Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian, publikon konkluzionet për Shqipërisë, për të cilën u vendos që t’i jepet statusi i vendit kandidat. Në një dokument me 6 pika, i kërkohet Komisionit që të ndjekë dhe monitorojë plotësimin e prioriteteve kyçe nga ana e Shqipërisë.
Këshilli miratoi konkluzionet e mëposhtme:
“Në përputhje me konkluzionet e 17 dhjetorit 2013, Këshilli mirëpret raportin e Komisionit Europian të 4 Qershorit dhe pas shqyrtimit të tij në lidhje me progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, vendosi t’i akordojë Shqipërisë statusin kandidat që pritet të marrë edhe miratimin e Këshillit Europian.
Pas dhënies së statusit kandidat, Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri në përputhje me të gjitha rekomandimet e bëra në raportin e Komisionit dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës dhe koherent të prioriteteve kyçe, kryesisht përsa i takon reformës në administratën publike, në gjyqësor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, po ashtu mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe politikave antidiskriminuese, duke përfshirë rajonet minoritare, trajtimit të barabartë të tyre, dhe zbatimin e së drejtës së pronësisë.
Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion dhe zbatimin e strategjisë dhe planveprimit në luftën ndaj korrupsionit, gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligj-zbatuese dhe krijimit të një historiku të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar në emuigracion, përdorimin e dokumenteve false, pastrimin e parave, kultivimin e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore.
Këshilli gjithashtu nënvizon rëndësinë për Shqipërinë që të forcojë pavarësinë, transparencën dhe besueshmërinë tek gjyqësori, duke përfshirë garantimin e sigurisë ligjore më të mëdha për operatorët ekonomikë dhe të rrisë besimin për investitorët,
Këshilli gjithashtu pret që Shqipëria të intensifikojë mbështetjen e saj për reduktimin në kohë të presionit imigrator ndaj BE-së, përfshirë vazhdimin e përpjekjeve të saj në përmbushjen e të gjitha kushteve për planit të veprimit të regjimin e vizave dhe duke ndërmarrë hapa shtesë për adresimin e çështjeve të kërkimit të azilit nga shtetasit shqiptarë.
Këshilli përshëndet Planveprimin mbi prioritetet kyçe që Shqipëria ka ndërmarrë në lidhje me proceset e reformave strukturore në vazhdimësi dhe ndërtimin e një historiku të zbatimit të tyre. Bazuar në këtë planveprim fton Komisionin të intensifikojë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e proceseve reformuese të Shqipërisë, përfshirë kontekstin e dialogut të nivelit të lartë për prioritetet kyçe dhe përmes bashkëveprimit të ngushtë me shtetet anëtare (të BE-së). Kjo duhet të përqëndrohet në garantimin e rezultateve konkrete për të gjitha çështjet e sipërpërmendura, të bazuara në rezultate të besueshme, të matshme në një fashë kohore të caktuar dhe të dhëna e statistika të verifikueshme.
Në këtë drejtim, Këshilli fton Komisionin që të raportojë si faktor shtesë e paketës së zgjerimit dhe po ashtu mbi bazë rezultatesh të arritura nga dialogu i Nivelit të Lartë, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar, mbi progreset e Shqipërisë në prioritetet kyçe.
Këshilli përshëndet angazhimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe në përputhje me Politikën e Përbashkët të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian.
Këshilli pëesëriti se dialogu stabël dhe i vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës mbi reformat në lidhje me BE-në dotë mbetet një faktor i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian.
ndoshta per te anashkaluar deklaratat e bashes ,rames ,berishes dhe shume debatuesve te tjere kjo eshte deklarata e keshillit te evropes e perkthyer ,jo shume mire ( ju lutem korrigjoheni nese mundeni ) po jo e gjitha per fajin tim se eshte gjuha e burokratve dhe diplomateve ,ne fund te fundit e artikuluar vetem per tu lene shteg shume interpretimeve
origjinali ne anglisht :http://www.consilium.europa.eu/uedocs/cms_data/docs/pressdata/EN/genaff/143354.pdf
keshilli i bashkimit evropian
mbledhje e keshillit mbi punet e pergjithshme
luxemburg ,24 /06/2014
konkluzionet e keshillit mbi shqiperine
1-
ne te njejtin mendim te keshillit te dates 17 dhjetor 2013 .keshilli mirepret raportin e komisionit te dates 4 /06/14 dhe , i bazuar mbi vlersimet per progresin e vazhdueshem te shqiperis vendos ti jap statusin e vendit kandidat
2-
mbas dhenies se statusit kandidat keshilli thekson qe shqiperia duhet te veproj ne menyre vendimtare ne te gjitha rekomandimet e komisionit dhe duhet te intesifikoj perpjekjet per realizimin e prioriteteve kyc ne menyre te vazhdueshme dhe gjithperfshirese sidomos ne administraten publike ,drejtesine ,lufta kunder krimit dhe korrupsionit te organizuar ,mbrojtja e te drejtave te njeriut dhe ligjet kunder diskriminimeve perfshire trajtimin e njejte te minoriteteve ,problemi i pronave .
keshilli thekson rendesin qe ka per shqiperine intesifikimi i luftes ,egzekutimi i strategjise dhe plan veprimi kunder korrupsionit ,intesifikimi i bashkpunimit ndermjet agjensive shteterore dhe vendosja e nje praktike te forte “hetim _gjykim_denim “ ne rastet e krimit te organizuar ,vecnerisht emigrim ilegal ,dokumente te fallsifikuar ,pastrim parash ,trafik njerzish dhe droge .keshilli nenvizon edhe rendesin qe ka forcimi i sistemit gjyqesor per te qene i pavarur ,transparent dhe llogaridhenes ,duke dhene qartesi ligjore operatorve ekonomik dhe duke rritur besimin e investuesve
3-
keshilli pret nga shqiperia te intesifikoj ndihmen per reduktimin e migracionit drejt BE.te mbushi te gjitha kushtet ne lidhje me vizat che duke ndermarre hapa te tjere te zgjedh problemin e azilkerkuesve, pa te drejte te ardhur nga shqiperia
4-keshilli mirepret planin dhe pikat kycet qe ka adoptuar shqiperia per te kryer reformat .bazuar ne kete plan fton komisionin te intesifikoj perkrahjen ,monitorimin che vlersimin e procesit te reformave,duke perfshire dialogun e nivelit te larte per pikat kyce apo edhe bashkpunim i ngushte me vendet antare . kjo duhet te perqendrohet ne marrjen e rezultateve konkrete mbi problemet e siperpermendura duke u bazuar ne qellime dhe kohe te matshme e te besueshme ,te mbeshtetura ne statistika dhe te dhena te besueshme
keshilli fton komisionin,ne shtes te pakos se zgjerimit dhe perfundimeve te dialogut te nivelit te larte , te raportoj ne menyre te detajshme dhe gjithperfshirese mbi pikat kyce
5-
Keshilli mirepret perpjekjet e vazhdueshme te shqiperise ne bashkpunimin rajonal dhe fqinjesin e mire dhe njehezim te politikave te saj te jashtme me ato te politikes se perbashket te jashtme dhe sigurise te BE
6-Keshilli perserit qe dialogu i vazhdueshem dhe i qendrueshem ndermjet qeveris dhe opozites mbi reformat e lidhura me BE qendron si nje faktor i rendesishem i avancimit te shqiperise ne rrugen e BE
Urime ekipit Rilindjes, well done
Rradha tani eshte e Elvis Cefes dhe e Jar Jar Mehmetit, nderkohe kontrolli i pasurise se deputetit te Gjirokastres Genc Ruli ( arketar i Lazaratit !?) do shkaktonte surpriza absolutisht vibrante ne kete atmosfere feste. Edhe vete Sali Suma dhe Bode hajduti do ngeleshin pa memece.
Hyrja ne BE eshte pergjegjesi, taksa, respekt per pronen dhe pronarin perkates. Hyrja ne BE nuk eshte mburrje dhe “show politik”. Goditja e korrupsionit eshte akoma larg, sepse goditje korrupsioni dmth goditje edhe te peshkut me te madh.
Urime ekipit te Rilinddjes, veçanerisht Edi Rames dhe Ministrit tone Sajmir Tahirit
Urime popullit shqiptar qe mori statusin e kandidatit te BE-se. E them keshtu sepse kjo nuk eshte merite e politikes shqiptare dhe as e gjoja reformave te qeverive te Shqiperise gjate ketyre 24 vjeteve te te ashtuquajtures demokraci, qe nuk eshte tille, sepse eshte shkerdhatokraci.
Sa per politikanet dhe pushtetaret shqiptar ne si popull kurre nuk do te merrnim kete status, sepse nuk i interesonte ketyre maskarenjeve politikan qe jane njeri me maskara se tjetri.
Shqiperia u shkaterrua ne te gjitha drejtimet duke perfshi edhe ato morale nga teoria famekeqe e Terapise se Shockut dhe Ekonomise Zero.
Por ja qe kemi edhe miq ne Evrope, ku TANJA FAJON si evrodeputete sllovene me grupin e saj lobues beri te mundur udhetimin pa viza ne hapesiren Shengen, tani perseri Evropa na perkrahu duke na dhene statusin e Kandidatit te BE-se.
Do te thoni ju kush eshte intriguesi, ngaterrestari i kesaj zallamahije ne politiken, ekonomine, ne gjendjen morale dhe sociale te popullit shqiptar. Me paparagjykime jane dy persona SALI BERISHA dhe FATOS NANO te cilet futen frymen e negativitetit per pozitivitet. Por etaloni, masa e te keqes kuptohet eshte nje edhe i vetem si mase SALI BERISHA. Qe edhe sot ne kete dite te ketij lajmi te mire i intereson te flase kodra mbas bregut. I shoqeruar edhe nga ftyra te qelbura si ZHELEFENA TOPALLI (COBA). Qe eshte bere me e kape prej zhelesh dhe me derguar per lesh.
Sa per EDI RAMEN, neqoftese nuk arrin ose ben sikur po lufton mafien dhe korrupsionin, duke nxjerre me emer dhe mbiemer kokat e mafies dhe te keqes, sepse me peshq te vegjel nuk quhet fitore, ne nje kohe qe populli kerkon PESHKAQENET e vertete te ketyre 24-ter vjeteve qe kane notuar ne ujrat shqiptare, atehere kot qe flasim.
Nje pyetje kam ku kane shkuar miliardat Evrove te droges per gjithe keto vite, sepse keto nuk i ka marre vetem LAZARATI.
Sipas PAPES se ROMES FRANCESKU, nder keto dite, ne Kalabri, perpara 250 mije personave deklaroj se me mafie dhe korrupsion asnje vend dhe popull nuk ka zhvillim, lulezim dhe mireqenie. MAFIOZET dhe te KORRUPTUARIT Kisha Katolike i CKISHERON.
Them me marrjen e ketij statusi Shqiperia do te eci perpara ne rruge te drejte dhe te zhvillimit pozitiv, sepse me 21 shtator 2014 nuk vjen kot PAPA ne SHQIPERI, sepse lajmi u dha dhe i parapriu vendimit per statusin. VATIKANI ka influenca te forta ne boten e krishtere, ne menyre te vecante ne Evrope, ku eshte edhe Shqiperia. Kemi shanse per ecje perpara. Tung.
http://goo.gl/rjkd6g
Në 5 prioritetet kyçe, ne kemi përcaktuar qartë atë se çfarë duhet bërë. U jam mirënjohës shteteve që e nënvizuan akoma më fort sot. Tashmë do ketë një punë mjaft e madhe pwr tu bwrw me autoritetet vendase në mënyrë që të përmirësohen këto probleme. Nuk do ketë asnjë dallim për http://goo.gl/rjkd6gpasardhësin tim, nëse plotësohen kriteret nga vendi atëherë do të kryehet dhe hapja e negociatave”, u shpreh Fule, në konferencën për shtyp në Luksemburg, me rastin e dorëzimit të presidencës greke.
Por bidnja e tij wshtw se Shqipëria do të vijojë me vullnetin politik për të konsoliduar reformat, luftuar korrupsionin e krimin e organizuar. http://goo.gl/rjkd6g
Read more…
Eshte heret s’keni pare gje akoma !
Shqiperia ,megjithese thuhet se pranimet per ne familjen europiane do te behen pas vitit 2021,
Edi Rama ,do te detyroje europen qe me arritjet qe do te beje,do ta fusin vendin pas 3 apo 4 vitesh ne familjen europiane.
Kjo eshte qeveri njerezore dhe jo injoranca me disa njerez te veriut qe ja shpifen dynjase me traplliqet e tyre !
Bravo Edi !