I burgosuri për vrasje të dyfishtë kërcënon deputetin Sadri Abazi

25 Qershor 2014, 09:13Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka marrë një kërcënim nga burgu ditën e dielë.

Ai është kërcënuar nga një person i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve në Laç.

Mësohet se Altin Piroli i ka telefonuar për herë të parë deputetit paraditen e së enjtes.

Mësohet se Piroli, i cili në momentet e arrestimit në Laç, pas vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Gentian e Andrea Cara, u dyshua se ishte me probleme mendore, i ka kërkuar Abazit që të shkonte ta takonte në burg, pasi kishte një problem, por nuk i kishte treguar se kush ishte.

Kur ka parë që ai nuk po i shkonte, i ka telefonuar sërish të dielën, kësaj here duke e sharë dhe duke i thënë “do të të vras”, frazë që është konsideruar si kërcënim serioz nga deputeti socialist.

Fillimisht është dyshuar se telefonata mund të jetë kryer nga një gardian, mirëpo kamerat e sigurisë kanë zbuluar autorin e vërtetë.

Ende nuk është zbuluar ndonjë lidhje e mundshme mes deputetit dhe Abazit, por policia po verifikon ndonje lidhje të historisë me vrasjen e vëllait të deputetit, Përjet Abazi, ngjarje e ndodhur 3 vite më parë në Laç.

5 komente në “I burgosuri për vrasje të dyfishtë kërcënon deputetin Sadri Abazi”

  1. titi says:

    ne fakt ktu duhet ligj me varje, se me vrasje esht pak

  2. FRE says:

    PO TA VRASIN KETE MUT MUTI NUK DO BEJNE KEQ, NJE PLERE ME PAKE PER SHQIPERIN…..

    1. ajo says:

      per FRE e kam kete: po pse more psikopat i ndyre cfare te ka bere ty ky deputet qe po i uron ti ter kete te keqe? Ky njihet nga te gjithe per zemergjersine dhe bujarine qe e karakterizon si shum rrale mund ti kete keto karakteristika ndonje tjeter aty ne parlament.

      1. Kundrra Pedal says:

        ta them un ca ka bo ka urdheru vrasjen e dy vellezerve ne lac se kishte marr lek me perqindje dhe i ka ren shkurt me mir po i heq qafe e su jap asgje

  3. ajo says:

    per kundra pedal: o zot i madh sa njerez te ceket dhe te ulet qe ka ktu ne shqiperi. Thjesht se lexon nje artikull e nxjerr vet perfundimin zotrote. Prandaj nuk ecen perpara Shqiperia se ka njerez qe i presin drrut shkurt si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje