Qeveria diskuton konkluzionet e BE/ Gjosha: Prioritet reforma në drejtësi dhe ajo territoriale

25 Qershor 2014, 13:50Politika TEMA

Hapat që do ndërmerren nga Qeveria në kuadër të procesit të integrimit pas marrjes së vendimit për statusin kandidat të Shqipërisë në BE, janë diskutuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një konferencë për mediat .
 
Sipas saj, Qeveria ka diskutuar me detaje konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, duke shtuar se  në fokusin e Qeverisë  do të jetë realizimi i reformës administrative territoriale dhe reformave në drejtësi, si dhe plotësimi i 5 prioriteteve.
 
“Kemi pasur mbledhjen e qeverisë ku janë diskutuar me detaje konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe hapat në vazhdim në kuadër të integrimit. Në fokus do të jetë realizimi i reformës administrative territoriale dhe reformave në drejtësi, si dhe plotësimi i 5 prioriteteve. Do të vazhdojmë me një nga kërkesat që vijnë nga vendet anëtare, ulja e presioneve migruesve në vendet e BE, dhe të rasteve të azilit. Synojmë të ulët numri i azilkërkuesve nga Shqipëria. Në fokus do jetë edhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore. Ftojë opozitën të jetë pjesë e gjithë reformave që kanë të bëjnë me procesin e integrimit europian”, tha ministrja e Integrimit.
 
Në vijim ajo shtoi se statusi i vendit kandidat është një mesazh i fuqishëm politik, që flet për arritjet e Shqipërisë dhe vijimin e përpjekjeve.

“BE ndodhet në një moment krize dhe ne nuk mund të mirëpresim një rritje të mirëfilltë të fondeve. E rëndësishme është që Shqipëria të vijojë me ndërmarrjen e të gjitha reformave kryesore që i nevojitën vendit”, tha Gjosha.

2 komente në “Qeveria diskuton konkluzionet e BE/ Gjosha: Prioritet reforma në drejtësi dhe ajo territoriale”

  1. eri says:

    duhet te zhduken gjykatesit e korruptuar qe ka ky vend, jane nje CETE HAJDUTESH DHE KRIMINELESH!

  2. raimond vlonjati says:

    Sidomos Reformen Teritoriale e kerkoi BE me ngulm,
    Biles BE kerkoi qe Himara te ndahet nga Rethi i Vlores se jo per gje por nuk ka lezet ..looooooool

    Tani nje gje nuk kuptoj. Perderisa Himara u nfa mga Vlora,atehere keta depudetet himarjote
    nuk kane asnje te drejte te perfaqdojne popullin e Vlores….
    por te dorezojne mandatet tek intelektualet vlonjate,se nuk ka ngelur ai qytet te perfaqsohet nga ca palaco qe vijne nga fshati me armiqesor i Shqiperise..

    Ndaj i merni me vete edhe Koqon me Kryemutistin,
    se jo per gje por i fyejne intelektin qyetit tim me konspiracite e tyre bajate kunder Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje