“Kjo s’është drita jeshile për anëtarësim! Pa struktura demokratike dhe gjyqësor të pavarur, s’ka BE”

24 Qershor 2014, 17:45Politika TEMA

Nga Justyna Pawlak

Reuters

 

Bashkimi Europian e vendosi të martën Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit, duke i dhënë vendit të vogël ballkanik statusin e kandidatit për anëtarësim, duke njohur kështu reformat e fundit, por duke paralajmëruar qeverinë se progresi është i kushtëzuar nga përpjekjet e mëtejshme.

Vite të tëra polarizimi politik ngadalësuan reformat demokratike në Shqipëri dhe e mbajtën atë pas vendeve të tjera të rajonit.

Por një ndryshim në pushtet në shtatorin e shkuar i hapi rrugën çuarjes përpara të reformave të mbështetura nga BE.

Vendimi, që duhet të konfirmohet nga liderët e BE në samitin e Brukselit të premten, ishte një hap i madh për zgjerimin e BE, që kur zgjedhjet europiane të majit panë se si disa parti euroskeptike performuan mirë, një zhvillim që mund të ngadalësojë më tej zgjerimin e bllokut me 28 vende.

Një vend anëtar i NATO-s me rreth 3 milionë banorë, Shqipëria duhet të plotësojë të tjera kushte e reforma për të nisur negociatat, një proces i gjatë që synon të sjellë ligjet e vendit kandidat në përputhje me standardet e BE dhe që mund të kërkojë shumë vite.

Gjithashtu vendi do përballet me ngurrimin e shumë vendeve të BE, kjo e nxitur edhe nga shqetësimet për kostot ekonomike, euroskepticizmin në rritje dhe zhgënjimin me progresin demokratik në anëtarët më të fundit të BE, Rumani e Bullgari.

Njësoj si në këto dy vende të Ballkanit, korrupsioni dhe krimi i organizuar është një problem i madh edhe në Shqipëri.

Duke nënvizuar nevojën për kujdes në BE, Sekretari i Shtetit për Europën në Gjermani, Michael Roth tha se bashkimi me BE-në nuk është automatik.

“Shqipëria ka bërë njëfarë progresi në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit. Por ka një pritshmëri të qartë. Pa struktura demokratike, pa një gjyqësor të pavarur dhe pa luftë kundër korrupsionit, nuk ka anëtarësim në BE,” u tha ai gazetarëve përpara se ministrat e BE të merrnin vendimin në Luksemburg.

“Kjo nuk është drita jeshile për anëtarësim,” tha një diplomat nga një shtet shtet i BE.

“Shqipëria duhet të bëjë reforma të mëdha nëse do të ecë përpara”.

Holanda, Britania, Gjermania, Franca, Çekia dhe Spanja ishin mes shteteve me qëndrimin më të ashpër në kërkim të reformave nga Shqipëria, tha një zyrtar i BE.

Në një deklaratë, BE tha se Shqipëria duhet të adresojë çështje të tilla si përdorimi i dokumenteve të falsifikuara, pastrimi i parave, kultivimi i drogës dhe trafiku i qenieve njerëzore.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se me vendimin e BE-së, Shqipëria ka rifituar dinjitetin e humbur në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Një mosmarrëveshje mes Çekisë dhe Shqipërisë, që kishte kërcënuar për të mbajtur pezull statusin kandidat, u zgjidh të martën kur kompania çeke CEZ tha se do marrë 100 milionë euro.

14 komente në ““Kjo s’është drita jeshile për anëtarësim! Pa struktura demokratike dhe gjyqësor të pavarur, s’ka BE””

  1. alion says:

    mund te me thot njeri se ca fitojm nga marja e statusit, se per te humbur e mora vesh humbem 100 milion euro qe i paguam cekeve

    1. ceni says:

      Po te vente ne gjyq puna do te paguaje dyfishin. Kjo eshte ajo fituam pervec shume te tjerave.

  2. A says:

    Redaksise se Gazetes “TEMA”, i shtroj pyetjen se cfare detyrash, cfare perfitimesh ka individi shqiptar ose me gjere familja shqiptare nga marrja e Statusit te antaresimit ne BE. E them kete se familja eshte berthama e shtetit.
    Sepse deri tani shohim vetem vajtje-ardhje delegacionesh, shume fjale, shume zhurme, shtrengim rripi per individin dhe familjet shqiptare.
    Nje artikull, nje analize e tille ne menyre praktike na intereson duke lene teorite, filozofite, mendimet njehere anash.

    1. LexuesiTemes says:

      @A
      nqs ne behemi pjese e Europes dmth qe kemi arritur standarte te larta.
      Duje oatur standarte te larta,qe nenkupton gjyqesor, arsim, shendetesi, etj jeta e qytetarit shqiptar eshte me e mire dhe problemet do jene me te vogla.
      Prandaj ky proces varet nga Shqiptaret se sa shpejt do e perparojne.
      Ke te drejte per shtrengimin, ne duhet te shtrengohemi akoma dhe me shume, se me kete rrumpalle qe jemi as ne afrike nuk na pranojne.
      Me dhimbje, po shtrengim do kete dhe shume. Por duhet te kete dhe burg per ata qe kane vjedh dhe kane vrare.

    2. Artan says:

      E moren pakon e tyre Ceket? Kjo eshte BE-ja? Sa korrupsion dhe mafie ka ne vendet e Europes? Merr Italine p.sh. Kush e korrigjon mafien italiane? Sigurisht qe eshte mire te kerkosh nga me keq i korruptuari qe te behet me pak i korruptuar, por perderisa ka para ne tryeze nuk ka njeri qe nuk korruptohet, qofte kjo per Europen apo per Shqiperine. Kjo eshte e keqe e lindur me njeriun. Shqiptaret duhet te bejne me te miren jo per te hyre ne Europe dhe per te marre nje lemoshe nga Europa dhe per tu pare me percmim, por per veten e tyre. Te zhvillojne vendin, te rrisin fitimet dhe pagat, te rrisin turizmin, te arrijne kulturen e duhur politikanet qe te punojne se bashku per vendin e tyre. Keto te mira Shqiperia duhet ti beje per veten e vet dhe jo per Europen. Europa nuk ka rendesi vecse po te ndikoje ne kontrollin e politikaneve dhe te procesit te zhvillimit te Shqiperise. Te kontribuoje ne ndertimin e standarteve per gjithcka. Kjo eshte e rendesishme. Por jane shqiptaret vete qe do e ndertojne Europen per veten dhe femijet e tyre. Kjo eshte rendesia e kandidimit ne Europe.

  3. A @:
    mOS BEJE pyetje te veshtira ,
    pergjigjen e shikon per dite tek Omonja ne mes te tiranes

  4. . says:

    =======================================================
    Gato-Saliu,

    behu gati, BE-ja kerkon “Drejtesise se Re”, burgu te pret.

    =======================================================

  5. . says:

    BE-ja kerkon burgim per kriminelin Ali Bisha.

  6. tourkofagos says:

    Mbas marrjes se palo STATUS-it Tirones i duhet edhe nje big xhamia….

    1. ceni says:

      Bejme hoxhe Janullatosin se ai ia ka marre doren: ia shiti interesat e Shqiperise Greqise, tani t’i shese edhe ca turkut o i paudhe qe nuk ke atdhe.

  7. shqiptari popull says:

    aljon, populli nuk fiton asgje .. fiton Rama dhe kupola e tij … populli fitoi ate qe veç borxheve te tjera duhet te pagiaje edhe faturen 95 mljoneshe qe Rama po ja jep ryshfet Austrise, per ti marre voten e statusit .. shkurt ku statusi po u shkurton jeten shqiptarve, kete fiton populli …

    1. XIXA says:

      CEZ Cekia ishte nje nder mijera peshqeshet e al’Salih al’Ram al’Berish,po te kishte vazhduar gjykimi humbjet do te ishin shumeme te medha

  8. korcari says:

    Fiton populli shume fiton,duke nisur nga fondet qe do te vine nga evropa,ligjet e evropes,politikanet do te kontrollohen nga europa nuk do kete kaq shume korupsion,mallrat do shiten ne eu,edhe nuk do krahasohen me vendet e afrikes.Leri keta salinjte te flasin nuk marinvesh nga evropa.

  9. Ajet Delaj says:

    STATUSI KANDIDAT PER BE ERDHI. PO PASTAJ?
    Te nderuar shqiptar nese nuk arrini te kuptoni se funksionimi i shtetit, ligjit dhe demokracise duhet te behet per shqiptaret e jo per statusin qe eshte thjesht propogande e qeverive shqipare se bashku me Brukselin keq keni per ta pasur punen e jetesen.
    Propoganda per statusin i duhen politikes shqiptare pasi nuk ka asgje per te treguar ne syte e shqiptareve. Shikoni me vemendje sugjermet apo rekomandimet qe shoqerojne statusin. Nuk ka fushe te jetes shteterore e civile qe nuk eshte cekur e nuk eshte problem.
    Filloni me te drejten e votes , fjales, prones, jetes, garancise per dinjitet e personalitet e deri tek niveli i parlamentareve.
    Media politika, shoqeria civile e bler dhe e tredhun nese nuk heqin dore nga propoganda e nesermja ka per te qene edhe me keq se sot.
    Akoma me mentalit qeverises e propogande te mediave monopol Shqiperia marshon nga fitorja ne fitorje si ne kohen e Enverit e shqiptaret qe e marrin buken me liste e vrasin veten shtohet cdo dite.
    Duhet te kuptojme se statusi kandidat pa hapjen e negociatave per antarsim eshte pothuaj nothing e politika shqiptare as qe guxojne qe ta kerkoje pasi e dine se ku jane. Ne anen tjeter dhenja e statusit eshte veprim gjeostrategjik per interesat e Europes ne kushtet e tanishme megjithse prape duhet pershendetur pasi mbase shtohet asistenca e Brukselit per Shqiperine e shqiptaret.
    Politika shqiptare me se pakti duhet te heshtin pasi e arriten statusin kandidat per ne BE te fundit ne Europe e kure zerat per te dale nga BE po shtohen per dite nga jugu ne veri te kontinentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje