Fiton Nigeria, Bosnja eleminohet nga Kupa e Botës

22 Qershor 2014, 11:36Sport TEMA

Nigeria hedh një hap gjigant drejt raundit të dytë. Skuadra afrikane mundi 1-0 Bosnje Hercegovinën duke e eliminuar nga kompeticioni, në një 90 minutësh ku gjyqtarët u bën sërish protagonist pasojë e një goli të anulluar pa të drejtë të Dzekos, në momentin kur rezultati ishte i barabartë.

Sfida nisi më mirë për Nigerinë që u duk më këmbëngulëse në minutat e para të lojës duke rrezikuar madje në dy raste me goditje nga distanca. Në të 21-tën, në rastin e parë të boshnjakëve, Edin Dzeko gjeti goditjen fituese duke mposhtur Enyaman. Megjithatë në mënyrë surprizë vijërojtësi neozelandez anulloi golin për pozicion jashtë loje. Gafa e asistentit të arbitrit pati ndikimin e saj në ndeshje. Dzeko nuk arriti të shënojë as në të 23-tën duke u ndalur nga Enyama ndërsa në të 29-të, Emenike xhiroi në zonë kapitenin e ballkanasve Spahic dhe shërbeu saktë për Odemwingue që mposhti Begovic. Goli i dha më besim Nigerisë dhe pse rastin më të mirë deri në fundin e pjesës së parë e pati Bosnja sërish me Dzekon.

Në pjesën e dytë, Bosnja vuajti shumë përgatitjen fizike të nigerianëve me Begovic që në dy minuta u bë shpëtimtar i të tijve duke larguar dy herë rrezikun. Pritej që të ishte Bosnja që të kërkonte më shumë golin, por sërish afrikanët ju afruan të dytit me Onasin, dhe Begovic ndërhyri dhe një herë tjetër. Gjithsesi pritjet e portierit nuk e ndihmuan dot skuadrën të qëndronte në Botëror, pasi nuk bënë detyrën ata që priteshin më me interes, sulmuesit, të cilët nuk arritën të realizonin golin e barazimit, që mund t’i kishte dhënë jo pak shpresë formacionit të Susic për kalimin në raundin e dytë, pavarësisht se në minutën e 92-të, Dzeko goditi dhe shtyllën, aty ku u ndal dhe fati i Bosnjes në këtë botëror.

2 komente në “Fiton Nigeria, Bosnja eleminohet nga Kupa e Botës”

  1. Pelasgian says:

    Padrejtsisht u eliminuan megjithate Hajmo Bosno !

    Le te shpresojme per Kroacine qe ta mbaje larte flamurin e ballkanit ne boteror .

    Eladhipidhiqiret haleneass jan patetike ne fushe , me mire te kishte shku Rumania .

  2. AC/DC says:

    Ti o bole pelazgian shiko atdheun tend qe do nja 500-600 vjet te tjere te kualifikohet per nje kompeticion te tille, pastaj merru me te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje