Marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, e ka cilësuar si një vlerësim për reformat e ndërmarra, ndërsa ka theksuar se “statusi nuk është hapja e negociatave për anëtarësim, por vlerësim për reformat e ndërmarra deri tani”.
“Dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë eshtë një dëshmi e qartë se procesi i zgjerimit është i besueshëm dhe dinamik, dhe se BE-ja u përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saj, kur partnerët japin rezultate në detyrat e shtëpisë lidhur me reformat”, tha Komisioneri për Zgjerimin.
Në konferencën për mediat, pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendosi me unanimitet dhënien e statusit për Shqipërinë, Fyle theksoi se Shqipëria tashmë është një hap më afër drejt BE-së por ka ende sfida për të kaluar.
“Sot është një ditë e mirë për zgjerimin dhe një ditë e madhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Evropian, një tjetër gur kilometrik i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së u arrit. E mirëpres vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Pres me padurim që ky vendim të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeveritë në Këshillin Evropian në fund të kësaj jave”, u shpreh Komisioneri.
Në vijim ai shtoi se “dhënia e statusit të vendit kandidat është një rrjedhojë logjike e përpjekjeve të Shqiperisë për reforma. Raporti ynë nga fillimi i këtij muaji dhe vendimi i sotëm i ministrave është pranimi nga ana e BE-së i përpjekjeve të bëra dhe progresit të arritur në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit”.
“Statusi duhet parë si një nxitje për të vazhduar me reformat ekzistuese dhe ndërmarrjen e reformave të reja, të nevojshme për ta përgatitur Shqipërinë për nisjen më pas të negociatave të anëtarësimit”, theksoi Komisioneri
Në vijim ai shtoi se “gjatë muajve të fundit Shqipëria ka treguar veprime konkrete dhe ka vazhduar vullnetin politik për të ndjekur procesin e reformave të lidhura me BE-në. Qeveria shqiptare ka vazhduar të zbatojë dhe konsolidojë masat e reformës në reformën gjyqësore, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shembulli më i fundit është operacioni i madh policor në Lazarat javën e kaluar për shkatërrimin e kultivimeve të kanabisit në zonë”.
Sipas Komisionerit Fyle, “që Shqipëria të përparojë më tej në udhën e saj të integrimit në BE, ka ende përpara sfida të mëdha. Shqipëria do të duhet të vazhdojë dhe të konsolidojë përqasjen e saj sistematike ndaj reformave, të trajtojë të metat ekzistuese dhe të përballet me sfidat e mbetura në lidhje me BE-në”.
falemineres Fyle…http://goo.gl/th4HSl
Urime Shqiperi! Behu Shqiperi e emrit tend dhe e shqiptareve!
Shqip hapero horizoteve tua evropiane!
Urime e suksese, Shqiperi ime!
DRENICA E KUQE