Mehmedi titullar ndaj Francës

19 Qershor 2014, 16:11Sport TEMA

Përveç Xherdan Shaqirit, Valon Behramit dhe Granit Xhakës, në ndeshjen ndaj Francës nga minuta e parë pritet të luajë edhe Admir Mehmedi.

Sipas tabloidit zviceran Blick, selektori i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld pritet ta lërë në bankën rezervë sulmuesin Valentin Stocker, i cili ndaj Ekuadorit ishte titullar.

Kurse, sulmuesi shqiptarë pritet ta nisë ndeshje nga fillimi. Mehmedi ishte zëvendësues në ndeshje ndaj Ekuadorit, derisa pas inkuadrimit në fushë arriti ta barazoj rezultatin në 1:1.

Sulmuesi i ekipit gjerman, Freiburg, thotë se është i gatshëm të luaj të premten ndaj përfaqësueses së gjelave

“Franca është një kundërshtar i fortë që vjen drejt nesh. Francezët janë rikthyer pas vështirësive në vitet e fundit. Ata kanë lojtar të fortë si Benzema. Natyrisht unë jam i gatshëm dhe në formë”, ka deklaruar Mehmedi.

2 komente në “Mehmedi titullar ndaj Francës”

  1. ANASTASI (janullatos) says:

    prap me kete turkun ky!!! Nuk sheh ndonje te mir nga mehmedi( sulltan) or ditmar prandaj mos e digj Stocker per nje gabel- shqipfoles.turkoshak!!!!

  2. Raimond Vlonjati says:

    Urime Admir ! Pac fat te shenosh gol kunder francezeve se merr edhe haken tone kunder tyre

    –Admiri eshte sulmues inteligjent dhe shume efektiv ne lojen e tij sulmuese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje