“Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është një gur kilometrik në udhën drejt anëtarësimit eventual në BE”.
Është ky komenti i bërë nga Presidenti i përkohshëm i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, menjëherë pas Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian vendosi me unanimitet dhënies e statusit të vendit kandidat.
“E përgëzoj Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, subjekt miratimi i Këshillit Evropian këtë javë. Është një gur kilometrik në udhën drejt anëtarësimit eventual në BE. Statusi njeh progresin e Shqipërisë në reforma, rolin e saj konstruktiv në rajon dhe angazhimin e qeverisë ndaj agjendës së BE-së. Shpresoj se do të ndihmojë për të afruar ndarjet e thella mes forcave politike që shpesh pengojnë progresin në vend”, theksoi Pitella
Në vijim ai shtoi se “reformat ia vlejnë të ndiqen në të mirë të qytetarëve, jo vetëm për hir të BE-së. Prandaj unë e nxis Shqipërinë të këmbëngulë në përpjekjet për çrrënjosjen e korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e gjyqësorit dhe vazhdimin e modernizimit të ekonomisë së saj, që janë ndër sfidat kryesore të vendit”.
“Perspektiva evropiane e Shqipërisë luan një rol të rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi europarlamentari.
Po e vertet eshte e gjitha varet nga kohezioni politik ne vend, per te shkuar drejt BE…http://goo.gl/ikeTPN