Çfarë historie, Suarez më i rëndësishëm edhe se kurimi i kancerit

21 Qershor 2014, 14:32Sport TEMA

Eshtë një histori ndjenjash njerëzore, një histori e mbushur me emocione që ka pushtuar Uruguain, sepse sot më shumë se kurrë, vendi i vogël i Amerikës Jugore ka nevojë për heronj që e ushqejnë me inspirim kombëtaren në këtë Botëror. Në këtë histori sakrificash sublime që po ju rrëfejmë, personazhi kryesor është Valter Ferreira, fizioterapisti që ndihmoi Luiz Suarez në procesin e rikuperimit pas operacionit në gju muajin e ardhshëm. Siç raportojnë mediat në Uruguai, Ferreira është i prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit, por edhe pse e di që po e rrezikon edhe më shumë jetën, ai ka vendosur të sakrifikojë trajtimin mjekësor për t’i qëndruar pranë sulmuesit në Brazil, raporton Sport News.

Deri tani mundi i tij nuk ka shkuar dëm sepse Suarez e shpërbleu me një dygolësh të mrekullueshëm ndaj Anglisë. Për ata që mund ta kenë kapur detajin, menjëherë pas golit të parë, bomberi vrapoi drejt shpëtimtarit të tij, e mbëtheu fort në krah dhe e puthi. Më vonë pas ndeshjes nuk munguan shpjegimet për të gjithë kureshtarët e këtij gjesti.

“Golat i shënova falë punës që ai ka bërë me mua. E falenderova dhe i jam mirënjohës. Ai është autori i vërtetë i golave të mi”, ishin këto fjalët e sulmuesit të “La Celeste”, ndërsa vetë Ferreira me modesti tha se Suarez e meriton gjithçka, sepse ka punuar shumë për të arritur aty ku është sot.

Në Uruguai, fizioterapisti me famë po trajtohet si një hero kombëtar, sigurisht që i dyti pas bomberit Luis Suarez. I mbështetur dhe i motivuar nga një vend i tërë, 63-vjeçari dha një mesazh të çmuar për të gjithë ata që vuajnë nga e njëjta sëmundje. Ferreira deklaroi se jeta, për çdo njeri rezervon momente të mira e të këqija, por lufta në emër të saj, asnjëherë nuk duhet ndalur.

5 komente në “Çfarë historie, Suarez më i rëndësishëm edhe se kurimi i kancerit”

  1. Nik says:

    Suarez je me i madhi i te medhenjeve, je jo vetem nje talent ne futboll, por nje njeri me ndjenja e shpirt prej heroi ndaj dhe per mua je me ishkelqyeri e gjinaf qe sje gjerman se atehere do ta merrnim kupen te sigurt.

    1. Martin says:

      I ke thene te gjitha fjalet shume bukur vetem me ate fjalen “gjinaf” e ke dhjere.Gjej nje fjale tjeter dhe komenti eshte shume i bukur dhe i vertete>

  2. nardone says:

    Pse gjerman dhe jo Shqiptar?

  3. analisti says:

    Suarez e rregulloj Liverpool që është një nga Skuadrat Më të mira pasi ne nje vit u dënua dy herë

  4. JULIANO says:

    po po o NIK ndjenjat njerezore i shfaqi edhe ne kafshimin e veshit te mbrojtesit te chelsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje