Eleminimi i turpshëm i Spanjës nga Botërori, natyrisht që ka lënë pasoja të mëdha tek futbollistët, të cilët kanë qenë mjaft të acaruar.
Aq sa mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Xhordi Alba, ka kërcënuar rëndë nja gazetar të madrilenes “AS”.
Pas ndeshjes me Australinë, Alban nuk e kanë mbajtur nervat dhe ka kërcënuar gazetarin spanjoll, me fjalët “do të ta këpus kokën”.
Nuk dihet çfarë i ka thënë gazetari Albës që ka sjellë këtë reagim të mbrojtësit, por pas një eleminimi të tillë, veprime të tilla janë të kuptueshme.