E ku mund të ketë stimul më të mirë sesa paratë? Fuqinë e jashtëzakonshme që sjellin kartmonedhat, Federata e Ganës po përpiqet ta shfrytëzojë në këtë Botëror për të nxitur lojtarët e kombëtares, që rrugën e tyre në Brazil ta çojnë sa më larg. Në fakt situata tek skuadra afrikane ndryshon pak nga përfaqësueset e tjera, pasi deri më sot asnjë prej lojtarëve apo prej stafit nuk është paguar. Brenda ekipit kishte tension, gati për të shpërthyer nga momenti në moment, por zgjidhja edhe pse me vonesë ka ardhur me avion.
Me një fluturim të posaçëm, plot 3 milionë dollarë kesh u nisën drejt Brazilit për t’iu shpërndarë lojtarëve ganezë para sfidës vendimtare me Portugalinë, raporton Sport News. “Yjet e Zinj” kishin kërcënuar se nuk do të largoheshin nga baza e tyre stërvitore deri në momentin që paratë do t’i kishin në duar.
Federata fillimisht u premtoi transferim bankar, por futbollistët këmbëngulën në pagesën kesh e kështu u desh ndërhyrja e numrit një të vendit për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Presidenti Xhon Dramani bisedoi në telefon me kapitenin Asamoah Gian dhe yllin e Milanit, Sulei Muntari, duke i sigurar se pakot me 3 milionë dollarë u dërguan dhe tani Gana duhet të luajë e qetë dhe e motivuar kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos.
Shanset për kalimin në raundin tjetër janë reale, vetëm se Shtetet e Bashkuara ose Gjermania duhet patjetër të humbasë.
skenaret e grupit G jane te shumta, por qe te kete permbysje duhet qe 1 nga dy te fundit te fitoje thelle dhe 1 nga dy te paret te humbase thelle. Skenari me i mundshem dhe qe u volit kryesuesve eshte nje 0-0 dhe te dy jane te kenaqur.
VETEM PARAJA VETEM PARAJA E HUDH UJIN PERPJET…
lesht do dilni. gjermania dhe usa do dalin barazim
Ashtu duhet barazim…,por edhe Muhameded e Ganes nuk po luajne keq.
Mos u kane dhene dollare fallco te shkreteve se te zinjte e kane mendjen vec per genjeshtra.