Die Presse
Pritja më në fund e ka një shpërblim për Tiranën: Të martën BE bëri të ditur se i ka dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit. Këtë e vendosën ministrat e Jashtëm të BE në një takim në Luksemburg. Tani pritet që të merret vendimi edhe në samitin e krerëve të qeverive dhe të shteteve në fund të javës. Por tani, ndryshe nga gjashtë muaj më parë, nuk ka rezerva të mëdha- gjërat janë njoftuar paraprakisht.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përpjekjet e të cilit për reforma kanë marrë vlerësimin e BE- dhe që konsiderohet një partner më i besueshëm se paraardhësi i tij, Sali Berisha- që e irritonte herë pas here Brukselin me deklaratat e tij për Shqipërinë e madhe- e di shumë mirë diçka: Edhe nëse Tirana e ka marrë statusin e kandidatit, kjo nuk është më shumë se simbolikë pasi nuk do të thotë fillimi i negociatave. Fjala bie, Maqedonia e ka marrë këtë status që në dhjetor të vitit 2005, por për shkak të bllokadës së Greqisë, nuk ka bërë asnjë hap përpara.
Por në Bruksel ka fryrë erë e mirë edhe për shkak se forcat e sigurisë në Shqipëri sulmuan javën e shkuar fshatin legjendar të marijuanës, Lazaratin, diçka e paimagjinueshme për një kohë të gjatë. Për shkak se kategoria “rastësore” nuk ekziston në këtë veprim, ndërhyrja duket e ndërlidhur qartazi me shpresën për një vendim pozitiv nga BE.
Lazarati është si një libër mësimor për klishetë e Ballkanit- por nuk është, ishte. Realiteti është se për policinë për më shumë se dhjetë vjet kjo ka qenë një zonë tabu. Një zonë kuazi ekstra- territoriale, në të cilën fjalën e kishte mafia e drogës, që vetëm në Lazarat prodhonte gjysmën e kanabisit që Shqipëria eksporton në tregjet europiane.
Tani policia e ka sulmuar Lazaratin, e ka nën kontroll dhe çoroditja e ka një fund.
Bilanci, sipas portalit Balkan Insight, është domethënës: janë konfiskuar 43 ton marijuanë, janë shkatërruar 133.219 (duhet sa më shumë saktësi) rrënjë kanabis dhe pesë laboratorë droge, janë kapur sasi të mëdha armësh, përfshi granatahedhës, pushkë automatike dhe qindra kallashnikovë.
Më shumë se 1 mijë policë morën pjesë në aksion, të mbështetur nga ajri me helikopterë. Ata hasën në rezistencë të ashpër me armë automatike. Sulmi nisi të hënën e javës së shkuar dhe të premten policia shpalli marrjen e plotë të Lazaratit. Një polic dhe dy barinj u plagosën nga të shtënat, policia arrestoi 21 persona. Me sulmin e suksesshëm mbi Lazarat, qeveria socialiste e Edi Ramës- e cila ka rreth tre të katërtat e vitit në pushtet- tregoi se mund të arrijë sukses.
Një efekt anësor pozitiv: Edhe në kuadër të ndihmës së BE, më shumë se 17 milionë euro të fondeve IPA janë investuar për trajnimin dhe pajisjet e policisë.
*Marrë me shkurtime
Gate = Porte (e hyrjes ne BE), eshte per te qeshur dhe per te qare njeheresh
Pse?ne çdo vend te evropes ka korrupsion,por jo republik brenda republikes…te jem te sinqertfidel kastro
cpo tallni topet me kete STATUS……….!!!
vjen status,ikin jihadistet drejt sirias………
Po ke te drejte TURKOFAGOS , po ti je rehat se Falet Janulla per ty .
300 evro, i merr , Falesh greqisht , te pelqen te Hash XAXIQI , pOR QANE per shqiperine?
faleminderit Lazarat ? http://goo.gl/RMwTNJ
haahahah kete status tuqia e ka ce 25 vite
KY STATUS DO MIRREJ CE NE VITIN 2012 POR DERRKUCI RAMA E PENGONTE ME KUSHTE
S’pari, nuk besoj te dish ndonje gje per emrin qe ke zgjedhur per pseudonim ketu, se nuk do ta vije, te pakten sot. Me siguri, je pjesetar i “Fermës” se SRB-it dhe turp per ty. Per te tjerat s’ia vlen o….KUCI!
DOSA Berisha beri cmos ta pengonte statusin tani jo vetem me kushte, por edhe me droge Lazarati dhe Divjake, por ja qe DERRKUCI Rama doli me i squte dhe Bota i besoi atij dhe jo vrastarit dhe kusarit te Partise se Punes Sali Berisha.
Me “rregullin e treshit”, sipas thelbit te arsyetimit te z.Helmar Dumbs te “Die Presse”, thua cili do te ishte, bie fjala, perfitimi i Shqiperise, sikur Sali Ramë Berisha t’i konsumoje kujtimet e (krimet) e tij post23 qershorit, kur vazhdoi te shiste llokma Shqiperie ende pa marre pushtetin Rilindja, ne birucë të burgut?
Vertet do te ishte interesante t’ia bente te ditur opinionit shqiptar brenda dhe jashte (emigranteve), pasi jam i sigurt se do te niste levizja me e madhe poskomuniste e “VULLNETAREVE PER TE FUTUR NE BURG SRB-IN”
Ore po ju qe mbroni sali trapin nuk dini as te
shkruani.
“Elena Gjika” i marsh te keqen Elena Gjikes.cfare dreqin keni ju qe shkruani me “c” ne vend te “q” qe komentoni per Shqiperine.Ju nuk dini shqipen akoma,me keq se vicidolasi.
Turqia ska pasur deri tani kurr status mos i ngateroni gjerat dhe si duket sdo e marri kurr.
Mendimi im; Te gjith ata komentues,qe kane nostalgji per pushtetin e
ish kryeministrit Berisha,nuk jane gje tjeter,pervecse lloje te
ndryshme parazitesh,qe nuk jane ne gjendje te perballen me jeten..Te till dembela jane bere pengesa te medha,ne zhvillimin universal te Vendit tone..Statusi kandidat,eshte emblematik,per tere shqiptaret
pa dallim feje dhe ideje…