Greqia dhe Luksemburbu e konsiderojnë të mundshëm marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në mbledhjen e sotme të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, që mban edhe presidencën e radhës së Bashkimit Europian është shprehur përpara fillimit të mbledhjes “shpresojmë të gjejmë konsensusin për Shqipërinë, pasi ky është edhe qëllimi i Presidencës greke.”
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn shprehet “mendoj se ështe i mundur statusi i vendit kandidat për Shqipërinë”
Çështja e statusit të Shqipërisë do të diskutohet si pikë e dytë e rëndit të ditës nga Këshilli i Ministrave të BE. Votimi duhet të jetë unanim për një ‘po’ pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë.
Një ditë më parë ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Spanjës dhe Suedisë kanë dhënë shenja pozitive për statusin duke u shprehur se do ta mbështesin Shqipërinë. Për vendet skeptike të cilat në dhjetor hezituan të jepnin një vendim pozitiv për dhënien e statusit të Shqipërisë, tashmë kanë në duar një raport të fuqishëm, atë të Komisionit Europian, i cili ka rekomanduar që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Franca, Gjermania, Holanda të cilat në dhjetor votuan kundër statusit të Shqipërisë tashme duket se janë renditur përkrah vendeve të cilat mbështesin vendin tonë për të qenë sa më afër Bashkimit Europian.
Raporti i Komisionit Europian njeh progresin e Shqipërisë në rrugën e reformave. Qeveria ka bërë përpjekje për të bindur vendet që në dhjetor ishin skeptike. Kryeministri Rama ishte në Berlin ku u takua me kancelaren Angela Merkel, në Francë u takua me presidentin Holandë dhe ka marrë një “po” për statusin e Shqipërise.
Deklarata e plotë e Velizelos
OXI status te pabeseve……………..
Ketu nuk jam dakort me ty. Greqia ka bere nje pune te lavderueshme ne mbeshtetje te statusit per Shqiperine, me presidencen e saj dhe kjo ju tregon edhe atyre te pabeseve, se fqinji yne nuk eshte armik, por mik. A ka gje me te mire se kjo?
Ky Vangjel Turkoglu e ka fytyrën si dërr..!!
sa keq me vjen per minorikaret shqipfoles aziatike.. jane duke qare dhe mallkuar te shkretet..!! Shqiperia e mori statusin, plehrat anti-shqiptare le te dhjesin ne breke tani..!!!
Faleminderit te gjithe shteteve qe interesohen,Austrise,Greqise,Italise ,Rumanise dhe shteteve te tjera te fuqishme.Boll me urrejtje,punoni dhe jetoni ne greqi dhe itali dhe beni patriotin ne SHQIPERI.Vetem kultura,dhe fqinjesia e mire do na coje perpara