetit ishte në krye të detyrës në aksionin antikanabis në Lazarat, se u bë aleate me krimin. 

“Ka pasur momente që do kishin dekujaruar shumëkënd, aq më tepër kur krimi ka gjetur një aleat, opozitën e sotme politike”, tha Rama. 

“Shpresojmë të marrim një vendim pozitiv për statusin, pasi sicc është bërë Europa, asgjë nuk është e sigurtë. Por me këtë sistem drejtësie anëtarësimin në BE, Shqipëria nuk sheh dot as me dylbi”, theksoi Rama.

Një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Kreu i Qeverisë thekson se falë punëve të mira të kësaj qeverie, shpresat për rilindjen jo vetëm nuk janë fikur por janë forcuar edhe më tej.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri iu referua operacionit të policisë në Lazarat, duke përgëzuar policinë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas Ramës, “i ka sjellë një vlerë të shtuar qeverisë dhe Partisë Socialiste”.

“Brenda dhe jashtë vendit ka jehuar fort fitorja e shumëpritur, por e pashpresuar nga shumëkush, fitorja e shtetit me krimin në Lazarat. S’ka asnjë dyshim se lufta me krimin ka qenë dhe mbetet një prioritet themelor. Një prioritet që siç e dimë të gjithë ka qenë tejet i mundimshëm në këtë pjesë hyrëse të qeverisjes për shkak të gjendjes katastrofike ku e gjetëm Policinë e Shtetit. Në këtë 23 qershor, pa u mbushur 300 ditë, përmbushëm angazhimin për ta kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës”, theksoi Rama.

Duke iu referuar nismës së disa deputetëve për shkarkimin e një anëtari të kabinetit qeveritar, Rama theksoi se ministri Tahiri meriton ndjesën e disa ligjvënësve.

“Saimir Tahiri sot meriton jo vetëm falënderimin tonë të me gjithë zemër për vlerën e shtuar që i ka sjellë qeverisjes dhe familjes tonë politike. Meriton edhe ndjesën e heshtur të çdo deputeti që nuk e ka bërë si duhet ndaj tij detyrën e deputetit. Në kushtet ku i ka rënë për pjesë të punojë i duhet të përballet me situata tejet të rënda. Në këtë 23 qershor të parë të qeverisjes sonë ëndrrat dhe shpresat e rilindjes 2013 jo vetëm nuk janë fikur por janë forcuar fale punëve të mira dhe rezultatet e prekshme. Rezultatet në Lazarat qershia mbi tortë.”, tha kryeministri.

45 komente në “Rama: Tani e kanë radhën Gatet e drejtësisë, që bëjnë para me thasë duke nxjerrë nga kafazi Gatet e krimit (VIDEO)”

  1. andromeda says:

    E para punë që ti duhet të bëje ‘qysh në krye të herës’-reformë totale në drejtësi përmes luftës parlamentare. I ke pasë votat për ta bërë këtë. Ani, ma mirë vonë se kurrë.

    1. abelia says:

      Shume vleresime vazhdoni keshtu sic e keni nisur populli ju mbeshtete.

      1. vilma says:

        Ne burg edhe gatet e drejtesise plerat mjaft bene si ju desh qefi. Rama me i mire shume vleresime me gjithcka te arrituar nga qeveria deri me tani.

        1. Rukja says:

          Vilma po Gatja skizofreni ish ajduti i bashkise se Tiranes kur e ka radhen…….thuaj o mik ke ne themel me Berishovicin nje marjeshje te vjeter bashkpunimi,se askush nuk tentoi ne kohen e p.d-se te germonte rethe ajdutlliqeve kolosalre qe bere me fondet e bashkise.Dhe ti po ja kthene Salihalese,njera dore lan tjetren e te dyja faqen,e paci haram o qener.Kur te mesoj ky popull te verteten do te jete vone mbase neper arkivat sekrete,aty ku eshte edhe marveshja e Katovices.vetem shou dhe asgje me teper perse duket thene eshte sukses Lazarati kur e ke per detyre se ke nje vite ne qeveri,vjete qellimishte ja le drogen se kete operacion e beje qe ne shtator kur ishin te mbjedhat e mbara…..shkurt hesapi ja le Salihalese se ishte marveshja……Vilma mos mendo se jam Salist por thjeshte nje i perndjekur nga regjimet kriminale te ketyre poshtersirave qe derit daje nuk munde ti them kurresi……

    2. Flo says:

      Ashtu te lumte.. Vazhd me vendosmerine qe veprove ne lazarat. kemi besim tek ty e populli eshte krah teje

      1. Rezi says:

        Me vjen mire qe kemi nje te tille kryeminister per se mbari qe ka guxim, vendosmeri dhe vullnet per te bere me te miren per vendin.

        Besojme, ndaj vepro, sic po ben

        1. Shehu says:

          Reforma eshte urgjente, puna e vendosur duhet te vijoje ne te gjitha hallkat e drejtesise.. Beje sa me shpejt zoti kryeminister sepse eshte hallka qe populli e ka humbur plotesisht besimin.. Ndaj mos ngurro, popullin e ke ne krah

          1. tefta says:

            Shume krenare per punen e deritanishme.. shume e lumtur per gjithcka Rama na tha sot, sepse ka treguar qe do veproje sic dhe ka bere me ato qe me pare ka thene e bere.. I duhuri per te qeverisur, bravo..

            1. piro radoni says:

              I nderuar Zoti EDI RAMA megjithe se ne emigracion ndjekim me vemendje situatat qe kalon memedheu yne i dashur POR….nga thellesia e zemres buron NJE FALENDERIM I MADH DHE MIRENJOHJE E THELLE PER PUNE E BERE DERI TANI DHE LUFTEN KUNDER DROGES KORRUPSIONIT NE DREJTESI DHE KUDO NGA KOALICIONI PER TE ARDHMEN E SHQIPERISE….Vazhdoni pa u trembur betejen tuaj ne perkrahje te popullit SHQIPETAR dhe radhitjen e memedheut perkrah popujve perparimtare te EUROPES DHE BOTES MBARE….urime dhe per fjalen tuaj te mbajtur para Grupit Parlamentar te Partise Socialiste ….Njofja me realitetin ka bere qe te heshtin ata qe e sollen memedheun ne kete derexhe….Presidentin Nishani qe tani e nxori koken se eshte ne perkrahje te hapur te Forcave te Erreta dhe Kriminale te Droges si dhe perfaqesuesit e P .D. Me ne krye kryemafiozin dhe kriminelin Sal Berisha …te gjithe ata qe jane ne perkrahje te krimit te organizuar ,droges ,trafiku te qenieve njerezore dhe shkeljes se ligjeve te shtetit duhet te vihen ne bangon e te AKUZUARVE DHE LIGJI TE MOS KETE MESHIRE…..edhe njehere urime ne misionin tuaj FISNIK NE SHERBIM TE POPULLIT DHE MEMEDHEUT TONE TE DASHUR ….urime …..urime ….urime ne kete perjetor te fitores se NJEMILION SHQIPETAREVE..

            2. xhino says:

              ju lumte Jeni ne rrugen e duhur qe kerkon populli

    3. almeda says:

      I madh Rama bashke me gjithe qeverine, me te miret pa diskutim po ndryshoni per mire imazhin e vendit ne rajon e me gjere fale politikes dhe punes perfekte qe keni ndjekur ne keto muaj qeverisje.

    4. aliona says:

      Nje super bravo per qeverine Rama, me te miret

    5. Epirioti II says:

      Andromeda, armikut ne fillim i nderpritet furnizimi dhe logjistika pastaj sulmohet qe sulmi te jete sa me efektiv.

      Lazarati dhe trafiqet e tjera ishin nga burimet kryesore financiare te Berishes dhe te gjithe botes se krimit. Jane shume-shume para qe mund te blejne gjykatesa, prokurore, politikane dhe police pa hesap.

      Betejat fitohen me tru dhe pastaj me muskuj. Ndryshe merr fitore si te Pirros apo te Hitlerit ne BRSS.

  2. beni says:

    Vepro ashtu si flete dhe do te kesh mbeshtetjen e pjeses se ndershme te shoqerise.

  3. veterani says:

    BRAVO RAMA mbeshtetje mbar popullore ke. Syri te mos te ta bej terr nga askush.

  4. Tarrasi says:

    Ta marrin vesh maloket e PD-se si behet shteti

    1. lorena says:

      Te lumte Rama ne kaq pak kohe qeverisje nga Partia Socialiste dhe Shqiperia ka bere progres te dukeshem.

  5. LEDI says:

    Te “madhin” agim bendo mos e harroni,edi ai se si jepet “drejtesia”.

  6. leo england says:

    Bravo Qeveria, Policia, SHTETI I SHQIPTAREVE. Vazhdoni me kurajo kunder ketyre krimineleve e bandave te Berishes.

  7. lora says:

    Nje si ty i duhej Shqiperise me kohe, kemi humbur gjithe keto vite kot.

  8. ASTERI says:

    PERGEZIME QEVETISE NE PERPJEKJET E SAJ PER TE BERE SHTET,QE SESHTE E LEHTE ,POR FILLIMI ESHTE I MBARE,SEPSE AS LAZARATIT TE VOGEL NUK I ESHTE VAJTUR DERI NE FUND,DHE AS TE MADHIT JO E JO,KETO QUHEN TE PERFUNDUARA KUR DALIN PARA DREJTESISE ORGANIZATORET QE E SHPUNE SHTETIN DERI NE KETE DEREXHE,DHE KUR KY POPULL QE TE JEP MBESHTETJEN PER CDO NISME TE QEVERISE, TE TE JAPI DAKORTESINE EDHE PER DREJTESINE E MUNGUAR DERI TANI,
    MOS KI FRIKE NGA QENTE,SEPSE ATA VETEM DINE TE LEHIN.

  9. . says:

    ==========================================
    Tani hapet “Faqe e Re” e Shqiperise Moderne-Europiane.

    Dje ishte e “Izoluar” nga shtetet Europes dhe Botes.
    ==========================================

    ==========================================
    Sot Z.Rama “politikani” qe mendon dhe punon per Shqiperine.

    Dje nje “kriminel veriore” Ali Bisha qe pritet te hyje ne burg.
    ===========================================

  10. lulua says:

    Nje qeveri qe po rikthen vlerat e demokracise e cila fatkeqesisht na u çfaq e na u prezantua me nje kriminel qe ne vend te demokracise beri demografi per tere banden e tij,ne vend te demokracise risolli e nguli ne shqiperi ligjet e kanunit,solli vjedhjet,vrasjet e gjithe atyre bij nenash qe sot prehen ne moshen me te bukur te rinise ne vorreza fale katrahures qe mbolli vetem nje mesjetar qe evolucioni i ka hequr vetem bishtin e asgje me shume per ta ndare nga kafshet e egra.Nuk jam dakort me nje komentues te mesiperm ku cileson “malokerit e PD”!Eshte gabim pasi kemi te bejme me dy forca ,popullin shqipetar qe nga jugu e ne veri dhe banden kriminale Salihiste qe per vilat e tyre lluksoze e valixhet me para,shkateruan tere shtetin Shqipetar e vlerat e shqipetareve ne veçanti ,duke bere te mundur qe te krijohej bindja se ky vend nuk behej me.Poshte diktatura e budallenjeve e veshur me veprimtari kriminale ndaj ketij vendi e ketij populli.Mbreteria e kesaj bande duket te marre fund nje here e mire per te kthyer shpresen tek ne.Bravo qeverise e ne veçanti policise kurajoze e cila eshte vene perballe krimit ne kembe.

  11. UN says:

    Brravo ED RAMA respekte per qellimin qe ke ndaj drejtesis, po e realizove siç duhet do shikosh se sa vlersim do te japin SHQIPTARET qe duan shtetin, dhe nje her rrespekte per punen tende.

  12. Gezimi says:

    Bravo Rama! Nderhyrja per te reformuar drejtesine, eshte nje nga aksionet me te medh (ne mos me i madhi) qe mund te organizoje qeveria juaj!Vetem atehere do themi se foli drejtesia, pasi shteti tani per tani eshte i kapur nga keto segmente tej mase te korruptuara! Kemi besim…….

  13. Plaku i mocem says:

    Reforma ne drejtesi!Reforma e reformave.Mendoj se do te haje shume kohe.Mendoni sikur te ishin te gjith fshatrat e Shqiperise si Lazarati.A do fitohej lufta me hashashin?Veshtire ti jepet pergjigje kesaj pyetje.Keshtu eshte edhe problem i reformes ne drejtesi.A ka mbetur ndonje gjyqtar i pa prekur nga korrupsioni?Po prokuror?.Nuk e besoni?Beni inventarin e pasurise se gjyqtarve(nuk eshte e veshtire te behet)dhe athere flasim ne ka mbetur ndonje gjyqtar i pa korruptuar.Prandaj them se do haje kohe reforma ne drejtesi.

  14. iliria shqiptare says:

    Edi Rama u ka dhene shprese shqiptareve te thjeshte e te ndershem.Sa me pak Gate, me mire vendi.Kryeprokurori po punon apo eshte dhe ai Gate LLalla????

  15. fanny says:

    bravo…ke mbeshtetjen tone.

  16. Atila says:

    Si sot nje vit me pare shumica e qytetareve i dha 1 milion shkelma Berishes dhe klanit te tij. Ne me pak se 9 muaj qeverisje jane bere perpjekje te medha per stabilizimin demokratik dhe ekonomik te vendit. Qevderija e Rilindjes se shumices se majte progresiste po realizon me vendosmeri premtimet e dhena ne 23 Qershor 2013 dhe besojme se pjesa me e madhe e tyre do realizohen ne menyre qe pas 4 vjetesh Shqiperia te jete me Evropiane,me Demokratike dhe me e zhviluar ekonomikisht. Lufta per nje shtet te se drejtes duhet te jete beteja me e fuqishme qe duhet ndermare duke filluar qe tani dhe pa ngurim per tu dhene qytatereve Drejtesine e vertete e te besueshme qe lufton me kurajo krimin,korrupsionin dhe shtetin nga abuzuesit. Beteja per Drejtesine eshte beteja per Evropianizimin real te vendit. Urime Qevrise se Rilindje dhe sa me shume suksese.

  17. Bentirona says:

    E pra te vjen mire qe me ne fund ky vend ka nje Kryeminister qe ka vullnetin dhe deshiren ta shendroje ke vend ku nga mengjese ne darke flitet veten Lazarat dhe Vucidol, ne nje vend Europian. Jo me kot sot nje vit me pare 23 06 2013 i gjithe ky popull i dha fund nje vrasesi Berishjan

  18. tanit says:

    Te lusim zotin qe Edi Rama te vazhdoj sic e ka nisur dhe ti shkoj deri ne fund, qe Shqiperia jone te shohi driten evropjane perndimore.
    Rruga eshte e veshtire dhe me pengesa, por me mbeshtetjen e popullit dhe vullnetin e qeverise cdo gje mund te arrihet.

  19. Iremila says:

    Si gjithmon me nje analize fantastike.Urojme qe Gatet e drejtesise(prokurori e gjykata),por pa perjashtuare edhe Gatet e qeverise deri tek buci president!Urojme te relizohen ato c’ka ju thate sot.Kete vend o e beni ju o askush tjeter sot,o lere ne humneren salinjane.

  20. liqeni says:

    Po ai miku yt qe ishte me ty ne kanjonet e osumit?

  21. rrrr says:

    EDI RAMA vazhdo o burr shteti …Cdo shqiptar i ndershem te mbeshtet !! Drejtesia eshte gangrena e ketij vendi !! Eshte turpi ,dhe shkaku kryesor qe shiperia ukatandis ne pike te hallit …Vazhdo ..se dhe ata qe mund ti kesh kundra nje dite do tu vij mendja ….do tu vij kur te perplasen ne per gjyqtare te koruptuar qe nuk bejne gjyqe …por vetem pazaare …..Fjala drejtesi eshte e dal nga moda ne Shqiperi me keta gjyqtare palaco …qe ven kandarin …e peshojne Eurot ….Nga te anoj kandari andej eshte drejtesia !….. http://goo.gl/qtPgZn

  22. bardhi says:

    Nuk eshte aspak e udhes qe policia e shtetit te perdoret per te rritur vlerat e shtuara partise scialiste apo ndonje partie tjter, lerini profesionistet te bejne punen e tyre, te mos perzihet politika,sepse policia e shtetit eshte e vetmja strukture e shtetit qe perbehet nga njerez te ndershem dhe fukarenj te cilet ju politikanet i futni ne gryken e pushkes, kurse te tjeret marrin frutet e saj ne rastin konkret barkmedhejte e politikes.Rasti i lazaratit eshte pune e policise,por politika ka nderhyre dhe nuk e ka lene policine te beje punen e saj ne vite,tani eshte radhe e drejtesise te thote fjalen e saj qe deri tani nuk ka bere detyren e saj, por ka bere vetem detyren e pasurimit per veten.

  23. Niku says:

    Eshte kenaqesi e jashtezakoneshme kur sheh keta burra qe po i a kthejne besimin per nje jete te qete, ketij populli qe ka 24 vjet qe rreket neper erresire per nje rreze drite. Bravo Rama. Hallall e pac besimin tone

  24. Lenci says:

    Vazhdo keshtu se dhe 20 vite te tjera do te votojme ne pushtet.

  25. DORI says:

    PO SA GATE JANE NE SHQIPERI, PO GATET E HIPOTEKES SE VLORES ME GATE ARLINDIN QE SE PREK KUSH SE ESHTE NIPI I KOLLOZIT DHE E KA KORUPTUAR PROKURORINE E VLORES .AI TE GJITHE RIVIEREN E VLORES DHE HIMARES E KA MBIVENDOSUR. E MORI PROKURORIA DHE E MBYLLI MENJEHERE,KETO TE SHIKOJ RAMA ME PESHQIT E MEDHENJ JO VETEM TE VEGJLIT ……………..

  26. Skorjet Gateze says:

    Me ne fund…

    Suksesi i policise ne luften kunder bandes se drogmeneve te Lazaratit shenoi hapin e pare kryesor te qeverise Rama, ne perpjekjet e saj per rivendosjen se bazes themelore per funksionimin sa me normal dhe efikas te strukturave shteterore.

    Por sukese te keij lloji do te dukeshin si ajo pika ne uje, ne rast se ato nuk pasohen urgjentisht nga reforma e drejtesise, dhe pastrimi i gjykatave nga skorjet alla-gateze.

    Fjalet i merr era, veprat mbahen mend!

  27. paqsori says:

    Edi Rama, sic i hyre me themel lazaratit, hyri dhe drejtesise, eshte shume e veshtire per te korruptuarit, per delenxhijte, per shushunjat e ketij vendi, atehere do te mbahesh mend ne histori dhe do ta shpetosh kete popull, por tentakulat e ketyre jane shtrire shume thelle, por duhet ta besh.Qente dhe zagaret le te lehin sa te duan, ti shko perpara.

  28. shqipetaret e vertete says:

    Tegjithe gjyqetaet t ezgjthen nga populli dhe te kene diploma dhe te kualifikuara ne Europe dhe SHBA.Ne organet me te larta te ghithe te kene doktorate ne EUrope ose ne SHBA.Te gjithe kriminelet ne drejtesi te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut bashke me Sali fashistin dhe plehun Lulezim Basha,Kastriot Islamin.

  29. Eshte heret ,s’keni pare gje akoma !
    Vetem nji Edi Rama mund te bej ate qe nuk e beri asnji njeri deri me sot !
    Ky eshte Edi !
    Bravo !

  30. hazizi says:

    Gate ka ne cdo bashki e kom une ku drejton PD Ejani teshihni ne komunen katundi ri ku drejton pd qe ne 92 . eshte shitur toka e porto romanos nga sadik llulla. hil priska ,asllan gjeta, jane qindra ha toke te shitura nga keta persona duke pervetesuar nga pasuria kombetare miliona euro .Kjotoke mund te lihej per komoesimin e ish pronareve; ,Prandaj zoti Rama hidhi syte nga kjo komune se do te shihni vjedhje me permasa kolosale te pa krahasueshme me asnje bashki apo komune ne shqiperi, Ne te ardhurit nga kukusi na dhane vetem nga 300m2 kurse edhe sot sadik llulla ka dhjetra ha toke ne emer te persnave te tjere. ejani shihni banesen e sadik llulles ne rrushbull 4kate 2000m2 ndertim dhe 10dylym toke shihni ndertesen e asllan gjetes po ne rrushbull ,Ke ta jane pashallaret blu qe na dhuroi PD injorante dhe hajdute

  31. Trëndelina says:

    Kudo qe jane shqiptaret e ndershem neper bote te ndjekin me admirim dhe gjithashtu te perkrahin. Vazhdoni punoni per popullin dhe do te jeni nje legjende e gjalle. Shum fat ne punen tuaj dhe ne jeten private

  32. MARKU says:

    ZOTI RAMA GATE NUK ASHT VETEM SISTEMI DREJTSIS POR KREJTPIRAMIDA E PD NGAS ALI BERISHA DERI TE SADIK LLULLA NE KOMUNEN KATUNI RI DURRS SADIKU KA VNU PASUNI TPAMATME KU KA KENE KRYETAR KOMUNE KA SHIT TOKAT EKNETES NJERZVE QI NUK JANE NGA KOMUNA JON BASHK ME KRYTARIN QI ASHT SOT HIL PRISKA EDHESOT SADIKU BAN LIGJIN NE KOMUNE SE ASHT KRYTAR IKSHILLIT MIRDITORVE EPUKJANVE NA DHANE KISHA VETUM TREQINMETRA TOKE KURSE ATYNE QI PAGUN LEK KTI SADIKUT IDHANE ME DYLYM KY ASHT NI DENONCIM QI BOJ PER KTA PRSONA PARA TEJE ZOTI RAMA E POKURORISE KTA E KANE VENIN NE BURG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje