Arturo Vidal: Kili do shokojë botën

19 Qershor 2014, 15:04Sport TEMA

Mesfushori kilian, Arturo Vidal, beson se kombëtarja e tij mund të shkojë larg në Kampionatin Botëror dhe t’i befasojë të gjithë.

Kili bën pjesë në Grupin B dhe së bashku me Australinë, konsideroheshin si skuadra të pafata, pasi aty bënin pjesë Spanja dhe Holanda.

Mirëpo skuadra e Vidal arriti ta mposhtë La Rojan 2-0 dhe ta eliminojë nga Botërori dhe njëherësh të sigurojë pjesëmarrjen në të tetën e finales.

“Jemi një skuadër e re me vullnet për fitore. Mund të shkojmë larg në këtë garë dhe ne do të jemi befasia e Kampionatit Botëror.

Në nivel personal ndihem mirë. Zhvillova një ndeshje të mirë ndaj Spanjës dhe kjo ishte e rëndësishme për mua”, ka thënë mesfushori i Juventusit për Sky Sports.

1 komente në “Arturo Vidal: Kili do shokojë botën”

  1. Kriza says:

    NE Finale : GJERMANI- KILI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje