Fiton bastin e çmendur, parashikoi kafshimin e Suarez (por uruguajani nuk shqetësohet)

25 Qershor 2014, 11:48Sport TEMA

E gjithë bota po flet për atë kafshim të Luis Suarez, sulmuesit uruguajian, që i nguli dhëmbët mbrojtësit italian Giorgio Chiellini, në një ndeshje dramatike që u mbyll me rezultatin 1 me 0 për Uruguajin, duke lënë Italinë jashtë botërorit.

Kjo nuk është hera e parë që ai i ngul dhëmbët kundërshtarit, ndaj një norvegjez kishte vendosur bast se Suarez do kafshonte sërish.

Thomas Syversen, 23 vjeç, ishte shumë i lumtur pasi fitoi një bast me koeficient 1:175.

Ai kishte vendosur vetëm 3.8 euro dhe fitoi plot 675 euro.

Ky nuk është i pari bast i çmendur i këtij botërori.

Një spanjoll kishte vënë bast se ekipi i tij do humbiste me rezultatin 5 me 1 ndaj Holandës dhe fitoi plot 100 mijë euro.

Por ndërsa Suarez duket se do e humbasë këtë botëror, madje disa media thonë se dënimi ndaj tij do jetë plot dy vjet larg kombëtares, ai vetë ka thënë se gjëra të tilla ndodhin kur je në fushë.

Kurse kapiteni i Uruguajit, Diego Lugano shkoi edhe më larg, kur tha se faji ishte i mbrojtësit italian.

“Sjellja e tij është shumë e keqe. Është një lojtar i madh, por më ka zhgënjyer me atë sjellje,” tha Lugano, duke e quajtur Chiellini-n një qaraman.

13 komente në “Fiton bastin e çmendur, parashikoi kafshimin e Suarez (por uruguajani nuk shqetësohet)”

  1. Adi says:

    Edhe Giorgio Chiellini ma shumë ishte i shtrim per tokë se sa e bente punen e vet

    1. filan fisteku says:

      ju italjon thoni shyqyr qe kafshoi ky……se ne vitet ne vazhdim do merreni me kete………dhe jo me arsyen e vertete. Italia ka skuader cope-cope

      1. safeti says:

        Edi Roma ne Pub ne vend qe te rrinte me grun me barr dhe skuadra e tij humbi, car fati ka skizofreni

        1. Arturi says:

          Ik ore Safet, shko shiko Iran, Bosnje e te tjera skuadra si keto, qe duhet t’i kesh perzemer!

        2. wtf says:

          O safet cari,po c’pune ka edi rama ketu!!?
          ju salibanezet u bete kundra italise se eshte edi me te!!?? sa mjeran qe jeni.
          thuaj o gjytyrym,ndonje fjale per palet qe implikohen ne kete shkrim dhe leri prallat…

  2. croza says:

    ikni mer skuader kanibalesh

  3. guri shabani says:

    Taman qaraman po ta kishte kafshu ne kofshe cer do bonte do hiqte breket?

  4. Pe-De-leshet says:

    Ky eshte t’a lidhesh ne shtrua,nuk ben per futbollist

  5. calma says:

    Asnje lajme per kualifikimin e Greqise.hahahahahahaha vetem kur humbet e jepni!!!

    1. alex says:

      E pame dhe greqine sidomos penalltine .

    2. Per Greqine nuk na plas shume trapi, as kur humb, as kur fiton dhe as kur i bie ndonje termet.

      1. eleΥΘeriskepsi says:

        Skasila MAS ti lene 5000 mullaria !

  6. Kapo says:

    Kush ka qejf le te gezoj per Greqine e Serbine,(natyrisht do kete edhe shqiptar-grek a shqiptar-serb qe i gezohen jo vetem fitores ne futboll te ketyre skadrave por edhe kur keto shtete vrasin shqiptar e kosovare.)Ne djalle vafte Greqia e Serbia dhe gjithe ata qe bejne tifo(jo vetem per futbollin)per to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje