Seanca stërvitore e të enjtës nga Kili është ndërprerë përkohësisht, pasi një helikopter që i takonte një televizioni brazilian, është konstatuar duke spiunuar ekipin e Kilit gjatë stërvitjeve.
Trajneri i Kilit, Horge Sampaoli, urdhëroi që të mbyllen dyert dhe që mediat të mos jenë pranishme në stërvitjen e ekipit të tij. Por, si duket ai u shqetësua nga një helikopter.
Kili do të përballet me Brazilin në “Estadio Mineirao” të shtunën dhe helikopteri që shfaqte imazhet e stërvitjeve të Kilit duhej që të largohej, raporton Telegrafi.
“Ne tentuam ta godisnim helikopterin me topa nga poshtë, por nuk ia dolëm”, bëri shaka mesfushori Maurisio Isla me mediat pas kësaj ngjarje.
Brazili doli i pari në Grupin A, kurse Kili doli i dyti në Grupin B, e kështu do të përballen në duelin e parë të eliminimit direkt, i cili pritet të jetë i jashtëzakonshëm, pasi të dyja skuadrat kanë zhvilluar ndeshje të bukura.
hahahahaha na ngjakan ne , per spiunazh kemi qene te paret.
Mos u lodhni kot tu spiunu, kampionatin e fiton HOLLANDA.Po nuk eshte cudi dhe cunat tane te Zvicres te dalin ne finale.
Jo po, do e fitoje Luli dhe kunati i tij…