E more statusin? Mblidhe bythën dhe shtrohu në punë!

24 Qershor 2014, 22:04Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

Jo sepse qeveria ngulmon të kursejë paratë e taksapaguesve, por duket ide demode dhe e konsumuar. Nuk ia vlente fare për fishekzjarre, koncerte me çingije me cicat jashtë, falsitet dhe eufori sporadike…

Më dëgjo me vëmendje ti polici aty që duhet të sillesh më mirë me qytetarin dhe mos merr kot pas suksesit në Lazarat, ti kamarieri që punon pa paguar sigurimet shoqërore dhe ke frikë t’ia plasësh në fytyrë pronarit tënd zengjin të ri, ti deputeti halabak me diplomë universitare, por pa gjimnaz, që more votat me lekë e miell, ti pedagogu mediokër që nuk lexon e nuk studion, ti studenti aksidental që lotoja dhe kafja ta mbush ditën tënde, ti ministri i qokave politike dhe financiare, ti opozitari aspak organik që ngjyros vetëm bardh e zi, ti pensionisti i shëndetshëm që nuk kontribuon vullnetarisht në punët komunitare, ti mjeku pijanec që nuk e çan barkun e pacientit pa marrë bakshishin e radhës, ti vozitësi i makinës që e ke semaforin vetëm me tre ngjyra jeshile, ti vajza e bukur budallaqe që mendon se vetëm një i dashur me bark e me lekë është e ardhmja jote, ti vogëlush që argëtohesh vetëm me lodra armë, ti… ti pra, unë që bëj moral, ai dhe ajo atje tej, të gjithë bashkë tani e tutje nëse duam që veten dhe vendin ta afrojmë më tepër shpirtërisht, mendërisht, moralisht, estetikisht dhe financiarisht drejt Brukselit, duhet t’i thërrasim trurit e të mbledhim sumëm.

Nuk më intereson euforia e Edi Ramës, pragmatizmi i Ilir Metës, nxirja shpirtërore dhe fytyrërore e Sali Berishës, vaniteti i ambasadorëve perëndimorë të akredituar te rruga e Kavajës apo e Elbasanit.

Thjesht, pastër, shkoqur Evropa u tregua babaxhane kësaj here. Na e hapi derën e vogël të ngushtë dhe na mirëpriti. Tani është radha ime, rradha jote të tregojmë me punë se ADN-ja jonë, identiteti ynë mbetet EVROPIAN.

Hej ti gjingjon i drejtësisë, bashkë me kolegët e tu me duar të qelbura deri në poret e lëkurës, mendove se të harrova?

Plako, ti dhe ata të pëgërët mbetët për në fund, jo sepse u konsideroj si ëmbëlsira pas një dreke të shijshme, jo sepse jeni qershia mbi tortë, por pa humbur kohë më lejoni t’u etiketoj se mbeteni si ajo letra e rjepur higjienike që pretendon se pastron diarenë permanente të një anusi të sëmurë, por mbeteni të lëpirë rreth e qark saj. Juve vetëm një banjë me ujë të përvëluar e me klor ua gjen dermanin dhe jam optimist se kësaj here qeveria do t’ua lazaratojë rehatinë e krimbur nga krimi. Nuk ka rëndësi nëse ju do të tromakseni duke dënuar sforcërisht e pabarazisht koka turku për t’i bërë qejfin edhe qeverisë edhe Brukselit. Nuk ka rëndësi nëse Gatja i Lazaratit do të puqet apo jo në të njëjtën qeli burgu me Berishën e Viçidolit… e rëndësishme mbetet që paratë tuaja të mykura t’ua sekuestrojnë aty ku i keni fshehur nën fustanet e grave dhe me ato para të paguhet kostoja e supës së burgut edhe për ju. Nga nesër e tutje duhet të spërkasë qiellin e këtij vendi edhe tymi i zi i hashashit që ju mbollët. Për tymin e Gërdecit flasim herën tjetër?

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

108 komente në “E more statusin? Mblidhe bythën dhe shtrohu në punë!”

  1. Fidel says:

    tani duhet disipline fiskale absolute, shteti duhet te kujdeset qe per cdo sherbim , edhe tek berberi te paguhet fature tatimore

    1. Dervish Malluta says:

      @Fidel, problemi eshte mentaliteti qe na lane osmanllinjt, kur arrnauti i fute leket ne xhep, zor i vjen qe t´i nxjerre per t´ia pagua “porezin” shtetit. Cajupi tha, se ne kete pikepamje: “cdo i krishtere dhe mysliman, nji mentalitet e kan”

      1. Pelasgian says:

        Ne jemi akoma Tribal ….shteti per ne eshte dicka qe nuk egziston …mjafton gardhi i shtepise .

        Leri Osmanllijte ne pune te vet se kan me shume se 100 vjet qe kan ikur …faji eshte i joni dhe vetem i joni .

        Dy jan kolonat qe tregojne fuqine e nje shteti = EKONOMIA DHE USHTRIA ! Ne skemi as te paren dhe as te dyten ! Me pak fjale …republike emigrantesh sepse skemi as banane dhe canabis tani !

    2. Epiriiiiiiii says:

      Pu puuuuuuu C’Fantazi Delire…….., Urime, Komplimente Zt Mane. Sdi c’te them…….., Ta Gezojme Shqiperine Europiane me barkun bosh.

    3. Prelilo Luaras says:

      Ide e mire ne kete shkrim.
      Vecse gazetari me duket se eshte bere pak mendjemadh.
      As Fyleja nuk do shkruante keto detyra shtepie per Shqiptaret, sic po i ve ne rradhe ky Manja.
      Megjithate mendimi i tij eshte pozitiv, godet aty ku duhet.

    4. Kundra dorges says:

      Fidel i ke rene pikes. Kudo paguhet taksa fiskale edhe per nje sherbim te vogel. Nese duam te ecim perpara dhe ta quajme veten evropian atehere te gjithe nuk duhet te largohemi pa marre kuponin tatimor se ato para shkojne ne investim per veten tone.

    5. pirdh-pirdh says:

      … dhe ti “gazetari” kokebosh qe hiqesh si i pavarur, por qe mezi pret qe te ta varin ndopak pushtetaret e ketij vendi, apo qofte dhe grate a femijet e tyre …

  2. england says:

    I modh si gjithmone Blend!Gjingjoneve ja ke gjetur ilacin e duhur,ata jane letra higjenike ne ate vend,ku shqiptaret do u duhet te fshijne bythen pas jo shume kohesh.

    1. Open your mind says:

      Pa pastrimin e Gjin Gjoneve te drejtesise,ky vend,jo ne Evrope,por edhe ne Amerike te futet,prape nuk behet.Po nuk u denuan ata qe kane zhvatur,vjedhur,vrare e prere kete popull gjithe keto vite,apo dhe ne te ardhmen,atehere,a mund te me thote dikush se c’kuptim ka pranimi apo hyrja ne Evrope?

  3. toni says:

    qellove si kalama o mane,bzthen e ka mledh qe ne 23 qershor kur mori shtetin ky,fakti qe mori statusin tregon se e ka mbledh mire.

    1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

      a me të vërtetë e ke o toni??
      apo duhet me u histerizu si drejtoresha histerike e dogajave??
      rroftë skërnderbei,rama dhe askush tjetër!marrtë ditë nga jeta e spiropalit dhe e bëftë zëvëndës kryeministre!!
      kështu duhet shkruajtur?o toni?!

      1. Prec Ulaj says:

        Ajo e Doganave bertiti se pa nje rezultat te mire, ndersa ju zagaret e Berishes bertisnit kot neper rruge, edhe pse te gjithe e shikonim rrenimin qe po i bente Sali Serbi Shqiperise.

  4. saimir says:

    Bukur. Presim te gjithe me padurim delazaratimin e gjyqesorit shqiptar dhe te gjitha gjirizeve kriminale mbi dhe nen toke.

  5. iliria shqiptare says:

    Pikes i ke rene……

  6. KA QI says:

    Nga ky lloj informacioni fillon fjala ‘status’.Kjo quhet gazetari e lire e profesioniste qe nuk e shet penen per 5 lek e aqe me teper b…si fevzinjte e 24 vjet.
    Per kete lloj truri ka nevoje politika,drejtesija,antikorrupsioni i ‘supermbesave’ qe me parate e femijeve te pa ngrene shqipetare vene pirsingje floriri ne organet gjenitale gjithe gjize…BRAVO!

  7. Mirosh says:

    Si gjithmonë Blendi i mrekullueshëm, na kishte munguar pena dhe fjala jote gjatë muajve të fundit. Miqësisht dua të të them diçka, mundohu të gjesh fakte e ngjarje që ta prishin qetësinë dhe mos të biesh në qetësinë e rrejtshme të militantëve partiakë të cilët e shohin llogoren e tyre si parajsë dhe llogoren e opozitarit si ferr. Besoj se pena jote i bën shumë mirë të gjithëve në pushtet apo jo. Vazhdo kështu

  8. feniks says:

    Tani MAZHORANCA te merret seriozisht me PATRIMIN TOTAL TE HAUREVE TE KRIMINALIZUAR E GJAKOSUR te drejtesise pa DREJTESI!!!
    Kam 5 vjet,qe vazhdoj gjuqin ne shkallen e PARE(tani ne ate ADMINISTRATIVE),per te gjykuar padrejtesite qe me ka bere KLIKA e Sali Berishes ne mos dhenien e PENSIONIT TE PARAKOHSHEM si ushtarak!!!
    Na hodhi ne rruge ne 1993,por na trajtoi si KULAKET duke na dhene nje LEMOSHE per dy vjet,pastaj na e nderpreu per 3 vjet pa na dhene ASNJE QINDARKE,kur duhet te na jepte pa asnje kufizim te drejten sipas ligjit!!!
    Nga 1 janari 2014,ceshtjet tona kaluan ne GJ<ADMINISTRATIVE,por ne vend qe te mbyllej gjykimi brenda 45 diteve(sipas ligjit) kam 6 muaj,qe gjyqtari i ceshtjes nuk ka bere asnje SEANCE,mbase pret t'i coj ZARFIN ME LEKE!!!
    Po kryetari i Gjykates ne Tirane,i komannduar nga Nishani gjytyrym,pse nuk e kontrollon kete sharlatan???
    Nuk i them emrin se ma nxjerr dhjete fish hakun!!!
    Keta gjykates meritojne TREKENDESHIN NE MES TE Tiranes!!!

  9. Alfredo says:

    Bravo Bledi . E verteta me pak fjale

  10. intelektuali says:

    Bravo Bledi.Ke munguar.Vazhdo me kontributin tend (me zhargonin tend artistik e ironi therese) aty ku shume gjera s’duhet te haroen.

  11. Treviso says:

    Zoti Bledi, te pershendes. Dhe une tek pika e fundit qe ju shkruani e kam piken e dobet. Po pres me padurim qe te filloje aksioni tjeter, per shoket e Lazaratit, qe bashkpunuan deri ditet e fundit kunder policise se shtetit.

  12. meri says:

    Te lumte Bledi nje artikull shume domethenes per te gjithe.Duhet shume pune nga te gjithe .

  13. Majakovski says:

    Brabo Bledi. Duhet pune nga te gjithe qe ta tregojme qe jemi gen europian.

  14. dan says:

    Blendo mire e ke ti vllai,po problemi eshte qe ne kemi pire te gjithe fare djathi dje se mbledhim dot sumatricen.Me gjithe ate vazhdon te jesh lart.Bravo

  15. polici says:

    Europa dha statusin per me kontrollu krimin shqiptar.

  16. leo england says:

    Je fabtastik o Bledo. Faleminderit mik e Shqiptar se serbo talebani Vicidolas me kurven lesbike lulzime vec atje e kane vendin.

  17. kushtrimi says:

    i madh je blendi.

  18. saimiri says:

    I madherishem Blendi me shprehjen e goditur te radhes “Ti deputeti halabak me diplome universitare,por pa gjimnaz”!Fenomenal

  19. Continental says:

    Ata qe e kan pas hap bythen , si zorr se u mbyllet bytha me vone o mane
    Jan mesuar ata me ate profession
    [email protected] [email protected] ngelet , neqoftese me para perdornin bythen sot perdorin gojen.

    Kan aavancuar

  20. turi says:

    Mire e ke ti na fillimi dhe ne fund,po une friken o mik e kam se mos keta palo gjykace e prekuror do denoin njerez kot te pafajshem,ose dhe me faj,po qe faj eshte per 1 dhe keta te bej normen do ja bej 5.Dhe prape Berisha i vicidolit do livadhise,kesaj i trembem une.Se kur e bej gabimin apo permjere shtrembet e kam mare parasysh,qe po me kapi ma hapi.Po mos me del drejtesia si ka qen qe ca te nenes e ca te njerkes.Prandaj ju qe keni pak me shume aksese se ne te tjeret ti keni pak me shum parasysh keto gjera ne keto shkrimet tuaja.Se do djegin te njomin me te thatin keta o mik.klm

  21. tani says:

    Bla bla bla bla bla .uffa.!!!!! Due marroni o bledi .i the po kujt ja the si te pallati 167 a 176 se mbaj mend titullin.pra bla bla bla

  22. tani says:

    Gjin gjont e karit ata jan dhe po ata do ngelen bledo .nuk ndryshon asgje.ti mir ben se nxjerr dufin ose cfryn thon andej nga fshati Mit’hatit komisarit tende po ska per te ndyshuar asgje.eh mor bled trimi sa gjin gjona rrocke te tjer do ket ne vend te ketyre te sotme.hajt pershendetje bledo .gjithsesi je ndyshe nga rutina e perditeshme e shtypit.naten plako dhe bla bla bla me shpesh se me mungon.

  23. Agimi says:

    Shume drejt ajo qe thua, por nji gje duhet kjartesuar, se fajet nuk jane te popullit te thjeshte shqiptar.

  24. Niku says:

    Gjuhe banale e perdorur ne kete shkrim. Aspak etik dhe sic pretendon europianizim ne jeten tone .
    Nuk behesh interesant me zhargone fjalesh alabakesh per te sjelle nje ide mese te qarte dhe shume sensitive per mjedisin tone.
    Sigurisht nje pergjegjesi po aq ka dhe botuesi i cili nuk do ishte ide e keqe te filtronte ose te deodoronte gjuhen qe eshte perdorur ne kete shkrim.
    Shpresoj te mirkuptohem !

  25. mirel says:

    llac shoku Ropi, llac
    Statusi do te thote legalizim i faturave te vjedhjes me Cez.
    Prandaj hajt shtroni kurrizin o popull injorant, se qiveria e kapi leprin me qerre..po na la ujkun dhe lebren korruptive ne kurriz.
    95 milion euro eshte fatura e pare qe do paguhet nga taksat dhe puna e popullit, pensionet, paga minimale-qe tashme nuk do pesoje rritje, se do paguaj qiveria borxhet.
    Dhe ngrini llac si shoku Ropi o njerez, po mos beni gek dhe mek, si fqinjet e paudhe greke, qe pe..er pak sa i nxoren nga BE.
    Mesim me te mire nuk kane si marrin shqiptaret, po ua ka qefi te kruhen vete, dhe te mbushin gojen me falenderime per qiverine..dhe te hane mut pastaj..

  26. mirla says:

    ti pensionisti i shëndetshëm që nuk kontribuon vullnetarisht në punët komunitare ”
    O Zotni Bledi po me pensionistet c’ke .. pak punuan vullnetare ata , akoma tua marrim shpirtin ..!!!??? Evropa u ndertua me vullnet dhe jo me pune vullnetare o Bled

  27. hahaha says:

    sakte!

    …”deputeti halabak me universitet, pa gjimnaz…” jane keta halabake qe perdhunuan inteligjencen e cmuar shqiptare dhe detyruan vajzat e pafajshme ne prostituta, rinine te vetevarej dhe sot perpiqen te latyrisen me bojra te mbulojne maskarallikun dhe injorance e kultivuar nga sali vucidolsi!

  28. Koco says:

    Ecen me gjate ai qe ec me ngadale , por me hap te sigurte , eshte kjo thenje . Tashme pas nje viti pune te dukeshme e te pa dukeshme te kesaj qeverie me zotin Edi Rama ,Kapiten te kesaj anije e cila kish filluar te merte uje nga te gjitha anet , tashme po duket qarte dora e mendja e Kapitenit i cili me durim , gjakftotesi e maturi mundesoj qe me ekipin e tij ta shpetoje nga mbytja dhe te siguroje daljen tashme ne det te hapur, por tashme do jete me e lehte ecja perpara . Objektivi imperativ venja e sistemit te Drejtesise ne binaret e duhur , eshte nje fitore nga me te medhate me historike nga itoria e kesaj beteje e cila eshte teresisht Subjektive ne qofte se do jete ky vullnet i hekurt i ketij Lideri te vertete Patriot , Atdhetar e Vizjonar , fitorja e kesaj beteje eshte vendimtare dhe perparimi i metejshem i vendit do jete shume here me i mundur dhe i sigurte plotesisht. Kjo reforme do zhduke nga faqia e dheut bandat e te inkriminuarve , mafjozeve atje lart ne krye. Jo me kot thuhet se peshku qelbet nga koka .Zoti Rama je ne rruge te mbare , te prifte e mbara .

  29. Tarras Zhapkoqi says:

    Me pelqen “delazaratizimi” si veprim i prishjes se zinxhirit komandues te narko-farmakut berishian. Por edhe folja delazaratizoj me pelqen shume dhe kam qejf ta zgjedhoj: Une delazaratizoj/ti delazaratizon/ajo,ai delazaratizon/ne delazaratizojme/ju delazaratizoni/ato, ata delazaratizojne.

    Ketu tek veta e trete numuri shumes me duket se kam gabuar sepse Lazaratin e defruktuan apo e defloruan apo me sakte e delazaratizuan vetem femrat!

    Beni, je i madh, faleminderit, na kenaqe me kete shkrim!

  30. puntori says:

    brravo nje artikull shume kuptim plote me satatuin mbaruam por na pret nje pune e madhe qe ketej e tutje ne cdo aspekte te jetes son duhet te evropianizohemi sesben nje oer e sa me pare te shkeputemi nga gjendeja aktuale e te menduarit e trajtuarit e te gjerave dhe ti marim me seriozishte gjerat dhe me kryesoria telem mbrapa pa hezimim keto vite qe kaluam gjerme tani sidomos kete kafshen e fundit qe iku nga qeveria

  31. Shqiptar says:

    Bukur e ke thene. Mjeket te paret dhe pastaj gjykatesit. T’u sekuestrohen pasurite qe nuk i justifikojne me punen qe kane bere.

  32. niko says:

    ja fute porves me brrresheri o mane, qe te futemi ne Europe
    duhet: mentaliteti te ndryshoj tek pooopulli,.tek njeriu i thjesht
    tek kryetari ,tek marangozi,tek servili etj….

  33. vostok says:

    Ik o Mane bej shurren. Se te pine me uje artikujt tani qe se ke me Salen.

    Pastaj, punon Likja sa per te gjithe ne bashke.

  34. Anonim says:

    Ceshte ky me kete koment e me nje foto gjysem fytyre???

  35. gladiatori says:

    Kudo lexoj per marrjen e statusit te Shqiperis per ne Europe,por shume e kan keq interpretuar kete fakte,disa nga padituria disa nga propanga qe degjojne disa nga shpresa per te shkuar lirshem jashte shtetit.Por cfar perben ne te vertet “statusi” shume pak vet e kuptojne ne te vertete.Gjysmen e se vertetes e tha kryemistrisi yne,kur deklaroi se: statusi eshte si fejesa,por duhen dhen prova per te arritur ne martes.Shoqeria shqiptare me duket si ato vajzat nga fshati,qe i ka ardhur dikush nga qyteti dhe i beri propozim per fejes,dhe shteti “meme”del neper rruge (media)dhe mburret per arritjen qe vajza arriti (nen edukimin e saj).Por ckerkon nje dhenderr nga qyteti prej nje vajze nga fshati,ne nje koh ku vet vajzat e qytetit,kerkojne DIVORCE nga te till dhendur.Mos harroni qe dhendri EUROPE ka dhe nje mama qe quhet Gjermani,qe per fat te keq do jet nje vjerr shume e eger me nusen virgjeresh qe quhet SHQIPERI!

  36. je tuj fol keq or cun. says:

    Thjesht,paster,bukur bravo Bledi Mane.

  37. vorribomsi says:

    Thjesht I MADH Bledi !!!

  38. sherifi says:

    Le te shpresoim qe do vije ajo dite o Blendi Mane.

  39. Gjonoshati says:

    Atdheu ynë që pesë shkronjat e para të emrit I ka me emrin e një zogu lartësie(shqipe), në këto 23 vite është kthyer në një gjiriz gjigant ku u majmën minj të mëdhenj dhe miushë. Të pastrohet ky gjiriz duhet një përpjekje titanike e pa kompromis dhe pa kthim mbrapa. Të shpresojmë te RILINDJA, tashmë me Brukselin dhe Uashingtonin në krah do të gjejë forcën dhe kurajon për t’i vënë para ligjit cilindo mi gjirizi, I madh apo I vogël qoftë.

  40. Dru Gomeresh says:

    Keshtu i do gomari drute! Dhenia e statusit ishte pergjigja me e mire e BE-se per skeptiket truthare qe hidhnin parulla pacifiste, se gjoja Evropa nuk na pranon ne gjirin e saj se jemi vend mysliman.

    Vendimmarrja per dhenien e statusit vendeve te Ballkanit Perendimor si kandidate te BE eshte miratuar prej kohesh, dhe kjo ka te beje me strategjine e unionit, pavaresisht se vende si Shqiperia, Bosnja, Serbia apo Maqedonia jane ende shume larg plotesimit te kushteve kryesore, per shkak te mangesive te theksuara ne sistemin e drejtesise, lirive te mediave, etj.

    Aq me teper tani qe na u dha kjo mundesi nuk duhet fluturuar me prase ne bithe. Nuk duhen tundur torta neper duar, por duhet ulur koka ne pune. Dhe kjo vlen qofte per ata gjingjonat qe s’kane bere asnje dite pune dhe po u pelcasin xhepat nga parate e vjedhura, qofshin dhe ata qe u ka rene bretku ne pune per kafshaten e gojes.

    Te lumte Bledi!

  41. era says:

    Blendi gjithmone shkrimet e tua i kam perpire dhe lexuar me nje fryme.
    Sot po e lexoj me hijen e dyshimit, pjesa e dyte e shkrimit me duket si hartim.
    Ti je djale jo vetem trim po edhe i zgjuar, mendon se pragmatizmi i Metes do lejoje te behet reforme ne Drejtesi?!
    Une mund ta besoj kete (dhe jo plotesisht) vetem po Edi Rama do te deklaroje se : çfare eshte bere deri me sot -te shkuara te harruara, te fillohet nga e para dhe te vihet kapak gjithe zullumeve per te cilat ne fushate kjo force politike morri votat.

  42. Adem says:

    Bravo Bledi ! Ti je rilindje.

  43. ups says:

    Bravo Bledi. I ke rene pikes per gjithcka, sidomos per deputetet ordinere, qe e ndyjne ate salle me injorancen e tyre, me qelbesirllekun e tyre qe vjen era droge dhe servilitet ndaj shefave hajdute te tyre.
    i ke rene pikes per gjyqtaret maskarenj qe verdallisin njerezit e shkrete neper gjykata derisa tu marrin dhe piken e fundit te gjskut, sepse i dashur Bled, ti e di, je apo nuk je i fajshem do kollitesh tek ta, per botoxin e injoranteve qe kane ne shpi apo dashnoreve konviktore.
    do kollitesh per perimetrin e barkut te qelbur te tyre.
    Dhe ne fund, nje bravo per te gjitha!

  44. Pe-De-leshet says:

    Bravo,Mane,bukur shpreh ndjenjat popullit te ndershem dhe qendis esencialet

  45. MARKU says:

    NUK NA PRANON EVROPA PA NDEHKUAR ATA QI E SHKTRRUN KIT VEN PA UNDESHKU SALI BERISHA LULZIM BASHA EKYSHT E TYNE SADIK LLULLA E HIL PRISKA KTA DY QIFTE VODHEN SHUME PASUNITE EKTIJ VENI KOMUNA KATUNI RI ASHT KOMUNA ME MA PAK INVESTIME NE GJITHE SHQIPRINESEPSE KTA DY ZOTNITE EKOMUNES IKANE MORE LEKT ETENDERAVE PA HUDH KUN NI KOKERR GURI PORKURORIJA DUHET ME NISE VETE HETIME PER KTA DY HORRA EHAJDUTA TE CILT JON DENU NI HER ME KUSHT NGA GJYKATE PER SHITJE ABUZIVE TOKE SHTET NE FSHATIN RINIA DO VAZHDOJ TI DENONCOJ KTA DY HORRA DERSA EDI ROMA TENISE EKIPIN EVET PER SHITJEN ETOKAVE TE KNETES DHE POKURORIA TI ARRESOJ PER VJEDHJE E ABUZIME ME PERMASA TEMDHA MILJONA ERO

  46. MOKO says:

    Mos haro se si ke shkruar sot.Ne qe te lexojme do ta kujtojme edhe per drejtore shkollash qe ka vendosur Edi Rama,e kane punuar barinj me dhi,edhe drejtore ne Kurbin qe nuk kane qene kurre mesues dhe drejtojne 30 arsimtare dhe 500 nxenes,edhe meritokracine qe ishte mashtrimi me i madh i Edi Rames,edhe lenien pa pune te socialisteve dhe uzurpimin e 80% te vendeve te punes nga PD(LSI),se jane kethyer te gjithe me LSI,edhe,edhe,edhe….do ti kujtojme qe te shkruani i nderuar zoti Bledi.
    Dhe neqoftese te dhimset TY dhe Meros SHQIPERIA,duhet ti ketheheni qeverise,per sa po ben,e sa do beje,ose me vjen keq ta them,:NE QERSHOR TE VITIT TJETER DO SHKRUANI QE RA DHE PS,U HABIT EDVINI,U HABITEN DEPUTETET E PS SE HUMBEN ZGJEDHJET.

    1. nga larg says:

      O MONO…. ben mire qe e lexon shkrimin e Bledit …por nje pyetje kam per ty …a je I afte ta kuptosh filozofine e tij….? nga sa te lexova …mu duke shume medioker …Bledi ka pene te holle per njerez te trashe…(besoj se me kupton se per ke e kam fjalen perderisa te drejtohem ty )Bledi ju drejtohet te githe atyre parazitve qe qeveria Berisha krijoi gjate dinastise familjare te tije. Persa I perket qeverise Rama vetem injorentet dhe idiotet pa shkolle do ankoheshin ….pse …per te vetmen arsye se ne qeverine e tij ska asnje te perlyer me duart me gjak te pafajshem dhe populli si ne shqiperi ashtu dhe ketej neper bote e duan dhe e respektojne per punen qe po ben duke I ngritur koken shqiperise nga llumi qe qeveria Berisha dhe Fazllicet e tij e kishin zhytur. Zgjohu o I mjere per veten tende dhe mundohu te kuptosh diferencat qe kane krijur puna e ketyre dy qeverive .

  47. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

    shkëlqyshëm bledo!!
    por smamerr mëndja që të bëhet kjo që thua ti!!
    e kemi krimbin brënda!
    eeemor për atë e kam fjalën!!
    për atë që ti nuk e përmënde në këtë radikalitetin tënd!!atë që ka filluar të mbajë djetë!!atë që eshtë dobsuar dhe ngjan si plakuruq,pavarsisht se ska kapur të pesdhjetat!!
    me merr mëndja se qëlliminst e ke “harruar”!!radikal,por me kufi!?apo bledo??dhe mos harro se është para gërdecit!!në gërdec me të vërtet u vranë shumë njerëz,por për bllokun u vranë me qëllim për të terrorizuar shqipërinë,dhe këtë ishte likja,ai që ti e ke harruar rastësisht që ja pëshpëriti në vesh të çmëndurit!!
    hajt të na rrojë lirindja me ilir bllokun nënkryetar!!

  48. Roni says:

    Nuk Behet shteti me fleterrufe…..

  49. Shen Vasili says:

    Do te thosha,jo ti kamarier qe punon pa paguar sigurimet shoqerore por: -Ti punonjes i Zyres se punes qe nuk shkon lokal me lokal e cdo biznes, dhe te kapesh sa pronar kane puntor ne te zeze,sa nuk presin faturen tatimore etj.Shteti rregullohet nga administrata shteterore,pa kontroll cdo qeveri eshte e deshtuar,jo se nuk i din keto gjera qeveria por e ka hallin qe tju marri perseri voten,ani se nuk respekton ligjin.

  50. Paditesi prej Tropoje says:

    Nje analize shkencore dhe e thene troc.Bledi ka percaktuar programin e punes

    1. Akrepi says:

      Nje program pune per qeverin .

  51. Bodigardi i Temës says:

    Dakord, Bledi Mane, po kush do t’i bëjë të gjitha këto…???!!!

  52. shqiptari popull says:

    te gjithe fajin sipas teje e paskan kamarjeret(punetoret), femijet, dhe pleqte, qe shoqeria jone nuk ecen para, sepse njeri nuk ja perplas pronarit arrogant te korruptuar e korruptues me shtetin e i mbrojtur nga shteti, tjetri nuk ka ambjente dhe sheshe ku te argetohet, edukohet dhe te pergatitet per te ardhmen,ndersa plaku qe i eshte pire gjaku gjithe jeten e qe nuk i dalin parat as per ilaçet e skaduara, u dashka te beje pune vullnetare, p.sh te pastroje halet e rames pa pare … PO ME KETA çPATE MORE AUTOR I FRYMEZUAR NGA NJE DOKUMENT I PAMERITUAR …

  53. XHEMAL KATNARI says:

    NA U BO KY BYTHECI PROKUROR KRYEMINISTER GJYKATES ETJ ETJ
    IK O LANGO PERMETI SE NA HAPE ZORRET!
    NQS DO TE BEHEN KETO QE THUA I BIE QE TI PRITET NJEHERE KOKA EDHE EDVINIT TAT EDHE ILIRIT TE EDVINIT TAT DHE TI E DI SHUME MIRE QE KJO GJE SNDODH.
    HE SI THUA?!

  54. Skenderbeu says:

    Bukur e ke shkruar Bledi.Pas Lazaratit tani e ka radhen Lazarati i Drejtesise dhe njesh me te edhe Lazarati i Administrates Publike.Per mendimin tim te dyja keto duhet te shkojne bashke.Nuk behet shteti me injorante dhe injorance.Deri tani jane vene drejtoret ne nivelin e mesem neper qarqe e rrethe qe jo lene per te deshiruar,por jane pa shkolle as te mesme sic e thote fort bukur edhe Mane, ka nga ata qe nuk dine te shkruajne as emrin e vte se me per tabelen e shumzimit eshte luks.Te lutem z. Edi Rama ,mos e harro administraten publike se deri me sot gjendjen e ke jashtezakonisht keq.Mos harro edhe socialistet qe Ju sollen ne pushtet.

  55. BARDI says:

    manja ka te drejt bythen nuk eshte mjaftueshme ta mbledhi qeveria por ta mbledhim dhe ne.ne mnyr te vecant opozita qe deri tani shkopinje ne rrota ka hedhur.
    bardi

  56. polici says:

    vajti sala ne bruksel
    me u lut per status
    shkoi si pul ,beri si gjel
    u kthy pul e lagur

    he mor sal a more gje
    pyet gazetari
    hodha grepin me kap pidh
    zura nji cop kari

  57. shpetim says:

    Shkrim i bukur artistikisht.

    Gjithashtu Shkrimi eshte Perkthimi ne shqip se cfar eshte marrja e statusit te vendit kandidat,per ata qe e kane te veshtire te kuptojne, duke u ngatrruar me fjale te medha.

  58. Babaxhanka says:

    Thjeshte,paster ,shkoqur Evropa u tregua babaxhan kesaj here.Na hapi deren e vogel te ngushte e na mirepriti.

    Shoku Mane:Evropa ka dy vjet qe ta ka heur kete dere e te tha ja deren jua kemi hapur,votoni tre ligjet se bashku dhe merni statusin evendit kandidat per ne Bashkesine Europine.
    Por ish opozita e asaj kohe qe nuk i votoi ke tre ligje,duke e mbyllur me force me duart e saj ate dere qe ta hapi dy vite me pare babaxhanja Evrope.

    Pasi te kujtohesh per kete te vertete,gjerat do duhej ti shkruaje ndryshe me e pa babaxhanke mor me realitet objektiv ose e thene shqip pa dredha

    1. psy says:

      provo t’a shqiptosh fjalen :ba ba xhan ka,eshte e tera dredhje dhe perdredhje.

  59. Billy says:

    Ah gjykatesit! Po kush do t’i gjykoje gjykatesit? Vetem nje EULEX do te bente pune ne Shqiperi. E arrestuan Ujk Rugoven, djalin e Dhelper Rugoves. Gjykata e liroi. Por EULEX-i nuk e la te shkonte deri tek porta e shtepise se tij. E arrestoi perseri.
    Ja kjo gje duhet edhe ne Shqiperi. Qe kur te ngrihemi ne mengjez te degjojme:-Kane arrestuar Sali Berishen, Lulezim Bashen, Fatmir Mediun, Arben Imamin, Nul Moken, Ritvan Boden, Xhozi Çalamane. Por kane arrestuar edhe xhinxhon-in qe askush te mos dale me nga burgu…

  60. Babaxhanka says:

    Statusin ta ka dhen Evropa 2 vite me pare pasi ish maxhoranca e Sali Berishes ajo qe mblodhi sistematikisht bythen per pune per 8 vite me radhe,pasi mori pushtetin pas bythes se pambledhur te PS per 8 vite.

    Pra statusi eshte rezultat i bythes se mbledhur te qevrise Berisha qe punoi 8 vite per kete status.

    Tani maxhoranca e sotme qe e gjeti byrekun(statusin) te gatshem e te pjekur ne furre te mbledhe bythen qe te behemi nga vend kandidat,e perseris per te cilen e mblodhi bythen maxhoranca e Berishes per 8 vite me radhe e te behemi vend anetar-per kete i takon maxhorances se sotme ta mbledhe bythen.

    Pra maxhoranca e sotme mos e lodhe shume bythen,pasi qe u beme kandidat per ne BE bythen e mblodhi dhe lodhi maxhoranca e Berishes.

    Ta mbledhe bythen vetem qe nga vend kandidat te behemi vend anetar i BE.

  61. METEH says:

    Z.Bleni,ju lumt per komentet qe beni.Ne kete shkrim e gjen veten i moshuari edhe i riu,drejtuesi dhe ipapuni,i ndreshmi dhe hajduti,studenti dhe punetori,gruaja dhe burri-pra te gjithe shqiptaret e ndershem qe e duan kete vend.Deri sot disa jan tallur me vetveten duke bere si kan dashur pa respektuar njeri-tjetrin dhe ligjin,te paret politikanet e shquar per vjedhje e vrasje,ndaj europa nuk na pranonte ne gjirin e saj.Kete her EU e mbylli njerin sy,por na ka nen vezhgim,pasi po tregojme se jemi dembel ne pune,kerkojme qe qeveria te na pastroi oborrin e pallatit dhe rinia e aksioneve te dikurshme-sot rri ne diskoteka duke rrufitur kafe e cigare me hashash e ne brez mban kobure gati ne shenje atij qe e shef shtremer dashnoren 10 vjeçare.Nga sot duhet filluar puna per spastrimin e LAZARATIT TE DREJTESIS te korruptuar 99%,ku vetem presidenti nuk e shef.RESPEKTE,TEMO NGA FIERI

  62. herta says:

    Shkrim fantastik, theres, real, edhe Migjeni do ta kish zili kete lloj pene!!!

    Bravo!

  63. PD says:

    O Blendi Mane!
    Po nuk gjete ndonje metafor tjeter per te evituar bythen? Apo keni nderru spondin ju te PS kohet e fundit?

    1. psy says:

      PD,duket se te paska tronditur shkrimi i Bledit…deshe metafore ti, pasi bythe nuk ke me ,kaq telef te eshte bere sa qe mendon se duke e quajtur ndryshe do t’a rinovosh.Jo ore jo,iku koha jote dhe, me e mira qe mund te besh, eshte te qepesh gojen dhe te fusesh ne pune mendjen….vetem ajo t’a rigjeneron prapanicen.

  64. krokodili says:

    Po ti mane ku e fut veten? Apo ke studiuar dhe masterizuar ne permet e na jep dhe mend? Mbetesh nje trushkulur qe nuk e ke shokun.Tani shtroju punes si turku sumes dhe mjaft me me demagogji si dylberi

  65. Tironci says:

    Nje shkrim i thjeshte me nje gjuhe zhargon, por qe le mbrasa dhe nenkuptime tek lexuesi, qe me apo pa deshire, mundohet te gjeje apo kritikoje vetveten ne jeten e tij.
    Mungon, apo eshte lene ne heshtje pa u spikatur edhe mendimi pozitiv “cfare jam ne gjendje te bej une”.
    Optimizmi eshte fillimi i nje pune te suksesshme.
    Eshte shume e nevojshme te fillohet puna ne kete drejtim ne te gjitha fushat dhe spektet ne shtetin Shqiptar.
    Urime per Shkrimin dhe deshiren per Reflektim.

  66. shpetim says:

    O dru gomeresh

    Nuk thuhet parulla pacifistesh(dmth qe me i zgjidh problemet pa lufte),por parulla pesimiste(dmth mosbesuse,pa shpresa)
    ok?

  67. taras says:

    Nje gazetar per tu mare shembull,i pavarur me tere kuptimin e fjales.Fakti qe ka aq shume reagime tregon se te gjitheve ju vjen mire per çfar lexojne pasi ato i shohin ne realitet.Guximi eshte veti e njeriut te dijshem dhe pa komplekse,me horizont dhe larg ndikimeve tashme te vjeteruara.Suksese per ju z.Mane,deshiroj qe si ju, te kete plot gazetare te tjere te guximshem! Fjalori yt,nje fjalor lufte, eshte deri diku i justifikuar per vete kohen e luftes qe po kalojme.Sidoqofte “plumbi del me plumb” thote populli.

  68. veterani says:

    Shum e drejte por ky artikull nuk mbaron ketu jo vetem qytetaret por dhe qeveritaret vendore duhet ta pyesin by.. mire se deri sot skan ber asgje vetem kan pritur nga lart dhe kan vjedhur pa hesap.Kan toleruar informalitetin dhe kane falimentuare shtetin (por dhe bashkite).

  69. Shqiperia says:

    Si gjithmon Bledi i larmishem,per analizen qe i ben qeverise ,si
    dhe shoqerise sone te korruptuar deri ne palce.
    Sa per ADN-ne tone ,veshtire qe pas marrjes se statusit te ndryshoje.
    Shkencerisht ADN-ja nuk ndryshon .

  70. La Dolce Vita says:

    Hahhaaaa, e papame ,vertet e bukur gjithe kjo apologji.Dhe filozofet e medhenje do ta kishin zili.Shqiperia e meritonte me shume se kush kete dite. E vleresoj per mendimet Bled Trafikantin nuk e di po une me kete emer e mbaj mend.Me vjen mire qe ti je i pari qe ke Rilindur jo ne konteksin si shqiperia.Hahaha sa here lexoje nje shkrim tendin mbaj barkun me dore.Te shkretet njerez qe nuk te njohin.Bledi duhet ta marrin vesh nje here te vetme qe ti ke qene nje nga klientet e rregullt te Lazaratit.Nuk dua te aludoje qe ti shkruan nen efektin e 3-fleteshit.Gjithsesi po perpiqesh te behesh kurva e dikujt,gje e mire eshte.Gjithsesi te pergezoje.

  71. Miresia says:

    bashkohem me komentin MOKO.Shtoj kujdes liken !Sa u mor Statusi ,koment nga Nishani dhe nga Likja nuk kishim!Mos valle ka frike se do i kthehet videos se Z.Dritan Prifti Kryeministri?

  72. kiko says:

    EDHE MUA ME PELQEU KJO DEPUTETI HALABAK POR KJO QEVERI DHE KY PARLAMENT JANE TE TILLE DHE SHPRESA JOTE KAM FRIKE SE DO TE SVANITET

  73. ert says:

    Per c’pune e ke fjalen zotrote ? Per punen e te papuneve ?
    Shume te vetepunesuar nuk fitojne asgje.

  74. muti Sali says:

    Bravoo Bledi,Troç

  75. bush says:

    Pergjithesisht ka te drejte dhe duhet menduar e vepruar me mend e larpamesi jo per sot por me shume per neser

  76. lira says:

    O ti nga larg meqenese je larg qendro larg se je shume larg realitetit.
    MOKO ngre nje shqetesim real qe nuk eshte larg te vertetes.

  77. frenk says:

    Te lumte dora .

  78. Betimi says:

    eshte bukur te lexosh shkrimet e tua sigjithmon i drejtperdrejt ?

  79. ladi gilan says:

    He pirolla tkoft po mire e paske vajtu ralitetin shqiptar. Te pergezoj per shkrimin z.Mane!

  80. Klajdi says:

    kam pershtypjen se ky bleti i ben shkrimet e tij idiote pa leke, mjafton te vendosi linkun e fejsbukut tij ne fund te shkrimit… edhe komentet qe mburr veten, i ben vete…. ?

  81. fieraku4u says:

    PO NUK PATI DREJTESI DHE LIGJ NUK DO KETE KURRE SHTET EDHE EVROPE…SHUME E THJESHT PER TU KUPTUAR.

  82. Anonimi says:

    Ej Bledo mire i thua keto gjan, por problemi eshte se kush do te jua futi friken ketyre njerezeve , se deri tani u ka dalme frika , nuk kane frike as tek zoti ,as nga shteti ,kam degjuar se Edi Rama do ta vendosi ligjin dhe shtetin ligjore , le te presim dhe te shpresojme … Lazarati eshte shembulli i mire qe me shtetin , ujin dhe zjarrin nuk luhet … respekte per ministrin e Brendshem dhe policin e shtetit , perpara dhe mos u trembni nga padrino dhe tellalli i padrinos Lulashi i Bashajve .

  83. faleminderit BE says:

    te gjithe le te punojme tashi….http://goo.gl/cGMNnA

  84. capajevi says:

    Je gjigand djalosh….fare bukur shkruan.

  85. Gramozi says:

    Je shume i sakte megjithese ke pak zhargon te ashper, por keshtu dhe smarrin vesh keta derra gjin gjon e te tjere…respekte per problematiken aktuale qe jep.

  86. ARUSHA says:

    I LOVE YOU BLEDI MANE

  87. Mire Bledar Mane apo jo po I beni moral lexuesve te gazetes Tema po ti ke marre para nga The Sun Britani e Madhe gazete me prirje rraciste edhe pjese e nje organizate te korruptuar si mund ti besh moral kur ti vete je nje I tille e Nena Shqiperi kush Ben karriere atje njerezit si ti pa pike morali sa keq te vjen po per ne qe jemi shume larg na vjen habi po nuk kemi c’te bejme .

  88. Mihallaq Furxhi says:

    Per mua ky eshte nje shkrim me te vertete brilant e shume domethenes per te gjithe Shqiptaret kudo ku ata jetojne.

    Mihallaq Furxhi
    Michigan USA

  89. emigranti says:

    pooordh me rigon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje