Një princeshë nën akuzë për pastrim parash dhe mashtrim

25 Qershor 2014, 10:32Lifestyle TEMA

Një gjyqtar spanjoll ka formalizuar akuzat kundër Princeshës Cristina, motra e Mbretit Felipe të Spanjës.

Sipas BBC, ajo akuzohet për mashtrim me taksa dhe pastrim parash.

Princesha u mor në pyetje në shkurt të këtij viti në lidhje me marrëveshjet e tregtisë të të shoqit, Inaku Urdangarin dhe tani përballet me gjyqin.

Një vendim i tillë është një situatë e sikletshme dhe e turpshme për Mbreti Felipe VI, që erdhi në fron vetëm gjashtë ditë më parë.

Çështja e mashtrimit me taksat është një nga disa skandale që kanë dobësuar popullaritetin e monarkisë në Spanjë dhe që sollën edhe abdikimin e Mbretit Juan Carlos.

Paraqitja në gjyq e Princeshës Cristina është e paprecedent, dhe nëse gjendet fajtore, ajo mund të dënohet me mbi 11 vite burg.

1 komente në “Një princeshë nën akuzë për pastrim parash dhe mashtrim”

  1. faleminderit BE says:

    ah moj princeshe, cbere kshu…http://goo.gl/q4CTZD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje