Ambasadorja e Shqipërisë në BE: Qytetarët nuk do përfitojnë nga statusi

25 Qershor 2014, 10:22Politika TEMA

Ambasadorja e Shqipërisë në BE, Mimoza Halimi, shprehet se ndryshe nga liberalizimi i vizave, marrja e statusit kandidat nuk do të ndikojë dukshëm në jetën e shqiptarëve.

“Nesër, kur të kalojnë emocionet e sotme, që janë të natyrshme, nuk do të ndodhë ndonjë ndryshim dramatik i dukshëm në jetën e qytetarëve shqiptarë. Po ta krahasojmë me vendimin e liberalizimit të vizave, në atë rast produkti ishte më i prekshëm nga qytetarët, i përkthyer në lëvizjen e lirë në vendet Shengen. Me marrjen e statusit kandidat nuk do të ndodhë e njëjat gjë”, tha Halimi për Mapon.

Ajo sqaron gjithashtu se projektet miliona euroshe për vendet që janë në proces anëtarësimi, nuk do të kenë ndonjë avancim.

“Nuk ka ndonjë ndryshim përsa i përket përdorimit të fondeve të BE-së në këtë aspekt. Nuk ka ndonjë ndryshim, nëse do të përfitojmë më shumë apo më pak. Ne tashmë kemi kaluar nga projektet IPA1 në projektet IPA2, por kjo gjë nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me statusin kandidat, por me filozofinë e dhënies së fondeve nga BE”, sqaron ajo.

Ajo thekson se Shqipëria përfiton në këtë stad nga projektet komunitare, ku mund të aplikojmë.

Halimi shprehet se mbeten ende 5 kritere kyçe për t’u plotësuar. “Kriteret e vendosura nga BE s’kanë një emër konkret, mënyra se si ne e përkthejmë, varet nga ne. Lufta ndaj krimit nuk përfshin një aksion të vetëm, por përfshin një gamë të gjerë, që nga larja e parave, goditja e grupeve kriminale, lufta ndaj kultivimit të drogës, e cila çon pastaj dhe në luftën kundër korrupsionit”, nënvizon ajo.

29 komente në “Ambasadorja e Shqipërisë në BE: Qytetarët nuk do përfitojnë nga statusi”

  1. gertz says:

    nuk e di pse e thote kjo zonja per te qetesuar ata qe mund te emigrojne ose kerkojne azil apo jo???megjithate mua me duket e papregatitur si person qe duhet te luaj rolin e vinovilit midis be dhe shqiperise,mediokre.
    perfitimet jane te shumta :qe nga erasmus + i univeriteteve tip Cili,,tek qytetaret shqiptare qe jetojne jashte kufijve..tani shume konkurse per vende neper administrat publike te greqise dhe italise ku jane 1000000 shqiptare jane te hapur dhe per mbajtesit e nje pashaporte kandidatEU.mjaftton te shikosh web site e eu,parlament eu etc ke lloj lloj mundesie si individ apo si shoqate ,fshate etc

    1. eu_al says:

      Kur te anetaresohet ne BE athere, me statusin nuk ndryshon asgje ne levizjen e lire, cdo gje si me pare. Keqinformim i popullates qe presin levizjen e lire me statusin. Maqedonia e ka marre status po ashtu dhe Turqia, por nuk levizin lirshem se duhet te jesh i anetar i BE jo kanditat.

    2. Mandi says:

      gertz mor dak ty te ka mbet akoma ora tek epoka e vinovilit dhe kjo nuk te le te arsyetosh mbi realitetin. Je shume miop dhe beson cfaredo qe arrin te degjosh.

    3. Safo says:

      Pranimi i vendit kandidat nuk dmth se shqiptaret kane te drejte pune dhe aplikimi ne administraten e vende europiane, kjo mund te behet vetem pasi Shqiperia te beht antare me te drejta te plota.

      kurse eshte e vertete qe shqiperia ne kete moment mund te aplikoje per projektet shume paleshe shkencore Horizont-2020, dhe per kete ju duhet te gjene partnere shkencore ne 27-eshen e EU, kjo do ti jape stimuuj kerkimit shkencor universitar ne Shqiperi

    4. MPJ says:

      Moza more leje ne MPJ per këtë interviste te papergjegjshme dhe jo profesionale? E dime qe ti dhe Arieli yt nuk do te perfitojne shume nga statusi, sepse do te ktheheni se shpejti ne tirane. Por nuk te lejohet te percjellesh mesazhe te tilla ne publik. Statusi do te imponoje reformat, reformat rri sin standartin dhe permiresojne jeten e qytetarit. Ky eshte perfitimi. Çfarë do te thuash ti se liberalizimi i vizave ishte i vetmi qe sjell perfitim, sepse u be kur qeveriste partia jote.

      P.s. Tani qe qeveris ps do ta kthesh mbiemrin ne Kondi, sepse edhe mbiemrin ti e nderroi sipas situates politike.

  2. gent says:

    ne kihen e 3 ligjeve Zhozi na thoshte qe kena hup nga 100 euro per kok ne shqiptaret

  3. liqeni says:

    …..mos eshte zonja e z.Eduartit?kete detyre ka mare per te perahapur tymes si kjo,bravo ambasadore,hapur cfar po thua,por prapa e di vete ti,le te mbaje sehir ministri juaj,kjo eshte detyra juaj te hidhni tymka per cdo te mire,per kete vend.

  4. Gezimi says:

    Moj ambasadore e nderuar dhe e respektuar, ne se populli nuk perfiton gje, sipas deklarates suaj, atehere pase u be kaq buje e zhurme per kete problem? Mendoj se nuk eshte keshtu, por kjo “zonje” mbase nuk ka haber nga keto pune, por i ka zene qerrja bishtin qe rri dhe vegjeton atje! Jetojme ne shqiperi, dhe gjitehshka ndodh!

  5. lymi says:

    Shume gabim zonja Halimi! Ju nuk jeni koordinatore fondesh por ambasadore dhe duhet te flisni politikisht. Politikisht statusi eshte nje arritje shume e madhe. Por ju nuk e vleresoni dot se i beni hyzmetin Saliut.

  6. indianajones1 says:

    Oj gomare ku jeton ti moj?? Ne Bruksel apo ne Albanistan? Po nese kerkohhen reforma e kerkohet pastrimi i shtetit nga krimi e korrupsioni, ato para ne buxhet nuk i shkojne qytetareve? Po nese reformohet drejtesia, ato investitore nuk do ndjehen me te qete e te sigurte per te investuar…oh moza, moza, moza…lere spo vazhdoj me, shko bej shurren ke uturaku xhozit e salushit tani, ju se keni idene e shtetit, ju jeni kafshe dhe jo diplomate, kriminele ti e kriminele ato qe te mbajne ne pune, cope injorante

  7. moisiu says:

    Po ce degjoni ate debile,i ka mbetur Edit qe nga koha e Sales !
    Sa te filloje ti qeroje keto parazite qe i paguan populli dhe bejne politiken e individit sali !

  8. Diplomati says:

    Deklarata me e pa pergjegjeshme nga nje zyrtare.E pa afte dhe e pa pergjegjeshme,ja kush na perfaqeson ne BE.

    Ka shume perfitime,poltike,marale,psikologjike dhe ne fund ekonomike.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Si gjithmone te gatshem me i mohu te drejtat ketij populli.

  10. Alo''''' says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo Albaneze………….!
    1-Statusi eshte i pari-ta gezoni.
    2-Nga marrja e statusit nga 1 muaj deri ne 5/6/8/10/11 vjet varet nga Aftesia e Qeverive dhe Hajdutave qe do te vine,hapen negociatat per KANDIDAT ne KLUBIN e HAJDUTAVE te quajtur BE.-ta gezoni dhe kete.
    3-nga hapi 2,nga 1 muaj,deri ne 5/6/8/10/11 vjet,behesh Kandidat/Anetar ne BE-hajt ta gezoni dhe kete.

  11. shpetim says:

    ambasadore leshi.
    O Bushat, akoma me keto monstra do punosh o byrazer ?
    Keto nuk punojne per Shqiperine, prandaj gjej vendin qe meritojne.
    Ke plot djem dhe vajza te pergatitura, te cilet duan edhe punen edhe atdheun.

  12. 17nentori says:

    ashtu si e ka thene ai i madhi… cdo gje, etape, faze apo marreveshje do te arrihet me sukses kur qytetaret te mos ia kene me nevojen!!!!!

    ky eshte kriteri numer#1 i BEse, megjithese perkthehet me menyra te ndryshme qe te duket me i arritshem.

  13. sherifi says:

    Cfar ambasadoresh qenka kjo?
    po kjo kujton se mileti nuk e ditka qe me marjen e statusit u be deti kos dhe rera pershesh? po jo moj zonje jo,mileti kte e di ndoshta dhe me mire se ty qe qenke ambasadore,por marja e statusit dhe pastaj pranimi si antare ka privilegje te tjera,dhe nje shtet i bashkimit europian nuk ka ambasadore te nivelit tend,pastaj ato te ardhura vijne gradualisht,se vijne investimet me te tjera standarte,drejtesia ka tjeter standart,qeverisja ka tjeter standart,turizmi dhe shume te tjera fusha do operoin me tjeter standart.

  14. dikush says:

    Kjo zonja ka 9 vjet qe jeton ne Bruksel si ambasadore e BE dhe I shoqi si zv.ambasador I NATOs, prandaj flet si kodra pas bregut se nuk e ka haberin fare se cfare po ndodh.

  15. Kastriot says:

    IPA1 kaloi,tani jemi tek IPA2 edhe sa IPA na mbeten,sepse perfitimi shihet,eshte zero.

  16. faleminderit BE says:

    hahahaah po kete e dime ne qe sdo kete ndonje ndryshim dramatik ne jeten tone, po jemi nje hape me prane BE….http://goo.gl/lqDkMH

  17. Luan says:

    Thenjet e kesaj zonje Ambasadore jane si ato te nje princeshe ne nje vend dikur ne zhvillim , qe kur populli bente nje demostrate buke para pallatit Mbreteror, princesha u habit dhe tha : – kur nuk paskan buke , le te konsumojne biskota ne vend te saj. Ah moj e mjere ambasadore sa gabim e ke. Shqiperia tani eshte vetem nje hap ( ndose te veshtire) larg Bashkimit Europian. Populli ne format e tij po gezon, Personalitete nga bota po urojne, opozita kerkon autoresi ne kete hap, kurse kjo thote se nuk kan perfitime shqiptaret. Nqs eshte e vertete kjo thenje kjo ambasadore duhet te pushohet nga sherbimi diplomatik si fillim, pastaj te hetohet pse tha. Nqs nuk e pushon shteti e ka haram pagen qe merr nga populli yne. Rrofte Shqiperia, rrofte Europa !

  18. Prandaj e pranuan kaq vone statusin e Shqiperise Kandidate, sepse kjo zonja paska luajtur rrolin e shtriges se Saliut, ai nuk donte te futej Shqiperia e emeroi kete idjote ambasadore te perfaqesoj Shqipetaret ne BE. Tani e morem vesh…tani ska cte thote nga inati e e nxin cdo gje…Debile shko bej cicin tani te uturaku i xhozit e i Salbrekvarurit.

  19. iliri says:

    Papergjegjeshmeri per funksionin dhe misionin qe kryen, Shqipetaret donin te shinin nje drite jeshile nga lodhja e gjate e tranzicionit duke u drejtuar nga nga njerez te pa afte, dhe ate drite jeshile e pane shumica e Shqipetareve kane levizur dhe tashme e dine se SHqiperia do ndertohet nga shqipetaret, ..

  20. dori says:

    Kjo bente fushate per Saliun kunder PS dhe deputeteve grevisteve te urise ne 2011 ne Bruksel.Harram e pac o Ditmir Bushati qe i mban akoma kto mostra.Si kjo qe dhe ambsadori Kuko qe e cuan ne ambsador ne Gjeramani.KuKo -Halimi jane edhe miqte e Metes.Fitilat e Saliut jane futur kudo qe te ndezin eksplozivin kunder Rames,atehere kur ti komandoje Saliu me Meten.

  21. kastriot says:

    Shqiptaret jane mesuare dhe duan vazhdimisht qe t’i genjejne. Ne se i genjejne ata behen dashamires ndaj tyre. Ne se iu thone te verteten athere ata pezmatohen deri ne urejtje ndaj atij qe i u thote te verteten Popull persembrapi!

  22. VEZHGUESI says:

    Pavarsisht nese e thote apo jo per arsye politike, nese duhet apo nuk duhet thene kjo deklarate nga nje person qe merr rrogen ne shtet, kam frike se kjo moza ka te drejte. Dhenia statusit eshte me teper kredite politike per qeverine se sea perfitime direkte per miletin. Sales ja dhane kocken e tije per ta lepire(e futen ne Nato). Kjo eshte kocka e Edit(statusi). Kam frike se keto EUROPIANET me zgjerim nenkuptojne shtimin e borxhlinjve dhe jo ndonje keqardhje per komshiun qe qenka hollshem nga ana ekonomike dhe duhet ndihmuar qe te mekembet. Duke lexuar komentet shoh qe te gjithe i zilepsen mundesise per te ikur nga Shqiperia, per te punuar kudo vetem ne Shqiperi jo. Kjo eshte e trishtueshme

  23. ai cuni says:

    ju hengert mortja kush kush drreqin ju vun juve neper karrige,po kur nuk paska perfitime populli pse bertisnit juve gam gam apo gjoja shikoni se cfare beme ne,cfare bete ju per popullin nje mut qe ta hani hikni mor fshini bythen,populli ka nevoj per politikane qe e ndertojn vendin tone mir e me mir,jo si keta byth pa larat

  24. griselda says:

    Me falni kam nje paqartesi..kam degjuar se me marrjen e statusit ne BE, duke filluar nga janari 2015 levizja e lire nga 90 dite qe eshte deri tani maksimalja per te qendruar jashte shtetit,, shkon 180 dite, pra deri ne 6 muaj dhe pastaj te kthehesh ne shqiperi..a jam e sakt apo thjesht jam keqinformuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje