Çmenduri tek Gana, Muntari-Boateng përjashtohen pas sherrit pak orë para ndeshjes me Portugalinë

26 Qershor 2014, 15:15Sport TEMA

Milanisti Sulei Muntari dhe ish- lojtari i kuqezinjve, Kevin Princ Boateng, u përajashtuan nga kombëtarja e Ganës për një periudhë të papërcaktuar, pak orë para ndeshjes me Portugalinë në Botërorin e Brazilit.

Është ky vendimi i trajnerit Kuesi Apiah, i marrë për motive disiplinore, pas disa grindjeve që janë verifikuar gjatë senacave të fundit stërvitore, të ndjekuara edhe nga debate të ashpra mes dy futbollistëve nga njëri krah dhe trajnerit, si dhe drejtuesve sportivë të ekipit afrikan në krahun tjetër.

Muntari madje ka goditur me shpullë një anëtar të Federatës Ganeze të Futbollit. Mesfushori i Milanit, shpjegon Federate ganeze, u pezullua për një sulm fizik ndaj një prej anëtarëve të komitetit ekzekutiv, ndërsa trekuartisti aktual i Shalkes u pezullua për fyerjet që i kishte drejtuar trajnerit Apiah.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje