Spanja kapitullon, eliminohet pas dy ndeshjesh

18 Qershor 2014, 22:57Sport TEMA

Askush nuk e priste, por në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Kampionët e botës në fuqi, Spanja, ka marrë valixhet, duke e mbyllur kompeticionin më të rëndësishëm në futboll, Botërorin e Brazilit, pas vetëm dy ndeshjesh.

Spanjollët humbën edhe ndaj Kilit në ndeshjen e dytë në grup, me rezultatin 2 me 0, që u vendos që në pjesën e parë.

Ndeshjen e parë ata e kishin humbur me rezultatin e thellë 5 me 1 ndaj Holandës.

Kështu, enigma e grupit B është zgjidhur.

Holanda dhe Kili do avancojnë për në fazën tjetër. Tani u duhet të zgjidhin se kush do jetë e para në grup, në përballjen direkte mes tyre.

Por për këto dy humbje të Spanjës do flitet gjatë.

Tre turne të rëndësishëm të fituar njëri pas tjetrit kanë vendosur një rekord historik.

Ky eliminim lë një shije të hidhur.

Që në nisje të ndeshjes, stadiumi ushtoi nga himni i Kilit, i cili që në minutën e 19-të shënoi me anë të Vargas.

Në minutën e 43-të shënoi Aranguiz, duke shuar entuziazmin e spanjollëve.

Pjesa e dytë nuk foli shumë për Kilin, por edhe Spanja shpërdoroi disa raste.

Në fund, as gjashtë minuta shtesë nuk mjaftuan për një gol ngushëllimi.

Loja për të gjetur fajtorin është hapur, kurse Spanja zhgënjen miliona tifozë në mbarë botën.

12 komente në “Spanja kapitullon, eliminohet pas dy ndeshjesh”

  1. Moisi Golemi says:

    Adios Espana! Mendjemedhenj, arrogante e pordhace. Miliardat qe harxhoni per futbollin, shkoni e mbillini patate tani!

  2. tomsojeri says:

    Ndryshe nga Australia ,Spanja kampionia e botes dhe e dy her Evropes hiku me turp nga ky boteror !Lojtar te “medhej”qe paguhen me shifra neper skuadrat me te mira te Evropes hengren 7 gola e nuk ishin ne gjendje te ven asnje(vec asaj penalltie te dyshimt) Zhgenjim i madh TURP…..

  3. Dardan shqiptar says:

    Pse nuk hyj dot

  4. FUTJA KOT PLAKO says:

    E cuditshme se cfare ndodhi me Spanjen kete sezon? http://goo.gl/nwzeVI

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Sidoqofte pas Flashit te Hollandes te viteve ’70 kjo ishte FLAKA me e madhe qe Historia e futbollit ka pare ndonjehere .
    Kjo ishte filozofia e GUARDIOLES qe DEL BOSQUE e IMPLEMENTOI tek Furia e Kuqe .
    Por cdo fillim e ka nje fund .Nje gje eshte e sigurte qe :
    KATENACIO kurre ne asnje moment nuk vdes.
    Si BARCA si BAYERNI duhet te heqin URGJENTISHT dore nga TIKI-TAKA qe nuk kemi pse ta fshehim ,eshte bere e merzitshme .
    Hollanda ??!! edhe mund te avancoje por per nje gje jam i sigurte qe :
    Do deshtoje sic edhe ka deshtuar gjithmone neper boterore sepse u mungon ajo Kryesorja qe ITALIANET por edhe GJERMANET e kane me shumice sepse ua ka dhene ZOTI ,HUNDEN dhe SHPIRTIN qe luftojne deri ne vdekje .
    BYT..Q….RET Hollandeze ,do vene atje ne sojin e tyre tek vendi i qenit .
    Por nuk duhet mohuar se nje “MERITE ” te jashtezakoneshme ka edhe MURINJO qe e la KASIJASIN ne stol ,gje qe e beri edhe ANCELOTI sepse ashtu i mori urdherat nga WAGABONDI PEREZ .
    KASIJASI nuk duhej futur te luante si edhe RAMOS por sidomos KERCI-THARI PIQUE .
    Nga ana tjeter DEL BOSQUE nen presion kurre nuk duhej qe ti kishte grumbulluar “PEPET ” e ATLETIKO MADRIDIT ,pavaresisht se luajne ne Mbrojtje ,Mezin e Terrenit apo ne Sulm.
    Ky do te jete komenti im i fundit tek TEMA deri sa ajo te mi INTERCEPTOJE prape komentet e mia pas 10-12 ditesh kur do te kene filluar ndeshjet CEREK-FINALE ose mund te jene ne fundin e tyre .

    1. Tiku_Jr says:

      Ku je Totila se me kishte marr malli te lexoja komentet e tua.
      Spanja per momentin eshte nje furtune e vertete. Te gjithe lojtaret e saj u paraqiten shume dobet keto 2 ndeshje. Ti permend Kasijas dhe mbrojtjen e saj por une do shaja me teper sulmin dhe vecanerisht Ferrnando Torres-in. Ky i fundit eshte nje bastard qe duhet te perjashtohet nga chelsea dhe spanja.

      Besoj se je me Italine ne Boteror, por mendoj se Amerikano-Qendroret nuk do leshojne perin kollaj te Premten.

      Te fala dhe mos harro te komentosh perseri

  6. kushtrimi says:

    ta shohin pozitivisht. nga eliminimi i hershem spanja kursen para se edhe ashtu jane ne krize.
    e pas spanjes greqia.

  7. SH. says:

    Spanjollet u ndeshem para te papriturave,fatkeqsisht Kili ishte
    Teknikisht shume mire dhe ato luajten me te njejten tempo te Spanjes.
    Uroj qe Kili te dale Kampion .

  8. Ardit says:

    Spanja ka fituar mjaft trofe keto 8 vitet e fundit si ekip kombetar por edhe si klube. Reali u shpall kampion i championsit per te 10 here kete vit dhe po keta lojtare qe humben ne boteror u gezuan vetem disa jave me pare duke mundur ekipet gjermane , angleze dhe italiane. Spanja i ka dhene shume futbollit , spektaklit dhe e meriton nje bravo .

  9. Tosi says:

    HAHAHAHAHAH KAMPIONET E LESHIT

  10. majlo says:

    Spanja per mendimin tim eshte shit! Lojtaret benin sikur luanin dhe si per dreq topi i shkonte majtas e djathtas, me te paorganizuar si ne kete boteror nuk i kam pare ndonjehere!Pastaj qetsia e pakuptushme e trjnerit te spanjes te le shume per te deshiruar! Jemi ne kohe krize,cfare nuk ndodh!

  11. tomsojeri says:

    A e di qe ke te drejt o Majlo !Edhe mu aty me shkon mendja ! Kto cic micet prej dilentantesh sikur po lujshin miqsore per stervitje e gol hic ishte sikur po donin qe ta lexojm vendimin e tyre !Po kte pershtypje me la edhe Gana me Ameriken !A i pe australianet !!!! Ku e gjeten ata ter ate madheshti qe nuk mund te krahasohen per eksperienc as me spanjollet e as me hollandezet !Me redhi keq per ta se te pakten na bon per vete me shpirtin luftarak e sedren kurse b.q spanjoll sju skuq faqia fare !Kushedi cfar “cudirash” na presin akoma !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje