Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
MPJ e konsideron këtë vendim “si një hap në realizimin e aspiratës evropiane të vendit tonë”.
“Vendimi i Bashkimit Evropian është një njohje e arritjeve të reformave ambicioze e gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga Shqipëria”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Sipas MPJ-së, “ky vendim është, gjithashtu, një inkurajim për përpjekje të mëtejshme në procesin e reformave. Shqipëria e sheh statusin e vendit kandidat si çeljen e një rruge që do të kërkojë reforma edhe më të thella, për t’u përgatitur për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”.
“Qeveria ka angazhimin më të lartë për kryerjen e këtyre reformave, veçanërisht të atyre që lidhen me sundimin e ligjit, me bindjen se vetëm një transformim i thellë modernizues do të realizojë aspiratën tonë për ta parë Shqipërinë anëtare të denjë tëfamiljes evropiane”, përfundon deklarata e MPJ-së.
Pershendetje vendeve te BE per statusin kandidat. Por me shume pershendetje e falenderime Qeverise se Z. Rama dhe vete Z.Rama ! Pershendetje dhe falenderime gjithashtu Ministrave Gjosha, Bushati e Tahiri ! Rrofte Shqiperia ! Nje mundesi e arte me shume per shqiptaret kudo qe jane ! Kam nje gezim te madh si ne dhjetorin e ’90 . Po duket fundi i tunelit te gjate te tranzicionit tone rraskapites .
hajde punoni fort tashi qe te ecim sa me perpara….http://goo.gl/ytrWOY